verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Мирослава Симоновска

Recension: Sa sasi marihuanë duhet për t’u mbidozuar?

на 3. 12. 2013 | | mk
Thënë të vërtetën, dokumenti të cilit i referohet autori i tekstit ekziston dhe përkthimi është bërë si duhet. Por, nxirret në sipërfaqe një fakt mjaft kontraverz, i cili është konfirmuar vetëm nga një gjykatës dhe prandaj është diskutabile sa a mund të trajtohet si e vërtetë e përgjithshme. Kontestuese në tekst është ajo se ai afirmon një “dozë të rekomanduar” të marihuanës që nevojitet për t’u mbidozuar, në bazë të njohurive që ndërlidhen me përdorimin medicinal të marihuanës, Përfundimi nga teksti është se që të mbidozohet, njeriu duhet të pijë 20.000-40.000 xhointe, që në shikim të parë është një përfundim senzacionalist, por është mbështetur në burim. Duhet theksuar se ky senzacionalizëm nuk është rezultat i asaj se dokumenti të cilit

Recension: MEGASKANDAL: Zaevët qëndrojnë pas aferës me trangujt helmues

на 19. 11. 2013 | | mk
Problemi kryesor në këtë tekst është ajo se në momentin e publikimit të tij nuk ka konfirmim se firmat për të cilat detajisht elaborohet se janë të familjes Zaev, se në fakt janë edhe firmat që janë të përziera në rastin me perimet që janë trajtuar kimikisht mbi nivelin e lejuar. Janë identifikuar Inspektorati shtetëror për bujqësi dhe Agjencia për ushqim dhe veterinari si organe kompetente ta vërtetojnë këtë informatë dhe është mirë që prej tyre kërkohet reagim, por, megjithatë, nuk është marrë konfirmim. Në këtë rast portali shfrytëzon çertifikata nga Regjistri qendror, që janë burim i saktë për pronësinë e kompanive në Maqedoni, por nuk e plotëson minimumin e vërtetësisë për atë se mu firmat për të cilat elaborohet

Recension: Maqedonasit janë populli i tretë më budalla në botë – anketë në internet e psikologëve amerikanë

на 15. 11. 2013 | | mk
Para nesh kemi një lajm senzacionalist që nuk  vjen nga kuzhina mediatika e Maqedonisë, por media e bënë atë më të afërt për ambientin e Maqedonisë, për shkak se e afron edhe e paraqet si të rëndësishëm, si dhe për atë se fokusi vihet mbi maqedonasit. E njëjta bëhet edhe në versionin e lajmit që është marrë, ku thuhet se serbët janë “populli më budalla në botë”. Hulumtimi në të cilin thirret portali nuk është kredibil dhe nuk ka informata të mjaftueshme që të vërtetohet ekzistimi i tij. Nëse i shohim kriteret minimale që duhet t’i plotësosjë një hulumtim që të jetë i vlefshëm për publikim, do të vihet në përfundimin se duhet të japë përgjigje në pyetjet se sa

Recension: Muhamed Zekiri me qëndrime fundamentaliste

на 12. 11. 2013 | | mk
Para nesh kemi një tekst që ka spin, diskualifikim në bazë “ad hominem” dhe akuza të ashpra që nuk bazohen në asnjë dëshmi. Është diskutabile se sipas cilave kritere informatat e publikuara në tekst janë bërë të vlefshme për publikim, veçanërisht nëse merret parasysh se komentet e Muhamed Zekirit barazohen me komentet e të gjithë pjesëtarëve të komunitetit etnik shqiptar, që autori e shpreh nëpërmjet fjalisë: “Pendimi i Capës i papranueshëm për shqiptarët” Në tekst janë ka akuza, diskualifikime dhe ofendime. “Në këtë mënyrë, Muhamed Zekiri e arsyeton sulmin ndaj kryeministrit dhe aktin nacionalist dhe vihet në funksion të retorikave të nxehta nacionaliste, të cilat qarqe të caktuara të politikanëve shqiptarë një kohë të gjatë janë duke i

Recension: Draçevasit do ta shpëtojnë Maqedoninë nga “shiptarët” e mallkuar

на 17. 10. 2013 | | mk
Teksti është i mbushur përplot me transmetime jokritike të informatave nga burim i panjohur dhe jo i besueshëm dhe paraqet pasqyrim të drejtpërdrejtë dhe të thatë të përmbajtjes së një afisheje, pa pasur përpjekje nga autori që të distancohet dhe ta zbusë fjalorin ofendues. Përkundrazi, gjatë redaktimit të tekstit, është mundësuar viktimizim i dyfishtë i viktimave të gjuhës së urrejtjes, për shkak se nofkat e tyre nuk janë fshehur. Gjuha jokorrekte politike vërehet që në titull. Përmbajtja tekstuale e lajmit dështon në qëllimin për të informuar, për shkak se nuk përmban fakte, kështu që nuk ka as verifikim të tyre. Burimet nuk mund të përcaktohen, prandaj lajmi nuk paraqet asgjë më tepër se sa reprodukim të thashethemeve nga kafenetë. Nuk

Abonohuni për lajmet më të reja