verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Мирослава Симоновска

Recension: LSDM-ja përgatit skena për bojkotim të zgjedhjeve?

на 26. 03. 2014 | | mk
Thjesht, kur në tekstin gazetaresk nuk ka bruime, edhe e vërteta edhe e pavërteta më e madhe duke njësoj – kjo nuk duket e besueshme. Shkaku për të cilin është publikuar ky tekst, nuk mund të përcaktohet në mënyrë të sigurt, por ajo që është se periudha e publikimit përputhet me periudhën parazgjedhore. Përveç mosekzistimit të burimeve dhe të deklaratave, në tekst vërehet edhe komentimi i vazhdueshëm, që mund të kontribuojë që lexuesi të ndjejë anshmëri politike, por edhe raportim jogjithëpërfshirës dhe tendencioz, në kuptim të asaj se mospyetja e palës për të cilën shkruhet mund të thotë edhe margjinalizim të saj në periudhën parazgjedhore. Edhe pse në nenin 13 të Kodit të gazetarëve shkruan se gazetari duhet të bëjë

Recension: Edhe SOROSI e “sulmon” Sheqerinskën

на 18. 03. 2014 | | mk
Verifikimi i vërtetësisë së fakteve është njëri nga obligimet themelore gazetareske. Ky obligik është potencuar edhe në Kodin e gazetarëve, ku thuhet se gazetari do të publikojë fakte të verifikuara. Në nenin 1 të Kodit thuhet: Gazetari ka të drejtë të qasjes së lirë deri te të gjitha burimet e informimit që janë me interes publik. Gazetari duhet të publikojë informata të sakta, të verifikuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale dhe nuk do të falsifikojë dokumente. Nëse informata nuk mund të vërtetohet, ose bëhet fjalë për supozim, përkatësisht spekulim, kjo duhet të thuhet dhe të publikohet. Saktësia e informatës duhet të verifikohet sa më shumë të jetë e mundur. Në tekstin që e recenzojmë, jo vetëm që

Recension: “Raportuesit pa kufij është një mashtrim”

на 18. 02. 2014 | | mk, en
  Nuk është hera e parë që i njëjti titull të paraqitet në këtë medie, për çka ekzistojnë edhe  gjurmë nga shfletuesi Tajm.mk . Këtë herë arsyeja është raporti i fundit i “Raportuesve pa kufij”, ku Maqedonia renditet në pozicionin e 123, që paraqet një rënie prej 6 vendesh në krahasim me vitin e kaluar. Teksti u botua menjëherë pas publikimit të raportit të fundit të “Raportuesve pa kufij,” pikërisht për të sjellë në pikëpyetje rëndësinë edhe për ta zhvlerësuar këtë organizatë dhe për ta justifikuar rënien në renditjen e cila është theksuar në raport. Teksti është i vjetër dhe është publikuar i plotë edhe më herët. „Mediat botërore” në të cilat thirret portali si burim, në të vërtetë është një

Recension: Afera e dashurisë e “dridh” koalicionin qeveritar !?

на 4. 02. 2014 | | mk
Shtyp i verdhë, moralizim dhe anshmëri politike. Këto janë karakteristikat kryesore të tekstit që e recensojmë. Pyetjen e parë që do ta parashtrojë lexuesi, i cili është i kujdesshëm dhe skeptik me mediumet, është pse duhet t’i besohet asaj që është shkruar dhe cilat fakte autori i pa nënshkruar ia ofron për ta bindur për të vërtetën e mundshme që ia plason. Përveç kësaj, edhe po të ishte e vërtetë storja, ku është interesi publik nga një publikim i tillë? Nga teksti nuk ka asnjë arsye të qartë se pse dy njerëz të partive të ndryshme, nuk duhet të jenë në lidhje. Linku deri te artikulli origjinal::  Afera e dashurisë e “dridh” koalicionin qeveritar!? Data dhe koha e publikimit

Recension: Evitohet rrahja ndërmjet udhëheqësisë së LSDM-së

на 28. 01. 2014 | | mk
Në bazat e profesionalizmit në gazetari është parimi i verifikimit të informatave dhe konsultimi me të gjitha palët e involvuara në ngjarjen të cilën e përpunon gazetari. Minimumi që duhet ta bëjë gazetari që teksti i tij të jetë profesional, është të përpiqet të marrë ndonjë reagim, në këtë rast deklaratë nga ata të cilët thonë se kanë qenë pjesëmarrës në incident ose në zënkën verbale. Në atë mënyrë, tregimi do të bëhej i vërtetë, ndërsa lexuesi do ta fitonte pë verifikojë deklaratën dhe të arrijë deri te konfirmimi që të informojë në mënyrë të drejtë. Në tekstin që e recensojmë aspak nuk është evidente se gazetari ka bërë përpjekje t’i kontaktojë ata për të cilët thotë se kanë qenë

Recension: LSDM-ja hesht për skandalet dhe fshihet për përgjigjet

на 23. 01. 2014 | | mk
Nga fillimi deri në fund të këtij artikulli, është e qartë se interesi partiak është vendosur mbi interesin publik, që është qasje e papranueshme dhe joprofesionale . Në Kodeksin e gazetarëve në nenin 13 thuhet: Gazetari duhet të bëj dallim në mes fakteve dhe opinioneve, në mes lajmit dhe komentimit. Krejtësisht e kundërta, duke pasur një numër të madh konstatimeve dhe komenteve subjektive, ky tekst është i mëngët në aspekt të fakteve dhe më mirë përshtatet në kategorinë “opinione”. Tentimi për tu graduar me skandal dy raste të ndara, lë dyshim se qëllimi është që informacioni i fundit të spinohet,  e jo të informohet publiku.  Linku deri te artikulli origjinal:LSDM hesht për skandalet dhe fshihet për përgjigjet  Data

Recension: Mavrova mund të fshihet nga harta e parqeve nacionale

на 22. 01. 2014 | | mk
Mosharmonizimi teknik i kontributit të emituar në programin televiziv me atë që është vendosur në ueb-faqe, është arsye për recensimin e këtij teksti. Ajo që bëhet e qartë pasi të shihet kontributi në ueb-faqe është se gazetari konsulton një numër të madh burimesh, e përcakton së afërmi profesionin e tyre, mirëpo te video-materiali nuk janë shënuar emrat e tyre dhe institucioni prej ku vijnë. Kjo e hap edhe temën për nevojën e ekzistimit të ripërpunimit dhe adaptimit të përmbajtjeve të emituara në televizion kur ato prezantohen në internet. Linku deri te artikulli origjinal: Mavrova mund të fshihet nga harta e parqeve nacionale Data dhe koha e publikimit: 14.01.2014, 23:54 Data e recensionit: 15.01.2014 Recensues: Мirosllava Burns Vërtetësia: Në qoftë se

Recension: Foto: Kur kryeministri Gruevski relaksohet në dasëm

на 8. 01. 2014 | | mk
Problemi kryesor i këtij produkti mediatik është ai se është paushall dhe propagandues. Ka nevojë edhe për një revizion serioz për atë se a ia vlen nga kjo ngjarje të bëhet lajm. Si burim i tekstit është shfrytëzuar një fotografi nga e cila autori nxjerr një sërë konstatimesh për karakterin e funksionarit. Nga qasja e këtillë fitohet përshtypja se shkaku i vetëm për publikimin e artikullit është të prezantohet personaliteti kryeministrit si pozitiv, që bazohet në argument të dobët se ai është fotografuar me muzikantë. Linku deri te arikulli origjinal: Foto: Kur kryeministri Gruevski relaksohet në dasëm Data dhe koha e publikimit: 05.01.2014, 11:14 Data e recensionit: 06.01.2014 Recensuese: Мirosllava Burns  Vërtetësia: Dilema është se ai vlen të bëhet lajm

Recension: Foto: Shihni se si duken këngëtaret e arrestuara në klubin e natës në Zhelinë të Tetovës!

на 30. 12. 2013 | | mk
Nëpërmjet titullit, problematik, senzacionalist, tendencioz, autori i këtij lajmi të zgjeruar, e fut lexuesin në një përmbajtje edhe më problematike tekstuale, që nuk jep përgjigje në pyetjen kryesore gazetareske: pse këto vajza janë arrestuar dhe pse kundër tyre do të ngriten padi përkatëse penale. As këndimi, as vallëzimi nuk paraqesin vepra penale, kështu që lexuesi nuk mund të informohet se pse këto vajza janë gjetur në një situatë që të

Recension: Reagime të shumta për shkak të ritualit fetar në shkollë shtetërore

на 12. 12. 2013 | | mk
Shembull i mirë i gazetarisë, që mund të jetë edhe kritikuese, por edhe edukuese në të njëjtën kohë, në aspekt të respektimit të standardeve gazetareske, kodit etik, si dhe profesionalizmit. Gazetari hap tema me interese publik. Për t’u lavdëruar është edhe diskursi “i shtrënguar” dhe suksesi i arritur në kohë të shkurtë, sa lejon hapësira e gazetarisë televizive, të vendosen shumë deklarata, të prezantohen pikëpamjet e më tepër palëve ose së paku t’i tregohet shikuesit se gazetari është përpjekur ta kuptojë qëndrimin e të gjitha palëve, por se ata kanë refuzuar ta thonë atë. Ky është kontributi i dytë me radhë, pasi është hapur çështja e kryerjes së ritualit fetar në shkollë. Linku deri te artikulli origjinal:  Reagime të shumta

Abonohuni për lajmet më të reja