verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Zero vlerë – zero lajm

on 15 - 09 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

09112015-MIA-Suvenirnica-crop-resize

[Recension: Hapet dyqan me suvenire në vendkalimin kufitar Tabanoc]

Asnjë nga kriteret që ndikojnë që një informatë të jetë lajm, nuk është plotësuar në këtë përmbajtje mediatike. Të mos harrojmë, nuk mundet nga çdo informatë të krijohet vlerë mediatike, e cila pastaj, pas përpunimit profesional, transformohet në lajm. Në qoftë se nuk është ashtu, atëherë media nuk bën gazetari, por punë buletinash. E agjencitë shtetërore të lajmeve, më së paku duhet të jenë – buletine. Për këdo qoftë, kurdo qoftë.

Si e para, aspak nuk ngjan që një ministreshë për kulturë të hapë, e bile edhe në mënyrë solemne, kiosk për suvenire në vendkalim kufitar. Mirëpo, hajde ta pranojmë se ministresha ka pasur nevojë për një gjë të tillë. Ajo nevojë është prej disa kritereve të tjera, të cilat assesi nuk janë kompatibile me kriteret që përcaktojnë se a do të nisen gazetarët në rrugë për të bërë lajm nga – hapja solemne e kioskut për suvenire.

Ta shohim se cilat janë ato kritere që një informatë e shndërrojnë në përmbajtje të vlefshme mediatike. Që të mos thuhet se improvizojmë.

09112015-MIA-SuvenirnicaLinku deri te artikulli origjinal: Hapet dyqan me suvenire në vendkalimin kufitar Tabanoc

Data dhe koha e publikimit: 10.09.2015, 14:21

Data e recensionit: 12.09.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Si e para – ndikimi, ose impakti. КÇfarë ndikimi mund të ketë hapja e një kiosku. Sa njerëzve do t’ua ndryshojë jetën? Është e pakuptimtë që të japim përgjigje në këto pyetje, sepse vetë krahasimi i këtij kriteri e aktin e hapjes së kioskut është absurd.

E dyta – fokus lokal. Çfarë interesi ka kjo informatë për popullatën lokale? Asnjë lloj interesi, përveç asaj që do të punësohen dy aktivistë partiakë.

E treta – publikimi në kohë. Ky është edhe njëri nga elementet që, kur bëhet fjalë për këtë informatë, në vend të kriterit, shndërrohet në absurd. Tani me të vërtetë nuk është koha të hapet dyqani për suvenire kur vendkalimi kufitar Tabanoc u bë sinonim për rrugëtimin e migrantëve nëpër Maqedoni. Me të vërtetë bëhet fjalë për vendkalimin kufitar për komunikacion rrugor, e jo për atë hekurudhor ku me të vërtetë zhvillohet një episod i dramës së regugjatëve. Mirëpo, megjithatë, Tabanoci është sinonim për një situatë e cila është absolutisht në proporcion të zhdrejtë me efektin – e hapjes së dyqanit për suvenire.

E katërta – tregim për të famshmit. Personat e famshëm vetëvetiu janë lajm. Çka do që të bëjnë, nga veprimi i tyre mund (mirëpo jo me çdo kusht) të dalë lajm. Për cilët persona të famshëm bëhet fjalë në këtë përmbajtje. Mos e vazhdoni, ju lutem.

E pesta – lajmi duhet të ketë risi. Të dallojë nga e zakonshmja. Çka ka të pazakonshme në këtë lajm? Përveç аsaj që është shumë e jashtëzakonshme që një ministreshë të hapë kiosk. Mirëpo, në këtë rast, mosrespektimi i rregullës e konfirmon pikërisht atë.

E gjashta – konflikt. Nuk ka. Zero konflikt, zero lajm.

E shtata – tregim njerëzor human. Edhe këtë nuk e ka, ashtu siç nuk është plotësuar as kriteri i fundit, i shtatë – grupi i synuar. Gjegjësisht, kush është i interesuar për këtë informatë? A ka ai ndonjë grup serioz të synuar të cili i është dedikuar lajmi?

Rregullat thonë se një informatë do ta fitojë të drejtën të transformohet në lajm të vlefshëm për t’u publikuar, në qoftë është i plotësuar së paku njëri nga këto kritere. Çdo kriter plotësues ndihmon që lajmi të fitojë vend më të rëndësishëm në hierarkinë e lajmeve.

(Nga Shërbimi për verifikimin e fakteve në gjuhën maqedonase)


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

josenzancionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja