Dija më së mirë mbron nga gabimet në tekste
Publikuar në Recensione
on 1 - 03 - 2017 Autor: Југослава Дуковска[Recension: (VIDEO) Psikiatri Haxhi-Angellkovski: Ata që bëjnë thirrje për urrejtje dhe luftë janë psikopatë nacistë]
Recensojmë një artikull me videomaterial, i cili ofron një këndvështrim interesant profesional në lidhje me gjendjet aktuale politike në shoqërinë e Maqedonisë, shikuar nga dioptria profesionale e një psikiatri klinik. Mirëpo, teksti për shkak të një fjale që është kuptuar gabimisht duhet të marrë vlerësim negativ, pasi që i dezinformon konsumtarët e tij mediatikë. Në fakt, në pyetjen e gazetarit se si i interpreton paraqitjet e fundit të disa personave publikë, të cilët nëpërmjet rrjeteve sociale haptazi qëndruan pas propagandës agresive të një partie politike, e madje edhe haptazi bëjnë thirrje për dhunë, psikiatri këta persona i cilëson si “psikopatë narcisoid딓, gjegjësisht si persona me diagnozë klinike me manifestime patologjike në sjelljen e tyre. Ai thekson se edhe në mesin e politikanëve ka mjaft psikopatë narcisoidë dhe se ata janë të aftë të motivojnë një numër të madh njerëzish që mund të çojë deri në gjakderdhje.
Linku deri te artikulli origjinal: (VIDEO) Psikiatri Haxhi-Angellkovski: Ata që bëjnë thirrje për urrejtje dhe luftë janë psikopatë nacistë
Data dhe koha e publikimit: 20.02.2017, 14:13
Data e recensionit: 26.02.2017
Recensuese: Јugosllava Dukovska
“NACISTË” NË VEND TË “NARCISOIDË”
Problemi me këtë artikull është se në titull, e poashtu, edhe në vetë tekstin, artikulli “narcisoidë” është zëvendësuar me fjalë “nacistë”, që deklaratës së psikiatrit i jep një domethënie krejtësisht tjetër. Nuk duhet elaboruar se narcizmi paraqet çrregullim të personit dhe si i tillë studiohet nga psikologjia, ndërsa nacizmi është ideologji totalitare. Duam të theksojmë se deklarata e bashkëbiseduesit, për shkak të këtij jopreciziteti, është transmetuar gabimisht dhe ky gabim e ka vënë burimin e informatës, në këtë rast bashkëbiseduesin, i cili është burim i kualifikuar, në pozitë të mos jetë i besueshëm.
“Në mesin e politikanëve ka edhe të ashutuqajtur psikopatë nacistë, dhe një pjesë e madhe e tyre janë të tillë që mendojnë se e drejta e tyre është e drejta e vetme, se kanë të drejtë të vendosin për ne dhe kjo është më e rrezikshmja, thotë për А1оn, Haxhi-Angellkovski”.
Megjithatë, është korrekte të theksohet se në inçizimin e bisedës fjala “narcisoidë” është shqiptuar relativisht në mënyrë të pakuptueshme, që mund të jetë edhe arsye se pse fjala është shkruar në atë mënyrë. Megjithatë, supozojmë se një gazetar i edukuar do të duhej të dijë ta bëjë këtë dallim dhe se ka njohuri elementare të terminologjisë, si të psikologjisë, ashtu edhe të sociologjisë.
INFOGRAFIKU
VËRTETËSIA
ka fakte
shumica e pohimeve janë të sakta, mirëpo termi kyç është transmetuar gabimisht
deklarata të vërteta
BURIMET E INFORMATAVE
ka burime të evidentuara
zyrtare
relevante
1 burim
një palë
PËRMABJTËSIA
gjithëpërfshirës
nuk ka informata të fshehura
ANSHMËRIA
pjesërisht e paraqet të vërtetën
nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk ka informata të rrejshme
është i balancuar
KOMENTIMI
nuk ka elemente të komentimit
PLAGJIATURA
vepër origjinale
është theksuar autori
KUALITETI I TITULLIT
dezinformon
jokreativ
josenzancionalist
adekuat
titulli shkakton huti për shkak se ka gabim
FOTOGRAFIA
ka
adekuate
informon
është theksuar autori (burimi)
GJUHA E URREJTJES
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
I PËRSHTATUR PËR UEB
i lexueshëm
elemente solide multimediale
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e