verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Kur gazetaria godet vetveten

on 8 - 08 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “Çmendet” Teuta Arifi, godet vetveten dhe Ali Ahmetin]

Të ushtrosh profesionin e gazetarit, nënkupton të jesh në anën e të mirës dhe kundër të keqes. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se përderisa gjendesh në ndonjë situatë tjetër, mund të bësh kërdi me gazetarinë. Gjuha gazetareske dallon nga asaj e rrugës.

I tillë është rasti në tekstin që po e recensojmë. Një shembull i turpshëm për nivelin e gazetarisë së portaleve dhe një shembull adekuat se në çfarë derexheje po e sjellin profesionin disa portale dhe gazetarë.

Teksti që po recensojmë fyen, nënçmon dhe njollos rëndë kryetaren e Tetovës, Teuta Arifi. Në këtë artikull janë përdorur shprehje nga më të ndryshimet, të cilat në fakt janë kualifikime që autori i tekstit ia adreson zonjës Arifi.

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi ka bë një “çmenduri” të paparë deri më tani në skenën politike në Maqedoni. Ajo i ka dhënë një “shuplakë” vetvetes dhe liderit të partisë së aj Ali Ahmeti, duke mos hezituar të flet me tone të ashpra për sa i takon vizitës së liderit të VMRO-së Nikolla Gruevski në Shipkovicë edhe pse e kishte shef deri sa ishte zv/kryeministre, kurse me të cilin BDI tani e tetë vite është në koalicion.

“Gazetari mban përgjegjësi për fjalën e thënë në publik”, thuhet shkurt dhe qartë në Kodin etik. Në këtë rast, gazetari është i detyruar të përgjigjet për fyerjet dhe nënçmimet që i ka inkuadruar në tekst, duke mos lënë hapësirë të kuptohet qëllimi i lajmit.

“Çmendet” Teuta Arifi screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Çmendet” Teuta Arifi, godet vetveten dhe Ali Ahmetin
Data dhe koha e publikimit: 03.08.2016
Data e recensionit: 05.08.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Deklarata e zonjës Arifi është për t’u diskutuar dhe analizuar, por assesi për t’u keqinterpretuar sipas mënyrës dhe dëshirës së një redaksie.
“Gazetari do ta ruajë prestigjin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin reciprok dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë mediumin e tij për larjen e hesapeve me persona të ndryshëm përfshirë këtu edhe kolegët e tij”.
Gazetari duhet ta kultivojë kulturën e të folurit dhe etikën. Komunikimi i pasjellshëm me opinionin nuk ka të bëjë aspak me profesionin e gazetarit”.

Kjo “çmenduri” e Arifit është shënuar në njëvjetorin e fatkeqësisë së vërshimeve të 3 gushtit. Në pyetjet e gazetarëve të cilët e pyetën Kryetaren e Tetovës edhe për vizitën e liderit të VMRO-DPMNE-së Arifi u përgjigj shkurt : “Një kalë më pak i larë në bronz në sheshin e Shkupit, mund ta rregullon gjithë infrastrukturën e f.Shipkovicë”, pa dhënë sqarime se pse ajo dhe partia e saj BDI vendosin kuaj bronze në Shkup, ndërtojnë e kuajve.

Nuk është profesionale që lajmi të përmbajë koment. “Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve”, rekomandon Kodi etik. Lajmi në fjalë ka shumë komente, ndërsa gjuha e gazetarit nuk është profesionale dhe etike.

Nëse Arifi nuk ka ndonjë problem eventual psikik, këto qëndrime të saja mund të interepretohen si tentim për të manipuluar dhe nënçmuar opinionin shqiptar. Nëse nuk ka probleme psikike dhe nëse ka pak respekt për votuesit e saj, ajo duhet të dalë dhe të sqarojë se pse ka votuar vetë dhe bashkëpartiakët e saj për qeverinë e Gruevskit.

Mishmashi i çështjeve nuk i bën mirë lexuesit dhe publikut. Një lajm duhet të na informojë për një tematikë, ndërsa çdo përzierje e çështjeve të tjera brenda tij, mund të japë bazë për të konsideruar atë se ka qasje tendencioze, të njëanshme dhe jo objektive nga ana e autorit apo gazetarit.

Teksti në fjalë, nuk mund të quhet edhe lajm, sepse në të mungojnë palët e përfshira, ndërsa në fund nuk kuptohet se nga erdhi reagimi dhe se cili është sfondi i artikullit. Përkundër kësaj, autori, duke kaluar vijat profesionale, ka bërë thirrje dhe i ka sugjeruar zonjës Arifi se çfarë duhet të bëjë. Kjo gjë bie ndesh me rolin e gazetarit, i cili është i thjeshtë – të informojë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

:

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e