verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Dëshirë e madhe djallëzore për të pasur sa më tepër klikime

on 26 - 08 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

На-гинекологија-се-роди-бебе-ѓавол-веднаш-е-препратено-во-САД-Press24-crop-resize

[Recension: Në gjinekologji lini foshnje- djall – menjëherë është dërguar në SHBA]

Tashmë jemi mësuar që në portalet e Maqedonisë të lexojmë gjithçka në garën për të pasur sa më shumë klikime dhe lexueshmëri, mirëpo kjo i ka tejkaluar të gjitha kufinjtë e dëshirave për senzacion. Kjo në asnjë mënyrë nuk mund të quhet tekst gazetaresk, e aq më pak të plasohet si i tillë në një portal informativ. Madje edhe sikur të jetë e vërtetë ajo që është shkruar, duhet të ketë bazë të fortë për ta bindur lexuesin në vërtetësinë e saj, mirëpo në këtë rast ky është vetëm një truk i thjeshtë për tërheqjen e lexuesve.

На гинекологија се роди бебе ѓавол   веднаш е препратено во САД   Press24Linku deri te artikulli origjinal: На гинекологија се роди бебе-ѓавол – веднаш е препратено во САД

Data dhe koha e publikimit: 19.08.2015

Data e recensionit: 22.08.2015

Recensuese: Аna Anastasovska

Nga titulli nuk është e qartë se nuk ka lindur foshnja, gjegjësisht nuk është theksuar vendi, kështu që lexuesi lehtë mund të mendojë se foshja-djall ka lindur në klinikën shtetërore të gjinekologjisë dhe gjithsesi menjëherë ta hapë lajmin për ta lexuar.

Pasi të filloni ta lexoni artikullin, e kuptoni se kjo ka ndodhur në Tuzëll të Bosnje dhe Hercegovinës, dhe se bëhet fjalë për “nënë Mirsadën”.

Nëna Mirsada nga Tuzlla lindi një foshnje që i shokoi të gjithë. Disa të dhëna e konfirmojnë konstatimin e mjekëve se foshnja është djall. Ajo ka lindur me pesh ë4666 gram, ndërsa shifra 666 është simbol i shejtanit. Përveç kësaj, foshnja fizikisht nuk është dukur si të tjerat: lëkura  e saj ka qenë e kuqe, veshët i ka pasur të zgjatura dhe të mprehta, e poashtu ka edhe sy të kuq të mëdhenj pa bebëz.

E para, ajo që ndikon në vërtetësinë e tekstit është mungesa e linkut deri te versioni origjinal. E dyta, besimet popullore dhe tregimet biblike nuk mund të vendosen në kategorinë e „të dhënave që e konfirmojnë konstatimin e mjekëve”. Për numrin 666 ka besime të ndryshme dhe ai lidhet me shejtanët, djajt dhe bisha të llojllojshme, mirëpo këto janë tregime popullore. Asgjë nuk është dëshmuar apo të konfirmohet me fakte. Prandaj, e gjithë teza e autorit të këtij teksti bie në ujë.

Pastaj, në tekst nuk ka deklaratë nga mjekët “e shokuar”, e aq më pak fotografi të foshnjes-djall.

Për këtë arsye, mjekët kanë vendisur që foshnjen ta largojnë nga sytë e publikut, dhe kanë thënë se ka lindur e vdekur. Tregimi për këtë ngjarje është përhapur nëpër qytet, dhe shumë njerëz kureshtarë kanë qëndruar para spitalit për lindje që ta shohin atë, mirëpo pa sukses.

Ajo që është qesharake këut është fakti se mjekët kanë vendosur të heshtin dhe këtë ta ruajnë si fshehtësi dhe për këtë arsye nënës i kanë thënë se foshnja ka lindur e vdekur, mirëpo lajmi është përhapur me shpejtësi. Çfarë sekreti shtetëror është ajo se ka lindur foshnje-djall nëse është përhapur me shpejtësi të dritës?

Në fund, që situata të jetë edhe më dramatike, “një helikopter i zi ka ateruar mbi spotal dhe e ka dërguar foshnjen në SHBA“? Pse pikërisht në Amerikë, nuk është sqaruar, ndoshta atje ka magjistarë të fshehtë që dijnë të merren me djajtë?

Ky tekst lehtë mund t’i shërbejë ndonjë regjisori të komedive fantastike-shkencore, ose të hororit, varësisht se nga ajo se kush si i përjeton filmat dh tregimet me djaj.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i palexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja