Një faturë nuk jep përgjigjen për tendencën
Published in Recensione
on 10 - 08 - 2015 Author: Benjamin Arifi[Recension: Ja pse nuk duhet të shkohet në Ohër (FOTO)]
Ofertat turistike janë temë interesante dhe legjitime për analiza dhe krahasime, sidomos në periudhë vere. Megjithatë një analizë e thellë gazetareske kërkon shumë më tepër informacione se sa një faturë e prezantuar në tekstin që po i bëhet recension.
Linku deri te artikulli origjinal: Ja pse nuk duhet të shkohet në Ohër (FOTO)
Data dhe koha e publikimit:
Data e recensionit: 07.08.2015
Recensues: Benjamin Arifi
Ky tekst i shkurtër është i bazuar kryesisht në fotografinë e një llogarie fiskale, që tregon çmimet për prodhime ushqimore. Asnjë detaj në fotografi nuk dëshmon se llogaria fiskale është marrë dhe paguar në Ohër. Gjithashtu nuk jepen detaje se në çfarë lokali dhe lokacioni është shërbyer ushqimi, që në vende turistike janë faktorë të rëndësishëm në përcaktimin e çmimeve.
Ambientet ekskluzive gjithmonë kanë çmime të larta dhe ato nuk përbëjnë mesataren e harxhimeve apo çmimeve në një vend. Nëse një faturë është nga një vend i tillë nuk mund të sillen përfundime të përgjithshme. Nga ana tjetër edhe nëse realisht një vend mund të jetë më i shtrenjtë se një tjetër, për këtë duhen bërë më shumë kërkime dhe analiza, për të shpalosur përfundimin dhe jo nga vetëm një llogari.
Autori gjithashtu nuk ka prezantuar arsye shtesë për të mos shkuar në Ohër, siç rekomandon titulli i tekstit. Përveç çmimeve, një analizë e mirëfilltë do të duhej të ishte bërë për t’i prezantuar lexuesit edhe segmente të tjera që kanë të bëjnë me turizmin dhe turistët.
Ohri ka qenë dhe do të mbetet më i shtrejti në krahasim me Strugën dhe vendet tjera turistike në Maqedoni.
Teksti fillon duke konstatuar përparësitë e Strugës në krahasim me Ohrin për sa i përket çmimeve. Megjithatë, një tekst i kompletuar do të ofronte informacione edhe për çmimet në Strugë, për artikujt e njëjtë ose të ngjashëm, për të konfirmuar konstatimin e autorit në këtë paragraf.
Teksti nuk është i kompletuar, i mungojnë burime, ka fare pak elemente të lajmit dhe mbi të gjitha para lexuesit sillen konstatime të tilla vetëm mbi një faturë, që nuk do të thotë se është tipike.
Për konstatime kaq direkte dhe të prera që shfaqen në tekst do të kërkohet një punë më e madhe dhe më e thellë nga gazetarët.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
anonime
jorelevante,
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
:
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk aplikohet
anshmëri komerciale
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
adekuat
PHOTOGRAPH
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e