verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Trajtim objektiv do të thotë të shihen të gjitha anët

on 16 - 12 - 2015       
Zhurnal - Gruevski me paratë e shtetit do ti paguan ilaçet për kancer, qëllimi është që pacientët të votojnë VMRO-në

[Recension: “Gruevski me paratë e shtetit do ti paguan ilaçet për kancer, qëllimi është që pacientët të votojnë VMRO-në!”]

Është me rëndësi që në periudhën para zgjedhjeve ku ka fushatë joformale, të identifikohet saktë se çfarë është propoagandë dhe çfarë punë normale e institucioneve. Ky balanc duhet krijuar me kujdes edhe pse mediet kanë të drejtë të ngrenë shqetësime ndaj politikanëve që detyrat e tyre të përditshme i shfaqin si suksese.

Zhurnal - Gruevski me paratë e shtetit do ti paguan ilaçet për kancer, qëllimi është që pacientët të votojnë VMRO-në 1Linku deri te artikulli origjinal: Gruevski me paratë e shtetit do ti paguan ilaçet për kancer, qëllimi është që pacientët të votojnë VMRO-në!
Data dhe koha e publikimit: 07.12.2015, 11:04
Data e recensionit: 14.12.2015
Recensues: Fatlume Dervishi

Gazetari ka zgjedhur fjalë që prekin interesin e  çdo taksapaguesi në Maqedoni dhe secili, në mënyrë automatike, është i interesuar të dijë se si shfrytëzohen paratë e tij për përfitime partiake.

Ky kuriozitet ulet sapo futesh në tekst ku lexon “Kryeministri, Nikolla Gruevski do ta zgjerojë listën pozitive të ilaçeve në Maqedoni.”

Gazetari ka lidhur këtë vendim të kryeministrit Gruevski për të shtuar listën  ilaçeve që do të mbulohen nga Fondi i Shëndetësisë, me paralelizmin parazgjedhor të kësaj partie.
Megjithatë do të duhej më shumë informacione se kur do të hyjë në fuqi një vendim i tillë dhe sa veta prek ky vendim. Çështja është me interes të madh dhe prandaj informacionet janë të rëndësishme. Shqetësimet që ngrihen me të drejtë duhen mbështetur.

Kryeministri, Nikolla Gruevski e ka parashikuar këtë projekt të përfundojë për dy ose tre muaj, pikërisht në kohën kur fillonë kampanja zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Politikanët punën e tyre të zakonshme në periudhë parazgjedhore mundohen ta shfaqin si arritje, nëse është rast i tillë kjo duhet sqaruar mirë. Sigurisht që një gjë e tillë duhet kritikuar. Kritikat duhet të jenë bazura në fakte dhe pa hamendësime.

Një grup i qytetarëve në Maqedoni janë të interesuar për një vendim të tillë dhe ky mund të ishte një lajm i mirë për to. Por do të duhej të analizoheshin edhe efektet dhe sa në fakt një vendim i tillë është propagandë.

Me këtë dëshmon se Kryeministri Gruevski bënë gjithçka vetëm e vetëm ta arrijë cakun ku dhe dëshiron ti shfrytëzoj edhe personat që kanë sëmundje të kancerit për qëllimet e tija vetanake që të mbetet sa më gjatë në pushtet.

Zgjedhja e fakteve patjetër të sigurojë informacion objektiv duke pasur parasysh të gjitha apektet e rëndësishme të temës që trajtohet. – shkruan në Kodin Etik të Gazetarëve të Maqedonisë.

“…menjëherë ka vendosur që ilaçet për kancer ti fuse në listen pozitive me të vetmin qëllim që ti fitojë zgjedhjet VMRO-ja në prill të vitit të ardhshëm.”

Konstatime kaq të prera duhet të kenë bazë. Të lënëa vetëm nga perceptimet, mbesin vetëm si interpretime. Nga ana tjetër legjitime janë shqetësimet se vendimet e qeverisë ndërmerren për pikë politike, një gjë e tillë duhet të argumentohet mirë, sepse vetëm ashtu arrihet efekti i informimit të saktë.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

asnje burim

asnjërën palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja