verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

ANALIZË: Si zhvillohet debati politik në TV ekranet në gjuhën shqipe?

on 26 - 07 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht


Shkruan: Ferikan Iljazi

Nga janari deri në muajin mars të vitit 2016, në emisionet politike të 5 televizioneve kombëtare kabllovike dhe tokësore me program në gjuhën shqipe që i morëm për bazë të kësaj analize, debatuan qindra mysafirë. Ata kryesisht vinin nga partitë parlamentare, në pushtet dhe opozitë, me çka shpeshherë anashkaloheshin subjektet tjera politike dhe shikuesve nuk u ofrohej në tërësi mundësia për t’u njohur me shumëllojshmërindebat 3ë e skenës politike në Maqedoni.

Kjo më së shumti vjen në shprehje gjatë debateve të shumta ku marrin pjesë vetëm 2 partitë më të mëdha shqiptare të përfaqësuara në Kuvendin e RM, që është për t’u përshëndetur, në krahasim me mungesën e debatit mes pozitës dhe opozitës etnike maqedonase. Mirëpo, rrallë herë brenda kësaj periudhe ndodhte që këto parti të ballafaqojnë qëndrimet me partitë e tjera jashtë parlamentit. Zakonisht, janë BDI-ja dhe PDSH-ja ato që përballen para ekraneve, dhe refuzojnë të ftohen partitë që nuk janë në Parlament.

Përpos mungesës të përballjeve në ekran të BDI-së dhe PDSH-së, qoftë me BESËN, UNITETIN, LR PDSH-në, RDK-në ose PPD-në, është e dukshme edhe mungesa e debateve mes liderëve të partive, sidomos Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit. Vlen të theksohet se liderët e këtyre dy partive, thuajse në të gjitha debatet që janë thirrur nuk kanë qenë me mysafirë të tjerë, përveç se tet-a-tet me moderatorin e emisionit ku kanë qenë të ftuar. Në këtë periudhë, çërjashtim është vetëm një debat në Klik Plus në 21, ku Menduh Thaçi kishte qenë i ftuar së bashku me përfaqësues të tjerë politik.

As sektori civil nuk është shumë i përfshirë në debat. Analistët janë ata që dominojnë si mysafirë. Edhe pse një pjesë e tyre veprojnë në sektorin civil, zakonisht gjatë këtyre debateve ftohen si individë -njohës të temave, për të cilat diskutohet.

Në këtë analizë kemi përfshirë emisionin “Zig Zag” në Tv Art të Tetovës, mysafirët e emisonit “Rruga Drejt” në Alsat-M, debatin në  “Rruga e Re” në TV Shenja, debatin në “Klik plus” të TV 21 Maqedoni. Duhet theksuar se këto tre muaj që janë lëndë e analizës sonë ishin mjaftë të bujshme dhe përplot ndodhi të rëndësishme politike.

Në vijim një përmbledhje e mysafirëve të ftuar në emisionet e lartpërmendura duke filluar nga fillimi i muajit janar deri në fund të marsit të vitit 2016.

Në emisionin Zig Zag” në Tv ART, brenda tre muajve, janë zhvilluar 12 debate. Dominojnë analistët politik. Gjithësej kanë marrë pjesë tetëmbëdhjetë analistë, i njëjti analist- Milaim Fetahi, ka qenë në disa emisione. Më tej vijojnë përfaqësuesit e partive politike. Tre herë ka pasur mysafirë nga BDI-ja, dy herë nga PDSH-ja, nga një herë kanë qenë përfaqësues të LSDM-së, Aleancës Shqiptare, Lëvizjes Besa, Unitetit dhe kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi.

Zig Zag”- 12 emisione zig zag tv art

18                           analistë

3                              BDI

2                              PDSH

1                              LSDM

1                              Aleanca Shqiptare

1                              Lëvizja Besa

1                              Uniteti

Sulejman Rexhepi, kryetar i BFI-së

“Rruga Drejt” në Alsat-M janë zhvilluar 14 debate. Ka pasur dhjetë herë përfaqësues të BDI-së, dhjetë herë kanë qenë të ftuar ish të punësuar në institucione publike, drejtues organizatash të gazetarëve dhe të përndjekurve politik dhe analistë. Katër herë kanë qenë prezentë përfaqësues nga LSDM-ja, tre herë PDSH-ja, dy herë nga Lëvizja për Reforma në PDSH, dy herë kanë qenë përfaqësues nga Lëvizja BESA, nga një herë kanë qenë anëtarë të KSHZ-së, RDK-së, kryetari i Partisë Liberale Ivon Veliçkovski dhe Sulejman Rexhepi-kryetar i BFI-së.

“Rruga Drejt”- 14 emisionearta tahiri alsat

10                           BDI

10                           Ekspertë të fushës

4                              LSDM

3                              PDSH

2                              LR PDSH

2                              BESA

1                              KSHZ

1                              RDK

Kryetari i Partisë Liberale, Ivon Veliçkovski

Kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi

Në emisionin “Rruga e Re” në Televizionin Shenja, në 11 emisione, debatuan pesë analistë, pesë përfaqësues të LSDM-së, dy gazetarë, dy përfaqësues të sektorit civil, nga një herë ishin mysafir ish-politikan, deputet, ish-shef i DSK-së, anëtar i KSHZ-së , përfaqësues i Kishës Ortodokse të Maqedonisë dhe Zijadin Sela nga LR-PDSH-ja.

“Rruga e Re”- 11 emisioneRRuga_e_re

5                              Analistë

5                              LSDM

2                              Gazetarë

2                              Sektori civil

1                              Ish politikan

1                              Deputet

1                              Anëtar i KSHZ-së

Përfaqësues i Kishës Ortodokse të Maqedonisë

Ish shefi i DSK-së

Zijadin Sela nga LR-PDSH-ja

“Klik Plus” të Tv 21 për tre muaj u zhvilluan 26 emisione.  Ishin mysafir shtatëdhjetë e dy ekspertë dhe analistë të fushave përkatëse, duke theksuar këtu se formati i këtij emisioni debativ është me të paktën dy analistë politik të rregullt në çdo emision. Shtatëmbëdhjetë herë kishte mysafir nga BDI-ja, dhjetë herë nga PDSH-ja, nga LSDM-ja kishte një mysafir – Edmond Ademi, kreu i SHGM-së ishte mysafir dy herë, dy herë kishte mysafir nga LR-PDSH-ja dhe një herë nga Lëvizja BESA.

 “Klik Plus”- 26 emisioneklik plus tv21

72                           Ekspertë

17                           BDI

10                           PDSH

2                              LR PDSH

1                              BESA

1                              LSDM

2                             Kreu i SHGM-së

Gazetarët thonë se ky fenomen është rezultat i bashkëpunimit të partive me mediat, duke diskutuar madje edhe listën e mysafirëve në emisione dhe kundërshtarët në debat.Sipas Xhelal Nezirit, aktiviteti publik që ushtrojnë partitë i obligon të jenë transparent dhe të ballafaqojnë qëndrimet me oponentët. Debati është thelbi i demokracisë, të cilin vetë partitë politike duhet ta kultivojnë. Por sipas tij, tek ne ndodh e kundërta, shkaku i mungesës së kulturës demokratike, apo i kulturës së debatit. Ikja nga debati, sipas tij,  mund të interpretohet si frikë nga e vërteta.

Xhelal-NeziriNë pjesën më të madhe të debateve në mediat proqeveritare mbahet llogari të ftohen vetëm ata që përkrahin pushtetin. Edhe nëse ftohen debatues që kanë mendime të pavarura, mbahet llogari që të kenë më pak hapësirë për të shprehur ato mendime. Partitë parlamentare shqiptare duket se nuk janë të gatshme të debatojnë me iniciativat e reja politike. Kështu, BDI dhe PDSH pranojnë debate vetëm ndërmjet tyre, por jo edhe me partitë BESA, LR-PDSH, RDK, Uniteti apo PPD. I llogarisin si parti të vogla, edhe pse në debate të rëndësishme janë idetë e jo numri i votave”

 

Kreu i SHGM-së Naser Selmani thotë se ikja nga debati tregon se ato parti nuk përfaqësojnë qytetarët, prandaj nuk kanë nevojë që të japin llogari para tyre.

 naser selmani“Shmangia e debatit nga partitë e regjimit, BDI dhe PDSH është dëshmia më e mirë që pasqyron karakterin e tyre jodemokratik. Këto parti nuk janë formuar për të promovuar ide politike, por veprojnë si struktura kriminale në shërbim të regjimit dhe interesave të ngushta klanore dhe individuale. Ikja nga debati tregon se ato nuk përfaqësojnë qytetarët, prandaj nuk kanë nevojë që të japin llogari para opinionit. Këto parti llogari japin para padronëve të tyre të regjimit dhe qendrave të ndryshme me ndikim në sistem”.

Selmani më tej thotë se për të patur një debat të shëndoshë me argumente, duhet fillimisht partitë të jenë demokratike në thelb e jo të kontrolluara nga regjimi.

Për profesorin e Shkollës së Lartë për Gazetari Igor Micevski, debati jo produktiv por edhe kontrolli i pushtetit mbi mediat tradicionale janë një e vërtetë, me të cilën Maqedonia jeton me vite, e kjo dëshmohet sidomos me raportet dhe kritikat e organizatave ndërkombëtare.

“Mungesa e debatit të vërtetë tek mediat në Maqedoni tërësisht e ka trivijalizuar sferën publike. Tani mund të thuhet Igor-Micevskilirisht se sfera ku do kishim mundësi të krijojmë mendimin publik nuk ekziston, me plotë kuptimin e fjalës. Në mënyrë plotësuese, pluralizmi politik është rrezikuar, që domethënë se aktorëve të shoqërisë nuk u mjafton qasja adekuate deri tek mediat tradicionale. Nuk bëhet fjalë më vetëm për aktorët partiak ose politik, përfshirë këtu edhe partitë e “vogla”, por, në përgjithësi, të inciciativave qytetare të cilave nuk u lejohet që të lulëzojnë në shkëmbimin e argumenteve të arsyeshme. Ky kufizim dhe ngulfatje populiste e debatit të arsyeshëm dhe të argumentuar domethënë se qytetarët nuk mund të sjellin vendime duke qenë të mirëinformaur për të gjitha çështjet shoqërore dhe politike”

Ai vlerëson se qytetarëve u shkurtohet e drejta për demokraci. Kujton se “Freedom House” në raportin e fundit e hoqi Maqedoninë nga lista e shteteve që minimalisht i plotësojnë kushtet për tu quajtur demokraci zgjedhore. “Kolonizimi i mediave tradicionale patjetër duhet destabilizuar”, deklaroi Igor Micevski nga Shkolla e Lartë për Gazetari.

Gazetarët kanë propozim edhe se si duhet përmirësuar klima e debatit politik.

Xhelal Neziri- “Debati duhet të jetë i hapur, i argumentuar dhe inkluziv. Mediat nuk duhet të pranojnë kushtet e partive që dëmtojnë debatet dhe pamundësojnë shikuesit të kenë qasje te e vërteta”

Naser Selmani“Mediat e lira duhet të bëjnë më tepër për t’i treguar opinionit publik se si duhet të duket debati i vërtetë demokratik dhe mirë i strukturuar, ku përballen me argumente idetë dhe opsionet e ndryshme politike”

Nga gjithë kjo që shtjelluam në këtë analizë të kualitetit të debatit televiziv, nga statistikat dhe nga mendimet e njohësve të mirë të çështjeve mediatike, mund të vijmë në përfundim se në Maqedoni debatit pluralist i duhet ende shumë për tu zhvilluar. Nuk ka shumë përfaqësim të mendimeve të sektorit qytetar, nuk ka shumë mendime nga partitë jashtëparlamentare dhe nuk ka debat të mjaftueshëm pozitë-opozitë dhe lider-lider.

Por, po ashtu, duhet marrë parasysh se partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE që moti shumë rrallë pranon të paraqitet në ndonjë televizion që nuk është nën kontrollin e saj. Ngjashëm si duket së fundi është situata edhe tek partia shqiptare në pushtet BDI, pasi që, për shembull, në televizionin “Shenja” i cili ka qëndrime kritike ndaj partive në pushtet, asnjë përfaqësues i BDI-së nuk ka pranuar të vijë në debat e as të japë deklaratë.  Bojkotimi i tillë tregon se pushteti i VMRO-DPMNE dhe BDI nuk inkurajon pluralizëm mendimesh dhe refuzon debat me njerëz që nuk i shkojnë për shtati. Kjo vështirëson dhe shtrembëron gjithë informimin e qytetarëve në Maqedoni.

Zgjidhja ideale do të ishte të respekohen standardet bazike demokratike për një debat të shëndoshë dhe pluralist. Edhe pse është e vështirë, duhet marrë shembuj nga nismëtarët e gazetarisë së mirëfilltë televizive, që gjithë ne dhe mbarë bota i mësojmë në fillet e studimeve të gazetarisë. Prezenca e debatit në televizionet kombëtare në gjuhën shqipe gëzon, mirëpo duhet akoma të punohet në rritjen e cilësisë së tij dhe të kulturës së debatit në përgjithësi, e sidomos tek ata që kanë një përgjegjësi më tepër, si funksionarë të paguar me paratë e publikut.


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja