verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Thikë pas shpine lexuesve, harrohen premtimet profesionale

on 16 - 09 - 2015       

[Recension: Shqiptarët morrën thikë pas shpine nga Zaevi,premtimet për Monstrën dhe politikanët u harruan!]

Ndarja e lajmit nga komenti mësohet në semestrin e parë në katedrat e gazetarisë, ndërsa teksti që po recensojmë mund të merret shembull në një ligjëratë të tillë. Fatkeqsisht, jo si shembull i mirë. Tekstit i mungojnë elementet e lajmit dhe përmban më tepër elemente komentimi, meqenëse sjellë vetëm bindjet e autorit dhe jo fakte e argumente relevante, aq më pak prononcime.

Shqiptarët morrën thikë pas shpine nga Zaevi premtimet për Monstrën dhe politikanët u harruanLinku deri te artikulli origjinal: Shqiptarët morrën thikë pas shpine nga Zaevi,premtimet për Monstrën dhe politikanët u harruan!

Data dhe koha e publikimit: 27.08.2015

Data e recensionit: 04.09.2015

Recensues: Benjamin Arifi

Teksti është përplot komente dhe gjykime, qëndrime të autorit të imponuara si fakte, pa i dëshmuar si të tilla.

Zaev me javë më askund nuk përmend rastin Monstra dhe nuk del në opinion. Ai me këtë po tallet me ndjenjat e shqiptarëve të Maqedonisë. Besimi dhe respekti ndaj Zaevit ka rënë në mënyrë drastike tek qytetarët shqiptarët ku tanimë një pjesë e madhe me rezerva i marrin premtimet e tij se do të publikojë materialet të cilët do të ndriçojnë rastin famëkeq “Monstra”, shkruan Zhurnal.

Është thjeshtë jo-profesionale të konstatosh se një person publik me sjelljen e tij po tallet me një grup etnik. Konstatime të tilla të autorit nuk duhet të zënë vend në një tekst gazetaresk. Lidhur me problematikën për të cilën shkruan, autori nuk e ka kontaktuar palën e akuzuar, në këtë rast kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev, për të marrë qëndrimin e tij.

Gjithashtu, është heshtur deklarata e tij e fundit, ku shpjegohet se rasti “Monstra”, që është subjekti qendror i tekstit, do t’i dorëzohet prokurorit special. Kjo deklaratë  në masë të madhe demanton pretendimet e autorit në këtë tekst.

Teksti ka edhe lëshime të tjera të rëndësishme. Në disa paragrafe, autori merr të drejtën të flasë në emër të popullit, të përcjellë vlerësimet e popullit pa marrë prononcimin as edhe të një qytetari.

Ky premtim dhe mosrealizim i tij po shkakton një zhgënjim të madh dhe padurim tek popullata shqiptare në Maqedoni. Besimi ndaj Zaevit çdo ditë e më shumë po shënon rënie andaj edhe Zaev e ka tepër rëndë që të kthejë besimin tek shqiptarët të cilët në fillim të publikimit të bombave i dhanë mbështetje të parezervë, madje filloi një grup i konsiderueshëm i shqiptarëve të anëtarësohen në LSDM.

Është jo-serioze dhe jo-profesionale që të flitet në emër të gjithë shqiptarëve, pa u bazuar në prononcime ose ndonjë hulumtim të opinionit publik. Rregullat e gazetarisë janë të qarta, publikohen vetëm fakte dhe jo supozime e konstatime të pabaza.

Teza dhe pyetje është legjitime të ngrihen por ato më pas bazohen në deklarata dhe burime. Kështu, teksti mbetet opinion i autorit, i cili me gjithë të drejtën mund ta kishte vënë në rubrikën “opinion” apo “koment” dhe të gjithë do ta kishin të qartë se nuk bëhet fjalë për lajm.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

nuk aplikohet

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja