Propaganda ia bën 8 me 2 profesionalizmit
Published in Recensione
on 28 - 06 - 2016 Author: Fatlume Dervishi[Recension: “Nuhiu ia bën 8 me 2 Ivanovit”]
Problemi më i shpeshtë i lajmit është komentimi i të njëjtit nga ana e autorit, përbrenda tesktit të njëjtë. Është e vështirë që autori të distancohet nga bindjet personale në një tekst informativ, por kjo është kërkesë e patjetërsueshme e profesionit të gazetarisë. Teksti që recensohet, përveç komenteve, ka edhe pjesë me shprehje promovuese ose reklamimi për figurën politike, të cilës i është kushtuar.
Linku deri te artikulli origjinal: “Nuhiu ia bën 8 me 2 Ivanovit”
Data e publikimit: 24.06.2016
Data e recensionit: 27.06.2016
Recensues: Fatlume Dervishi
Ky është një tekst i shkurtër, tipik për tekstet e uebeve. Informacioni që e përcjell ai, në thelb, mund të themi që është i rëndësishëm, por për këtë temë është dashur të bëhet një “gërmim” më i thellë.
“Zv/ministri i MPB-së Agim Nuhiu gjatë vizitës së sotme të presidentit Ivanov nuk do ta mirëpres këtë të fundit në ministrinë e tij.”
Fjalia e parë na jep informacionin bazë, por tekstit më tej i mungon elaborimi i tij. Në vend të burimeve për elaborim të mëtejshëm, autori ka zgjedhur që vetë ta komentojë arsyen e mostakimit mes presidentit Ivanov dhe zv/ministrit të MPB-së Agim Nuhiu, gjatë një vizite të Ivanov në MPB, institucionin ku ushtron detyrën Nuhiu.
“Përndryshe, Ivanovi sot viziton MPB-në dhe ka caktuar takime me ministrin Çavkov por duket se kuadri më profesional që ka pasur kjo ministri Nuhiu nuk do ta përfill aspak, njofton Aktuale.mk.”
Për autorin, Nuhiu është “kuadri më profesional që ka pasur kjo ministri”, por nuk është e qartë se ku bazohen këto pretendime. Për të kamufluar mungesën e burimeve, autori ka përdorur shprehjen “duket se… nuk do ta përfillë aspak”, por nuk është kontaktuar as Nuhiu, për të mësuar qëndrimin e tij dhe arsyen e “shpërfilljes”.
Kodi i gazetarëve të Maqedonisë porosit:
Gazetari duhet të bëjë dallim mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit
Duhet të jetë qartë të ndara, cilët janë faktet dhe cilat informacionet, dhe cilat janë komente, hipoteza ose qëndrime të autorit për të shmangur dezinfomrimi dhe manipulimin me publikun.
Arsyet për mos-takimin mes Ivanov dhe Nuhiut mund të jenë objektive, por mund të jenë edhe politike, duke pasur parasysh qëndrimin e partisë që ka “deleguar” Nuhiun në këtë post ndaj presidentit Ivanov. Por, këtë nuk na i sqaron as titulli “8 me 2”, e as ndërtimi i tekstit mbi informacione të llojit “si duket…”. Nuk kemi si ta vërtetojmë, pa pyetur aktorët e ngjarjes, si dhe pa një sfond që do të tregonte për prapavijën e qëndrimit të partisë, përfaqësues i së cilës është funksionari i MPB-së.
Zgjedhja e fakteve patjetër të sigurojë informacion objektiv duke pasur parasysh të gjitha aspektet e rëndësishme të temës që trajtohet. – shkruan në Kod.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
asnje burim
asnjëra pale
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e