verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Gazetari duhet të raportoj pa emocione

on 21 - 09 - 2015       

[Recension: Ali Ahmeti kumanovarëve: Me budallenj si ju do të sundoj edhe njëqind vjet]

Tek teksti që po recensojmë kemi të bëjmë më shumë me një koment se sa me informacion. Në rreshtat e tekstit nuk ka lajm. Opinioni nuk ka nevojë të informohet për komente dhe qëndrime personale.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti së bashku me ekipin e tij zbarkoi në Komunën e Likovës pas një kohe të gjatë mungese këndej. Ai në ekipin e tij e kishte edhe ministrin e arsimit dhe shkencës Abdilaqim Ademi i cili herën e fundit Kumanovën e vizitoi kur VMRO-DPMNE-ja mbante Kongresin e saj të rregullt, shkruan diktafoni.com

Në paragrafin në vijim, gazetari nuk e vërteton atë që e thotë. Publiku nuk ka dëshmi nëse salla sportive në Likovë është projekt në programin e VMRO-DPMNE-së ose jo!

Ahmeti në Komunën e Likovës promovoi një sallë sportive. Ky ishte sipas tij investimi më i madh që ai ka bërë gjatë dhjetë viteve në Komunën e Likovës. Por, edhe pse krenohet me këtë gjë, çështja e sallave sportive është në programin e VMRO-DPMNE-së për t`u përmirësuar infrastruktura në sport. Edhe ky investim kapital që u paraqit nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nuk është meritë e tij, por e liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Ali Ahmeti kumanovarëve  Me budallenj si ju do të sundoj edhe njëqind vjet screenshotLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Ali Ahmeti kumanovarëve: Me budallenj si ju do të sundoj edhe njëqind vjet

Data dhe koha e publikimit: 16.09.2015

Data e recensionit: 17.09.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Paragrafi në vijim ka elemente komentimi. Gjithashtu ka hamendësime. Raportimi vetëm për faktet do të mjaftonte që lexuesi vetë të sillte përfundimet.

Ali Ahmeti edhe pas ca muajve nuk po merr guximin që të vizitoje Lagjen e trimave në Kumanovë. Ndërsa në Likovë sot më shumë ishin prezent truprojat e tij sesa popullatë e gëzuar për ta pritur. Nga frika se do ta pres vetëm kryetari i komunës së Likovës Sadulla Duraku, Ali Ahmeti kish marr të gjithë anëtarët e kabinetit të tij që të vrapojnë pas tij si publikë.

Artikujt e pabazuar në fakte janë vetëm spekulime. Gazetari shkruan se Ali Ahmeti ka veshur jelek anti-plumb, por të njëjtën nuk e konfirmon me asnjë gjë.

Jo zyrtarisht mësohet se Ali Ahmeti ishte i veshur me pancir në stilin e Gruevskit, pasi që si duket ka pasur frikë nga ndonjë atentat të mundshëm. Por, kur pa turmat e banorëve të Likovës që kishin dal për ta pritur, ai u ndal i gëzueshëm dhe tha në vete:”Me budallenj si ju edhe njëqind vjet do të sundoj”.

Rreshti i fundit tregon qartë pasojat nga gazetaria joprofesionale. Në “dhe tha në vete” bazohet i gjithë teksti, nga i cili është bërë edhe titulli. Duke pasur parasysh titullin tendencioz dhe përfundimin e tekstit, lexuesi mëson se ka pasur të bëj me një “lajm” të sajuar dhe se një pjesë e madhe e tekstit nuk është e bazuar në fakte.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

Jo të mjaftueshme

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

jozyrtare, anonime

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

Jo

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja