verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Tentim për lajm apo tentim për reportazh ?!

on 29 - 06 - 2016       

[Recension: Fshatrat nuk kanë banorë por janë të mbushur me votues fiktiv]

Gazetari si profesionist, përderisa shkruan lajm, nuk ka të drejtë të sjellë përfundime dhe vlerësime personale. Roli i tij është të raportojë,  mirëpo jo edhe të jetë pjesëmarrës apo ndërmjetësues në çështje, të cilat duhet t’i zgjidhë dikush tjetër. Teksti që po rencesojmë flet për një problematikë të shumëpërfolur, por, për fat të keq, me mungesë të palëve të përfshira në tekst dhe me mungesë të qëndrimit zyrtar për këtë çështje.

Banorët e rajonit të Resnjës ankohen se nuk kanë mundësi se si të zgjidhin problemin e votuesve fiktiv të cilët janë të regjistruar në adresat e tyre pasiqë kjo ju sjell shumë probleme edhe gjatë zgjidhjes së pronës. Një pjesë e tyre tashmë janë thirur në biseda tek Prokuroria speciale për rastin Titanik, njofton Zhurnal.

“Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar”.
“Saktësia e informatës duhet vërtetuar aq sa është e mundur”.
“Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve”.

Fshatrat nuk kanë banorë screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Fshatrat nuk kanë banorë por janë të mbushur me votues fiktiv”
Data dhe koha e publikimit: 25.06.2016
Data e recensionit: 27.06.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Nga një tendencë për të raportuar rreth fenomenit të “votuesve fiktivë”, pasuesi në vazhdim e dërgon lexuesin diku në art, në natyrë, në të bukurën e syrit. Në këtë paragraf, autori harron çështjen për të cilën ka filluar të bëjë lajmin dhe bën përshkrim të rrethanave dhe vendit, prej të cilit sipas tij kanë emigruar shumë banorë.

Në rrugët e ngushta të fshatit Lubojnë që gjendet 20Km nga Resnja dhe 5Km nga liqeni i Prespës rradhiten shtëpitë me kopshte të mëdha, një arkitekturë e vjetër ndërkohë që rrallë mund të gjejsh ndonjë banorë pasiqë shumica janë emigrant në SHBA, Kanadë dhe Australi. Në këtë fshat janë regjistruar shumë votues fiktiv, nga regjistrimi i vitit 2002 ky fshat ka pasur 175 banorë dhe votues njëkohësisht ndërkohë që banorët flasin se ka shumë më pak.

Në raste kur në lajm kemi të përfshirë më shumë se një palë apo subjekt, atëherë i domosdoshëm është edhe qëndrimi i tyre. Mirëpo, teksti jo vetëm që nuk ka përfshirë edhe palët tjera dhe institucionet zyrtare në pjesën e lajmit, por në të as nuk shpjegohet nëse është kërkuar qëndrim prej tyre ose jo. Me këso lloj veprimesh përmbajtja përfundon si e njëanshme, jo transparente dhe jo objektive në masën e duhur për një lajm profesional.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

Nuk përjashtohet

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

josenzancionalist

adekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja