verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Shërbim për verifikim të fakteve në media

Projekt i USAID-it për forcimin e mediumeve në Maqedoni
USAID Logo

Tentim për të blerë publikun me thashetheme

on 2 - 03 - 2017       
Tentime për të blerë deputetë për numra për qeverinë – Tetova Sot

[Recension: Tentime për të blerë deputetë për numra për qeverinë?!]

Fjalë dhe vetëm fjalë të pabaza, që nuk dëshmohen assesi. Teksti që po recensojmë ka përdorur si burim të lajmit vetveten dhe thashetheme, gjëra që nuk përputhen në asnjë mënyrë me lajmin si zhanr informativ, i cili duhet të përmbajë vetëm dëshmi dhe informata të verifikuara dhe të kontrolluara, e jo të përmbajë bindje personale.


Tentime për të blerë deputetë për numra për qeverinë – Tetova SotLinku për te artikulli origjinal:
 Tentime për të blerë deputetë për numra për qeverinë?!

Data dhe koha e publikimit:  14.02.2017

Data e recensionit: 24.02.2017

Recensuese: Ferikan Iljazi

Që në fillim të tekstit, me siguri bëhet pretendim se ka filluar “një trend i blerjes së deputetëve”, gje e cila që në fillim duket se është lajm “pa kripë”. Jo vetëm sepse bëhet fjalë për konstatim të pabazë, por edhe për shkak se edhe po të kesh prova për një rast individual, nuk mund të gjeneralizosh dhe përgjithshësosh, duke thënë se bëhet fjalë për tentim të blerjes së më shumë deputetëve me para. Një gjë e tillë, sado që duket e padëmshme, është një gabim profesional për një gazetar.

“Në taborret politike pas pritjeve të gjata për formimin e Qeverisë, në lojë ka hyrë edhe trendi i blerjes së deputetëve”

Tani vijmë tek burimi që është përdorur. Nuk ka burim konkret, po redaksia ka marrë gjoja informatë ose paska mësuar se deputetëve të caktuar u janë ofruar shuma të mëdha parash.

“Siç mëson INA, tanimë dy deputetë kanë marrë oferta të majme për të qenë pjesë e kombinatorikave për formimin e Qeverisë. Bëhet fjalë për deputetë të komunitetit jomaqedonas, por nuk bëhen të ditur emrat e tyre. Tentime të tilla ka pasur edhe në radhët e partive shqiptare, përmes joshjeve të ndryshme, që kanë të bëjnë me punësime, realizimin e kushteve dhe kërkesave jetësore”

Kush janë ata që tentojnë të blejnë deputetët? Pasi qenka marrë informata prej burimeve të tija, si ka mundur ta marrë si lajm të vërtetë këtë gazetari, kur nuk ia kanë treguar as emrat e atyre që gjoja kanë marrë para, që më pas t’i pyesë ata nëse kjo është e vërtetë? Sigurisht që edhe po të kishte emra konkretë, ata nuk do të pranojnë një gjë të tillë, por megjithatë, është punë e gazetarëve që këto aspekte t’i kontrollojnë dhe verifikojnë. Në  këtë tekst është dashur të ketë shumë më tepër fakte konkrete, që të shmangen përgjithësimet dhe supozimet që “nuk prekin në tokë”.

Kodeksi i Gazetarëve të MAqedonisë dikton që: 

1.
Gazetari ka të drejtë për qasje të lirë gjer të gjitha burimet e informimit, të cilat janë në interes publik.
Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale ose të falsifikojë dokumente.
Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.
Saktësia e informatës duhet vërtetuar aq sa është e mundur.


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAFIKU

infoVistinitostVËRTETËSIA

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostBURIMET E INFORMATAVE

nuk ka burime të evidentuara

një palë

infoVistinitostPËRMABJTËSIA

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostANSHMËRIA

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

anshmëri politike, anshmëri komerciale

infoVistinitostKOMENTIMI

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGJIATURA

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostKUALITETI I TITULLIT

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostFOTOGRAFIA

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostGJUHA E URREJTJES

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostI PËRSHTATUR PËR UEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Abonohuni për lajmet më të reja