Ç’nuk do të mësojë publiku nga redaksia, deri sa të bëhet Qeveria
Published in Recensione
on 23 - 02 - 2017 Author: Benjamin Arifi[RECENSION: « Zhurnal mëson » “Tirana dhe Prishtina” Kreu i parlamentit t`i takojë shqiptarëve, dhe Ali Ahmeti të merr postin e kryeparlamentarit!?]
Jo rrallë herë në Maqedoni, në momente kritike politike, siç janë negociatat për formimin e Qeverisë të cilat po zhvillohen aktualisht, mediat përdoren nga politika për të taktizuar politikisht ose për të krijuar pozicione sa më të mira në bisedime. Një pjesë tjetër e mediave, nga ana tjetër, për shkak edhe të jotransparencës së partive politike, futen në labirinthet e spekulimeve dhe lajmeve të pabaza e të pakonfirmuara. Edhe teksti që po recensojmë mund të shikohet përmes këtyre aspekteve.
Linku deri te artikulli origjinal: « Zhurnal mëson » “Tirana dhe Prishtina” Kreu i parlamentit t`i takojë shqiptarëve, dhe Ali Ahmeti të merr postin e kryeparlamentarit!?
Data dhe koha e publikimit: 11/02/2017
Data e Recensionit: 18/02/2017
Recensues: Benjamin Arifi
Teksti nuk ka arritur që të argumentojë as titullin e tij. Kjo, për shkak se është një gjë të zhvillosh takimet në Kuvend sikurse të gjitha partitë e tjera gjatë vizitës së Komisarit evropian Johanes Han, e është diçka krejt tjetër marrja e postit të kryeparlamentarit. Por, të shkojmë me radhë.
Megjithatë burime mirë të informuara të Agjencisë së lajmeve Zhurnal tregojnë se ka indikacione që kreu i parlamentit t`i takojë shqiptarëve dhe këtë post ta merr partia e dytë më e madhe e koalicionit e cila sigurisht që do jetë parti shqiptare e kryesuar nga Ali Ahmeti dhe pikërisht lideri i BDI-së të merr postin e kryeparlamentarit dhe të drejtojë institucionin më të lartë legjislativ në vend.
Për të plasuar një tekst rreth një teme kaq serioze, nuk mjafton një burim anonim, sado “i mirëinformuar” qoftë ai sipas medias që e plason. Si edhe për çdo tekst tjetër, por sidomos për çështje të politikës së nivelit të lartë, informacionet duhen konfirmuar nga burime zyrtare dhe të mbështeten me deklarata kompetente ose dëshmi materiale. Tekstet që përpilohen pa asnjë citat dhe bazohen vetëm në “burime anonime” të papërcaktuara më hollësisht në mënyrë profesionale, janë jashtë rregullave të gazetarisë për informim të publikut.
Kjo për faktin se Tirana dhe Prishtina zyrtare kërkojnë që tashmë Ahmeti takimet me ndërkombëtarët dhe diplomat e krerë të vendeve botërore takimet t`i realizojë pikërisht nga kuvendi e jo në selinë e partisë në Tetovë. Me këtë gjë, BDI dhe faktikisht Ahmeti faktorizohet akoma më shumë në këtë drejtim edhe pse gjithmonë është gjetur si partner nga ndërkombëtarët për tejkalimin e krizave në vend dhe parti e cila gjithmonë ka qenë e orientuar drejt strukturave veriatlantike.
Në përmbajtje ka tentim që ‘teoria’ e shtruar të argumentohet me faktin që lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka zhvilluar takimin me komisarin evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johanes Han në hapësirat e Kuvendit. Por, këtu ka dy gjëra që nuk shkojnë. E para, zhvillimi i takimeve në hapësirat e Kuvendit është normale për një parti parlamentare dhe nuk ka asnjë lidhje me marrjen ose jo të postit të kryeparlamentarit. E dyta, autori me apo pa dashje ka anashkaluar informacionin se përveç BDI-së, të gjitha partitë e tjera parlamentare a kanë pritur Hanin pikërisht në hapësirat e Kuvendit. Rrjedhimisht, një burim anonim dhe një informacion jorelevant, si ky për vendtakimin Han-Ahmeti, nuk mjaftojnë aspak për të argumentuar tekstin, që përpiqet të dëshmojë se Ahmeti është kandidat serioz për kryeparlamentar, edhe atë me insistim të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare.
E pakta që duhej të bëhet në tekst, nëse do të kishte një informacion të tillë, do të ishte verifikimi i informacionit, duke pyetur protagonistët, në këtë rast BDI-në dhe palën tjetër në bisedime. Mund të konsultoheshin edhe njohës të rrethanave politike në Maqedoni, e të sigurohej edhe ndonjë mendim i tretë për këtë çështje. Pa verifikimin e duhur, teksti mbetet vetëm spekulim dhe shumë i varfër në aspektin profesional.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
anonime
jorelevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
Jo
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
Ndoshta
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
PLAGIARISM
vepër origjinale
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk aplikohet
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e