verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Është lehtë të spinohet kur mungon pala e dytë

on 13 - 11 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

СДСМ-не-сака-да-стави-потпис-им-смета-името-Македонија-zurnalnet-crop-resize

[Recension: LSDM-ja nuk dëshiron të nënshkruajë – u pengon emri Maqedoni!]

Problematike në këtë tekst është ajo se autori nxjerr përfundime kuturu, dhe me këtë rast nuk e ka konsultuar palën e dytë. Artikulli është i motivuar politikisht dhe ka për qëllim që me çdo çmim ta sulmojë opozitën.

СДСМ не сака да стави потпис – им смета името Македонија zurnal.netLinku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja nuk dëshiron të nënshkruajë – u pengon emri Maqedoni!

Data dhe koha e publikimit: 05.11.2015

Data e recensionit: 11.11.2015

Recensuese: Аna Anastasovska

“Për kushedi se të satën herë, LSDM-ja opozitare vepron kundër interesave shtetërore dhe në kundërshtim me kërkesat e qytetarëve. Vërtetim për këtë është edhe iniciativa për ndryshimin e emrit të sheshi në Kumanovë prej “Jugosllavia e re” në “Maqedonia”, të cilën LSDM-ja e injoron.”

Që në fillim – fjalia e parë është kontestuese. LSDM-ja paska vepruar kundër interesave shtetërore dhe kundër kërkesave të qytetarëve. Që në fillim gazetari e imponon tezën e tij, e cila më poshtë në tekst aspak nuk është argumentuar. Në fakt, është e paqartë se si refuzimi për ta riemëruar sheshin e Kumanovës është interes kundërshtetëror.

“Mbi 7.000 qytetarë të Kumanovës u nënshkruan në kërkesën për ndryshimin e e emrit të sheshit të qytetit nga “Jugosllavia e re” në “Maqedonia”.”

Këtu gazetari është dashur të theksojë se ata 7.000 qytetarë që e kanë nënshkruar iniciativën a janë shumicë në raporti me numrin e përgjithshëm të banorëve të komunës së Kumanovës. Ajo që mungon në këtë pjesë të tekstit, është ajo se sa banorë ka komuna. Në fakt, komuna e Kumanovës, sipas ndarjes së re territoriale të gushtit të vitit 2004, është komuna më e madhe në Republikën e Maqedonisë me 103.205 banorë. Që teksti të jetë profesional në aspekt gazetaresk, kjo informatë është e nevojshme, që të mundet vetë lexuesi të përfundojë se numri 7.000 a e pasqyron me të vërtetë dëshirën e shumicës së kumanovarëve.

“Mirëpo, edhe përkundër përkrahjes së madhe nga qytetarët, kryesuesi i Këshillit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski nga LSDM-ja, refuzoi që këtë propozim ta vë në votim në Këshillin komunal.”

Ku është deklarata e Maksim Dimitrievskit të përmendur? Gazetari është dashur që të paraqitet në telefon dhe ta pyesë atë se pse ka refuzuar ta vë këtë propozim në votim. Profesionale është që lexuesit t’i prezantohet edhe pala e dytë.

Dimitrievski, në fakt, dha deklaratë për këtë rast, mirëpo ajo mund të lexohej në medie të tjera, ku ishte publikuar edhe një video-material nga mbledhja ku është diskutuar për atë se pse propozimi për riemërimin e sheshit nuk është vënë në votim.

“Me këtë LSDM-ja e vërteton se janë të shurdhër ndaj kërkesave të qytetarëve, gjegjësisht se u pengon emri Maqedoni!”

Në fund të artikullitm përsëri theksohet se LSDM-së i pengon emri Maqedoni, edhe pse nuk ka vërtetim për këtë, por ky është vetëm mendim i gazetarit.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja