Titujt spekulativ nxisin panik në situata emergjente
Published in Recensione
on 10 - 08 - 2015 Author: Fatlume Dervishi[Recension: “Paraqiten sëmundjet e para pas vërshimeve në Tetovë”]
Ka disa ditë që mjekët paralajmërojnë për ekzistencën e rrezikut të paraqitjes së sëmundjeve dhe epidemive në zonat e qytetit të Tetovës ku ndodhën vërshimet. Kjo gjë vazhdon të mbajë peng opinionin për të mësuar se çfarë do të ndodhë. “Mënyra e informimit në raste të fatëkeqësive, katastrofave, luftrave, tregjedive familijare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jenë të çliruara nga senzacionalizimi.” – shkruhet në njërin nga nenet e Kodit të Gazetarëve të Maqedonisë.
Linku për te artikulli origjinal: “Paraqiten sëmundjet e para pas vërshimeve në Tetovë”
Data dhe koha e publikimit: 08.08.2015
Data e recensionit: 09.08.2015
Recensues: Fatlume Dervishi
Titulli i tesktit që analizojmë shënon “Paraqiten sëmundjet e para pas vërshimeve në Tetovë” duke sugjeruar lexuesin se e keqja, që paralajmërohej si rrezik i mundshëm pas fatkeqsisë natyre në Tetovë, tashmë ka ardhur.
Pasi hap lajmin lexuesi, logjikisht, pret të lexojë raporte dhe të dhëna mjeksore, nga mjekë dhe specialistë, se për çfarë sëmundjesh bëhet fjalë dhe cila është shkalla e rrezikut të tyre. Këto informacione që i mungojnë tekstit në fjalë, janë në interes të publikut, pasi autori ka bërë një pohim të tillë në titull.
I gjithë informacioni që ka dhënë autori në tekst për të mbështetur titullin është përmbledhur me fjalët “banorët shprehen të shqetësuar se kanë filluar disa shenja smundje tek fëmijët.” Duke cituar më pastaj një banorë i cili raportohet të ketë thënë “Kanë fillu tani disa fëmijë ankohen nga të kruarit…”. Ky fakt nuk mjafton që autori të vijë me një përfundim të tillë në titull që do të zgjonte frikë dhe ankth te popullata.
Teksti nuk është i rregulluar as në aspekt stilistik. Kjo për faktin se ai fillon me “Përndryshe” që në gramatikë ka rolin e lidhëzës që shërben për të lidhur dy fjali dhe në rastin konkret, mungon fjalia e parë.
Teksti është vepër origjinale e TVM2 dhe është kopjuar nga media në fjalë pa e cituar autorin e vërtetë duke shkelur kështu një nga nenet e Kodit të Gazetarëve i cili plagjiaturën e konsideron si të prapranueshme.
“Nesë informacioni është marrë ose parafrazuar nga ndonjë media tjetër, vepër autoriale ose studim, burimi duhet të përmendet, në të kundërtën do të trajtohet si plagjiator, e jo për gazetar.”
Është shumë i arsyeshëm shqetësimi i ngritur nga autori dhe mediat në përgjithësi, për rrezikun e paraqitjes së sëmundjeve por kjo gjë duhet të bëhet me përgjegjsi dhe profesionalizëm duke mos publikuar informacione të pakonfirmuara që do të shqetësonin publikun pa nevojë.
Gjithsesi, mediat duhet të vazhdojnë me të njejtin intenzitet për të bërë presion te organet kompetente për përmirësimin e gjendjes në vendet e dëmtuara nga vërshimet në Tetovë por duke u bazuar në fakte dhe jo hamendësime. Faktet janë arma e fuqishme e gazetarit profesionist.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
2 burime
më tepër palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
:
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
:
:
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
kopje të plotë
nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi
TITLE QUALITY
dezinformon
joadekuat
PHOTOGRAPH
ka
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i parregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e