Krahasim pa dëshmi
Published in Recensione
on 16 - 08 - 2016 Author: Fatlume Dervishi[Recension: “Një minister serb në Kosovë, sa krejtë ministrat e Ali Ahmetit”]
Gazetari nuk ka peshore për të matur vlerën e gjërave ose për të bërë krahasim mes dy subjekteve apo dukurive. I vetmi mjet vlerësimi për të janë dëshmitë ‘pro’ dhe ‘kundër’ një fenomeni apo një fenomeni tjetër dhe dallimin mes tyre. E rëndësishme është të merren parasysh të gjithë rrethanat e gjërave që krahasohen, në rastin konkret, të ministrave të dy shteteve të ndryshme.
Linku deri te artikulli origjinal: “Një minister serb në Kosovë, sa krejtë ministrat e Ali Ahmetit”
Data e publikimit: 13.08.2016
Data e recensionit: 15.08.2016
Recensues: Fatlume Dervishi
Një krahasim mes kompetencave të ministrave të shteteve të ndryshme mund të jetë interesant, sidomos nëse për këtë nisemi nga aspekti i përkatësisë etnike dhe përfaqësimit të drejtë. Një analizë e këtillë e ka bazën në pyetjen si përfaqësohen interesat e një komuniteti jo-shumicë në një shtet dhe si përfaqësohen interesat e një populli shtetformues në një shtet tjetër. Por, ajo që na ofrohet këtu nuk është bindëse. Në tekst mungon qasja serioze, mungon informacioni i plotë, mungojnë plot dëshmi dhe mbase edhe një zë analisti për ta sqaruar fenomenin.
Për punën e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Kosovë autori ka përdorur disa të dhëna interesante, por nuk i ka plotësuar me sqarime. Nga ana tjetër, për punën e “ministrave të BDI-së” (ashtu siç i ka quajtur autori në grup) janë përdorur vetëm komente, vlerësime individuale dhe asnjë dëshmi që ja vlen të konsiderohet si profesionale.
Si është përshkruar puna e ministrave të BDI-së:
Ndërsa partia shqiptare në Maqedoni me gjithë apo ministri dhe funksione tjera shtetërore nuk kanë arritur ta bëjnë asnjë investim në zonat e banuara me shqiptar.
Ky është realiteti i pozitës së shqiptarëve në Maqedoni, të cilët janë të zhytur në borxhe tek shteti që i rrjep me fatura dhe tatime.
Si është përshkruar puna e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Kosovë:
Vetura për organizata joqeveritare dhe media, pagesa të rrymës elektrike, furnizim me dru për ngrohje, mbulim të shpenzimeve shëndetësore.
Kështu thuhet në raportin e Auditorit të Përgjithshëm për vitin që shkoi, ku theksohet se ministri për Kthim dhe Komunitet Dalibor Jevtic ka nxjerrë vendime më të cilat janë realizuar pagesa të rrymës elektrike nga 2,000€ për qytetarët.
Në raport gjithashtu theksohet se janë shprenzuar qindra mijëra euro për subvencione dhe trasfere ku është realizuar 100 për qind e buxhetit.
Për një krahasim të këtillë, patjetër që janë të rëndësishme të merren parasysh edhe rrethanat, në të cilat historikisht janë zhvilluar gjërat. Pastaj, nuk është profesionale që ta përmbyllësh tekstin vetëm me disa fjali të shkurtra, duke nxjerrë konkluzione kokë më vete. Mbase një analizë më e gjatë, që do të përfshinte zhvillimet e një periudhe më të gjatë kohore dhe do të bënte krahasimin mes vendimeve të disa prej ministrave, do të jepte një pasqyrë më të qartë. Në fund, kjo analizë mund të përmbyllej me opinionin e një personi kompetent, që është njohës i mirë i rrethanave. Kështu si është publikuar, artikulli ka rezultuar të jetë tendencioz dhe jashtë rregullave profesionale.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i parregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e