verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Titull arbitrar, sikur i nxjerrë nga mëngët

on 19 - 10 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

1112-09876-0980-crop-resize

[Recension: LSDM-ja antishtetërore bllokon, Hani do ta zhbllokojë – të hënën vjen në Shkup]

Në këtë rast, titulli nuk e zbukuron veprën, por nga pozita e gazetarit, e shëmton atë. Kemi një titull arbitrar, të nxjerrë si nga mëngët, që nuk ka asnjë lidhshmëri me përmbajtjen. Shembull për disfunksionalitetin ndërmejt elementeve kryesore të një artikulli.

111Linku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja antishtetërore bllokon, Hani do ta zhbllokojë – të hënën vjen në Shkupе

Data dhe koha e publikimit: 16.10.2015 11:58

Data e recensionit: 17.10.2015

Recensues: Vlladimir Mirçeski

“VËNIA NË FUNKSION TË NJË AGJENDE” NË VEND TË INFORMIMIT TË PUBLIKUT

Tekst i huazuar me një titull jashtëzakonisht tendencioz, i cili, tashmë thamë, nuk shkon dorë për dore me përmbajtjen e ofruar. Dikush ka marrë guximin, që në kundërshtim me standardet profesionale, të bëjë një formulim i cili me asgjë nuk është mbështetur në artikull.

E para, pa argumente të ofruara, faji për bllokimin e procesit politik, në mënyrë të drejtpërdrejtë hidhet vetëm mbi njërën nga katër partitë – pjesëmarrëse në negociata dhe e dtya, ndoshta edhe më brengosëse, përdoret një terminologji e cila në një hapësirë mediatike funksionale dhe që është e rregulluar në mënyrë normale, me siguri nuk do të kalonte aq lehtë. Që dikë ta quash “antishtetëror”, duhen shumë dëshmi, e jo vetëm dëshirë për nënçmim dhe diskualifikim të opozitës. Ndërsa, në vetë tekstin nuk ka asnjë fjalë ndonjë veprim “antishtetëror”. Ndoshta edhe do ta kuptonim, sikur ai që në mënyrë “stilistike” e ka zbukuruar tekstin me titullin konkret të gjendej në Bruksel, dhe nga burime të atjeshme evropiane të kishte marrë ndonjë informatë se mu LSDM-ja, e kualifikuar me “epitetin” konkret është shkaku për vizitën e jashtëzakonshme të eurokomesarit për zgjerim në Shkup. Mirëpo, nuk është ashtu! Është huazur tekstin korrekt i agjencisë shtetërore të lajmeve dhe pastaj është shëmmuar me titull senzacionalisht dhe të njëanshëm, që ka për qëllim ta orientojë publikun në drejtimin e dëshiruar, gjegjësisht të shpifet për kundërshtarin politike të partisë në pushtet. Domethënë, informimi është në plan të dytë, në kurriz të shërbimit për një agjendë, që, gjykuar sipas titullit, është qëllimi primar i këtij materiali.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

infoVistinitostEXTENSIVENESS

:

infoVistinitostBIAS

:

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

:

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë (lajm agjencie)

është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

në titull po

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente kualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja