verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Мирослава Симоновска

Recension: Vrasje e tmerrshme: E ka hedhur fëmijën dyvjeçar nga kati i dhjetë e pastaj e ka vrarë gjyshja e tij

на 13. 08. 2014 | | mk
Të transmetohet një informatë në mënyrë korrekte nuk do të thotë vetëm të transmetohen informata të sakta, por edhe të bëhet një renditje adekuate e përpgjigjeve në pesë pyetjet kryesore gazetareske, gjegjësisht ato të renditen sipas prioritetit. Gjithnjë e më shpesh ndodh që në tekste të evitohet të përmendet vendi i ngjarjes për të cilin raportohet, me çka, me siguri me vetëdije, bëhet një përpjekje e pandershme që të “mashtrohet” ai që lexon se ngjarja ka ndodhur në Maqedoni dhe të krijohet një përshtypje e rrejshme se ngjarja është më me ndikim dhe më e afërt. Kjo krijon animozitet dhe humbje të besimit te publiku që është i njohur me rregullat e të shprehurit mediatik. Linku deri te artikulli origjinal:

Recension: Të hënën fillon luftë në Shkup nëse nuk lirohen të dënuarit e Monstrës!!!

на 1. 08. 2014 | | mk
Nëse fjala është njëra nga mjetet më të fuqishme dhe më të përdorura për ta gdhendur mendimin gazetaresk dhe për përcjelljen e ndonjë informate të caktuar, atëherë ajo duhet të jetë e matur, precize dhe të matet dy herë para se të përdoret. Titulli i tekstit që e recensojmë shmanget nga ky parim dhe le përshtypje të ashpërsisë së tepruar dhe acarimit të situatës. Linku deri te artikulli origjinal: Të hënën fillon luftë në Shkup nëse nuk lirohen të dënuarit e Monstrës!!! Data dhe koha e publikimit: 14.07.2014, 09:20 Data e recensionit: 22.07.2014 Recensues: Мirosllava Burns Para nesh kemi një informatë të marrë nga një medie tjetër, me ç’rast nuk është bërë asnjë përpjekje plotësuese që ajo të verifikohet (ose

Recension: (Foto) A është ky vrasësi nga lagja Aerodrom e Shkupit me njërën nga viktimat?

на 1. 08. 2014 | | mk
Në vend që të bëhet një hyrje në tekst, të raportohet për ngjarjen për të cilën shkruhet dhe të jepet përgjigje në së paku disa nga pesë pyetjet kryesore gazetareske, që lexuesi t’i marrë informatat kryesore për atë se çka ka ndodhur, para nesh gjendet një fillim konfuz i tekstit, ku asgjë nuk është e qartë. Mirëpo, ky nuk është problemi më i madh, duke e pasur parasysh se titulli në vend që të jetë në formë faktike është në formë pyetësore. Linku deri te artikulli origjinal: (Foto) A është ky vrasësi nga lagja Aerodrom e Shkupit me njërën nga viktimat? Data dhe koha e publikimit: 22.07.2014 Data e recensionit: 25.07.2014 Recensues: Мirosllava Burns Në nenin 1 të Kodit të

Recension: SHOK – Çfarë është duke ndodhur: Zjarr në Ambasadën amerikane në Shkup

на 10. 07. 2014 | | mk
Para sysh kemi një përhapje të papërgjegjshme paniku. Veçanërisht për shkak të peshës dhe rëndësisë së kësaj ngjarjeje, ku mysafirë janë kreu shtetëror dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, pritet që ngjarjen ta ndjekë publiku i gjerë dhe ajo të shkaktojë interes. Prandaj, kur do të shkruhet se ka pasur zjarr në ambasadën amerikane, këtë duhet ta dëshmojë ose gazetari, ose së paku të jetë paraqitur në dy burime të pavarura siç kërkohet me standardet e BBC-së. Me fjalë të tjera, gazetari duhet të jetë i vetëdijshëm për përgjegjësinë që e ka dhe të përmbahet nga përhapja e qëllimshme ose e paqëllmishme e panikut. Zjarr në ambasadën amerikane nuk ka pasur fare. Linku deri te artikulli origjinal: SHOK – Çfarë është

Recension: DO TË SHOKOHENI – Çka ndodhi në Lakoçerej të Epërm!?

на 26. 06. 2014 | | mk
Sikurse edhe në çdo rast tjetër të senzacionalizmit në gazetari edhe këtu është e vështirë të përcaktohen motivet se pse aq shumë apostrofohet një rast që në buletinet policore për çdo muaj ka së paku nga disa “fotokopje”. Me të vërtetë bëhet fjalë për vjedhje, por në të nuk ka asgjë të pazakonshme, as ekzibicioniste deri në atë masë sa që lexuesit t’i thuhet se do të shokohet, ose se do të lexojë diçka të paparë deri tani. Linku deri te artikulli origjinal: DO TË SHOKOHENI – Çka ndodhi në Lakoçerej të Epërm!? Data dhe koha e publikimit: 20.06.2014, 14:39 Data e recensionit: 22.06.2014 Recensues: Мirosllava Burns Pjesa tekstuale është marrë në të tërësi nga buletini policor dhe për këtë

Recension: Studentja vetëvritet para Fakultetit Filozofik

на 27. 05. 2014 | | mk
Gazetaria është përgjegjësi dhe asnjë lexues nuk është i obliguar të jetë viktimë e teknikave manipulative për tërheqjen e tij. Në këtë rast në mënyrë skandaloze manipulohet me aspektin e “afërsisë” si kriter për publikimin e një tregimi. Në fakt, që një lajm të jetë i vlefshëm për publikim, duhet të plotësohen disa kritere për “vlerë-lajmi”. Prej këtu edhe del rregulli se sa më afër vendit ku jeton lexuesi të ketë ndodhur ngjarja, aq më i rëndësishëm do të jetë ai lajm për të, më tërheqës për lexim dhe më i dobishëm. Linku deri te artikulli origjinal: Studentja vetëvritet para Fakultetit Filozofik Data dhe koha e publikimit: 12.05.2014 Data e recensionit: 18.05.2014 Recensuese: Мirosllava Burns  

FOTOGRAFITË JANË SHUMË TË

Recension: U zhduk Radmilla Sheqerinska

на 20. 05. 2014 | | mk
Para nesh gjendet një tekst i ngarkuar me problemin për publkimin e të cili nuk ka asnjë arsye. Mu fakti që në të nuk ka ndonjë të risi, as nuk jepet përgjigje në pesë pyetjet gazetareske, bën që të mos mund të vendoset në zhanrin gazetaresk të “lajmit”. E nëse nuk ka lajm, as gazetari analitike, atëherë parashtrohet pyetja se pse ky tekst ka merituar ta fitojë hapësirë mediatike që i është ndarë? Kur të bëhet analiza e diskursit, përgjigja mund të vërehet ndërmjet dy pikave: anshmërisë dhe mospasjes së idesë. Linku deri te artikulli origjinal: Recension: U zhduk Radmilla Sheqerinska
Data dhe koha e publikimit: 07.05.2014 Data e recensionit: 10.05.2014 Recensues: Мirosllava Burns Në relacion të ndërsjellë vendosen rezultatet

Recension: Qenë endacakë kanë shpëtuar një njeri të rrëzuar në parking

на 6. 05. 2014 | | mk
Shkaku kryesor për të cilin vendosëm ta recensojmë këtë artikull është këndi i tregimit dhe fakti që ai është i pazakonshëm, mirëpo në të njëjtën kohë edhe i thjeshtë. Dimensioni njerëzor në tekstet gazetareske, veçanërisht kur trajtohen tema nga jeta shoqërore, të cilat rrallë herë shkruhen jashtë shablonit, menjëherë bien në sy dhe storjeve u japin vërtetësi. Dimensioni njerëzor e bën këtë storje interesante për lexim dhe e modelon mendimin publik në mënyrë subtile dhe të argumentuar. Ajo ndikon në mënyrë “guerile” mbi mendimin publik, me ç’rast paraqet një kënd dhe anë të tregimit që haset më pak. Gjithsesi për t’u përshëndetur. Linku deri te artikulli origjinal: Qenë endacakë kanë shpëtuar një njeri të rrëzuar në parking Data dhe koha

Recension: Ky është lajmi më i mirë për sot

на 30. 04. 2014 | | mk
Një lajmi të zakonshëm, një informate të rregullt për informim të përditshëm që ka të bëjë me parashikimin e motit i jepet një titull krejtësisht i pazakonshëm, i tepruar, i cili jo vetëm që e tregon qëndrimin e autorit ndaj temës dhe është subjektiv, por edhe nuk përputhet aspak me përmbajtjen e tekstit. Me fjalë të tjera, në qoftë se diçka për dikë është lajmi më i mirë i ditës, për dikë tjetër nuk është ashtu, ndërsa lexuesi duhet vetë të gjykojë. Me datën e publikimit të tekstit ka rastisur edhe festa fetare e Pashkëve, kështu që parashtrohet edhe pyetja se mos ndoshat lexuesit i besimit të krishterë do të mendojë se bëhet fjalë për shpallje që ka të bëjë

Recension: Panik në degën e LSDM-së në Strugë

на 3. 04. 2014 | | mk
Të gjendet zhanri i këtij artikulli më të vërtetë është shumë rëndë, por me siguri mund të thuhet se nuk bëhet fjalë për zhanr informativ, për arsye se nuk jep përgjigje në pesë pyetjet gazetareske. Linku deri te artikulli origjinal: Panik në degën e LSDM-së në Strugë Data dhe koha e publikimit: 30.03.2014, 18:30 Data e recensionit: 31.03.2014 Recensues: Мirosllava Burns Vërtetësia e fakteve është e pamundur të verifikohet për arsye se mungojnë. Toni i anshmërisë që ndjek këtë produkt mediatik, lë përshtypje se funksioni bazë nuk që është që të informojë, por të spekulojë: Pasi VMRO-DPMNE i publikoi listat për deputetë në pesë njësi zgjedhore, ku qartë shihet se Struga fiton tre deputet në kombinim

Abonohuni për lajmet më të reja