Kopjet e tërësishme të kumtesave partiake nuk janë gazetari
Published in Recensione
on 14 - 05 - 2016 Author: Adrian Kerimi[Recension: Qëndrimi i BDI-së për protestën e 9 Majit]
Është jo profesionale dhe mbi të gjitha jo logjike që e gjithë kumtesa e një partie politike, të merret dhe të publikohet troç. Cili është roli i medies apo gazetarit në këtë rast, kur një qëndrim i një subjekti, duke mos u analizuar dhe duke mos u parë në këndvështrime profesionale, i jepet publikut, kryekëput ashtu siç e ka shkruar ai? Kjo, qoftë e bërë me ose pa qëllim, është një formë propagande, që e kemi hasur në shumë shembuj të tillë deri më tani.
Gazetaria profesionale funksionon ashtu që, kur raportohet për një kumtesë si kjo në këtë rast, përmbajtja e tekstit gazetaresk do të ndahej në tri pjesë. Pjesa e parafrazimit, kur gazetari cakton cila është poenta kryesore në kumtesë. Pjesa e dytë është ajo e qëndrimit kryesor që dëshmon poentën, i cili do të ishte vendosur në citat. Citati dëshmon se qëndrimi është autentik dhe se nuk bëhet fjalë për spekulim, shpifje ose keqinterpretim të autorit. Dhe, krejt në fund, pjesa e tretë, e cila me pak fjalë, bashkë me qëndrimet e mëhershme, jepet si sfond ose informacion shtesë në lajm. Kjo formë i jep lajmit strukturë dhe autori nuk përfundon si një kopjues apo ritransmetues i porosive partiake.
Bashkimi Demokratik për Integrim, vlerëson se protestat paqesore janë instrumente demokratike për të shprehur pakënaqësi të caktuara, dhe të njejtat paraqesin të drejta kushtetuese të qytetarëve.
Mirëpo, nuk mund të përkrahim keqpërdorimin e datave të caktuara me rëndësi historike, siç është 9 Maji – Dita e Evropës, dhe jemi kundër keqpërdorimit të fatkeqësisë së atyre që pësuan në Kumanovë më 9 maj të vitit të kaluar.
Shqetësimi ynë është se me këtë rast, për përfitime të ulëta politike, subjekte të caktuara parapolitike, pa kurrfarë përgjegjësie, dhe pa kurrfarë adrese, thirrin popullin në protesta, të cilat nuk dihet në mulli të kujt e shpien ujin.
Linku deri te artikulli origjinal: “Qëndrimi i BDI-së për protestën e 9 Majit”
Data dhe koha e publikimit: 09.05.2016
Data e recensionit: 10.05.2016
Recensues: Adrian Kerimi
Portali nuk e ka cituar burimin, por qëndrimi është i marrë nga faqja zyrtare e BDI-së. Në këtë dritare, mund të vërehet qëndrimi tërësisht i ngjashëm me këtë të publikuar në portal. Kjo dëshmon edhe njëherë kopjimin e qëndrimit që ka bërë redaksia nga faqja zyrtare e BDI-së, por të cilit nuk ia ka shtuar elementet gazetareske.
Andaj, u bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë të Republikës së Maqedonisë, që të jenë të matur dhe të rezervuar ndaj këtyre provokimeve të ulëta, që bëhen nga individë dhe subjekte të papërgjegjshme. Bashkimi Demokratik për Integrim, është duke u angazhuar me të gjitha kapacitetet e veta, për zgjidhjen sa më të shpejtë të krizës politike në vend me mjete demokratike. (INA)
Nuk mund të përcaktohet, por sidoqoftë, qasja e tillë, kur teksti flet në vetën e dytë në shumës, lë hapësirë që lexuesi të mendojë se redaksia flet me të njëjtin zë si BDI. Kjo në parimet profesionale njihet edhe si propagandë. Ajo që bie në sy e që është për t’u habitur, është fakti që në fund të tekstit, e gjithë “vepra” është nënshkruar si përbajtje e agjencisë INA. Përjashtim asaj që e gjithë përmbajtja është kumtesë e përgatitur diku tjetër dhe jo nga redaksia e cila merr përsipër autorësinë, për më keq, redaksia thirret se gjoja lajmi është produkt i tyre dhe se i gëzon të drejtat autoriale, duke luajtur në kartat e respektimit të rregullave të gazetarisë profesionale. Ndoshta do të ishte kështu, në qoftë se në përmbajtje do të kishte ndonjë rresht jashtë asaj që është shkruar në kumtesën e partisë.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
:
:
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
zyrtare
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
nuk ka informata të fshehura
BIAS
plotësisht e paraqet të vërtetën
nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
:
nuk aplikohet
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
kopje të plotë
nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
adekuat
i qartë
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
elemente kualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e