verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Tregime të lira: Margjinalizimi i të margjinalizuarve për shkak të politikanëve

on 21 - 10 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Бел стап. Фото: Graham87/Википедија (CC-BY).

Shkopi i bardhë. Foto: Graham87/Wikipedia (CC-BY).

Kur gazetarët shkojnë në ndonjë ngjarje pa pasur qëllim që të përgatisin storje  për të, por vetëm për shkak të pjesëmarrjes së personaliteteve të caktuara politike, ata e lëshojnë mundësinë që të ngrejnë çështje me interes publik.

Shkruan: Prof. dr. Mirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut

Ngjarjet për të cilat informojnë gazetarët zakonisht janë të ndërlikuara, shumështresore. Në parim, nuk ekziston një ngjarje e cila nuk mund, në mënyra të ndryshme të lidhet me së paku edhe një ose më shpesh një sërë ngjarjesh dhe/ose informacionesh të tjera.

Nga një ngjarje mund të nxirren një numër i madh informatash dhe të strukturohen një numër i madh “tregimesh”. Mirëpo, është shumë me rëndësi që të shkallëzimi i informatave të ndryshme, të cilat dalin nga një ngjarje e caktuar, gjegjësisht të identifikohet prioriteti në paraqitjen dhe në analizën e mëtutjeshme. Gjegjësisht, nga kjo varet përgatitja e gazetarit, njohuritë të cilat i ka fituar që më parë dhe përpunimi mëtutjeshëm i një teme.

Shumë shpesh ndodh që gazetarët të shkojnë ta ndjekin ndonjë ngjarje ose ndodhi, mirëpo pa pasur për qëllim që të zhvillojnë storje prej tij, por vetëm ta përcjellin informatën. Edhe më shpesh ndodh, mediet të jenë prezente në ndonjë ngjarje vetëm për shkak se në ngjarje marrin pjesë personalitete konkrete politike. Në situatat e tilla, shkruarja për ngjarjen e cila do të duhej të jetë tema kryesore e interesit, zhvendoset në plan të dytë, madje dhe të trejtë ose në “alibi”, ndërsa vëmendja kryesore u kushtohet vetë politikanëve dhe pyetjeve të cilat gazetarët duan t’i parashtrojnë, e të cila nuk kanë asnjë lidhje me arsyen iniciale të prezencës në atë ngjarje.

Në këtë mënyrë, në fakt, jo vetëm që devalvohet parimi i thirrjes së funksionarëve të lartë në ngjarje të caktuara, por gazetarët ndihmojnë të ngjarjet e tilla të transformohen në paraqitje propaganduese të politikanëve. Në fakt, kur thirren funksionarë të lartë ose personalitete të njohura në ndonjë ngjarje të caktuar, kjo nuk bëhet për promovimin e atyre funksionarëve dhe personaliteteve, por me qëllim të promovimit të ngjarjes, tërheqjes së vëmendjes më të madhe për ndonjë problem, temë apo situatë të caktuar.

Vetëm si shembull, mund të shfrytëzohet interesimi i medieve për hapjen e objektit të ri të shkollës shtetërore “Dimitar Vllahov” (shkollë speciale për fëmijë me shikim të dëmtuar).

Kjo ngjarje tërhoqi vëmendjen e shumë gazetarëve. Mirëpo, nga raportimi mediatikë mund të shihet se numri më i madh i tyre nuk kanë ardhur për shka të shënimit të Ditës botërore të njerëzve me shikim të dëmtuar e as, që ta shfrytëzojnë edhe ditën edhe ngjarjen për të bërë një analizë më të gjerë të gjendjeve në Republikën e Maqedonisë dhe problemet me të cilat ballafaqohen njerëzit me shikim të dëmtuar. Mospërgatitja e gazetarëve për ta ndjekur ngjarjen e këtillë është aq e lartë sa që praktikisht të gjitha mediet, në fakt, e kanë transmetuar tekstin e njëjtë (рothuajse fjalë për fjale, e poashtu edhe me fotografi). Një numër shumë i vogël i medieve japin një pasqyrë pak më të gjerë për ngjarjen:

  • “Аmerikanët ndërtuan ndërtesë të re të shkollës për fëmijët me shikim të dëmtuar” (Libertas)

Interesimi kryesor i gazetarëve është i kthyer në drejtim krejtësisht tjetër. Një pjesë e medieve e madhërojnë rolin e Qeverisë dhe veçanërisht të kryeministrit në ofrimin vetëmohues të mbrojtjes së njerëzve me shikim të dëmtuar (si, për shembull, “Netpress”, ku madje edhe fotografia që lidhet me artikullin aspak nuk është fotografi që në ndonjë mënyrë lidhet me njerëzit me shikim të dëmtuar, por është fotografia e Nikolla Gruevskit; pastaj televizioni “Sitel”, “Kurir“, “Evropa e lirë“…).

Mediet e tjera interesohen për marrëdhëniet ndërmjet politikanëve (kush kë e ka nënçmuar me vonesën gjatë hapjes së objektit, gjegjësisht me hapjen e objektit pa prezencën e tjetrit).


GRUEVSKI VONOHET NË SHKOLLËN PËR TË VERBËRIT 15 10 2015 by 24vesti

  • 45 minuta të plota ambasadori amerikan në vend, Xhes Bejli, e priti kryeministrin Nikolla Gruevski në hapjen solemne të hapësirave të reja në shkollën për fëmijë me shikim të dëmtuar në Kisella Vodë, që është donacion amerikan.” (24 Vesti)
  • Gruevski e nënçmoi ashpër ambasadorin amerikan” (Plus info)

Disa të tjera e kanë shfrytëzuar prezencën e politikanëve që t’u parashtrojnë pyetje që nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me njerëzit me shikim të dëmtuar (“А1оn“, televizioni “Telma”, …):

Këto komente ambasadori Bejli i bëri gjatë hapjes së shkollës së mesme për personat me shikim të dëmtuar, që është donacion amerikan, ku kryeministri Gruevski erdhi me vonesë prej 1 ore.” (Аlsat)

Anjë medie nuk e shfrytëzoi Ditën botërore të njerëzve me shikim të dëmtuar, e as hapjen e objektit të ri si arsye për të bërë një analizë më të gjerë të situatës së njerëzve me shikim të dëmtuar në Maqedoni, numrin e tyre, pozitën, realizimin e të drejtave themelore e veçanërisht implementimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat i ka ratifikuar Republika e Maqedonisë, e që kanë të bëjnë me këtë kategori të njerëzve.

Asnjë medie as që u përpoq që hapjen e objektit të ri të shkollës “Dimitar Vllahov” ta vendosë në kontekst më të gjerë – çështjen e inkluzionit të fëmijëve me shikim të dëmtuar e veçanërisht inkluzionin në procesin arsimor. Në fakt, hapja e objektit të ri do të thotë se vazhdon politika e segregimit dhe e izolimit të fëmijëve me shikim të dëmtuar dhe flet për praktikën e destimulimit të këtyre fëmijëve që të ndjekin, në përputhje me Ligjin për arsim fillor, mësim në shkollat e rregullta. Qasja e këtillë mund të interpretohet edhe si e kundërt me dokumentet strategjike dhe planifikuese që i miraton po kjo qeveri, e në të cilat i është dhënë prioritet inkluzionit të fëmijëve me pengesa në arsim.

Një gazetar i përgatitur mirë do ta pyeste ambasadorin Bejl për qëndrimin e tij sa i përket dhurimit të mjeteve për një objekt të këtillë, që mund të interpretohet se është në kundërshtim me një sërë projektesh të tjera të cilat i mbështesin i financojnë SHBA-të në Maqedoni (për shembull: Arsimi me e-qasje, Arsimi inkluziv, Shkatërrimi i barierave…) ose me përfundimet dhe rekomandimet e ekspertëve që vijnë nga SHBA-të (për shembull në kuadër të seminarit “Inkluzioni i fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore”), gjegjësisht, me bazat mbi të cilat projektet e këtij lloji i mbështet agjencia për zhvillim  e SHBA.

Është e pakontestueshme se disa ngjarje në vend tërheqin vëmendje dhe se mediet përpiqen ta shfrytëzojnë çdo mundësi që të marrin mendime, qëndrime dhe deklarata të faktorëve të cilët janë të përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose indirekte. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se të gjitha çështjet tjera janë minore dhe se mund dhe duhet të keqpërdoren madje edhe ditët e tilla, që janë caktuar në mënyrë speciale për ta tërhequr vëmendjen e publikut për të drejtat dhe problemet e grupeve jashtëzakonisht të margjinalizuara.

Постер со кој се промовира грижа за видот на децата. Фото: World Sight Day 2015.

Posteri me të cilin promovohet kujdesi për shikimin e fëmijëve. Foto: World Sight Day 2015.


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja