verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Në gazetari nuk ka vend për lajme të rrejshme

on 15 - 02 - 2017       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

zurnal

[Recension: ZAEVI KA KONFIRMUAR NË LETËR: Pranojmë dygjuhësi në gjithë territorin!]

Teksti që e recensojmë është manipulim i pastër dhe i pavërtetë dhe ka për qëllim ta degradojë liderin e partisë më të madhe opozitare, Zoran Zaev. Vetë titulli i artikullit “AEVI KA KONFIRMUAR NË LETËR: Pranojmë dygjuhësi në gjithë territorin!” është një spin i madhe dhe gënjeshtër, ndërsa është transmetuar në mënyrë që të duket se është e vërtetë dhe sikur të jetë marrë nga burime të sigurta dhe të verifikuara mirë.

Mirëpo, kur ta hapni tekstin, do ta shihni se ajo që është shkruar nuk është e saktë.

ЗАЕВ ПОТВРДИЛ НА ХАРТИЈА Прифаќаме двојазичност на цела територија zurnal.netLinku deri te artikulli origjinalZAEVI KA KONFIRMUAR NË LETËR: Pranojmë dygjuhësi në gjithë territorin!

Data dhe koha publikimit: 13.02.2017

Data e recensionit: 14.02.2017

Recensues: Аna Anastasovska

FOTOGRAFI E SHTREMBËRUAR

E para, artikulli i referohet tekstit të publikuar në televizionin 24Vesti. Mirëpo nuk është vënë link deri te informata burimore dhe mu kjo është përdorur që ajo “të zbukurohet”, të plasohen informata të gabuara dhe lexuesit t’i ofrohet një fotografi e shtrembëruar.

Sipas BDI-së, tani për tani konfirmojnë se Zaevi e ka nënshkruar propozimin për përdorimin e gjuhëve, gjegjësisht për dygjuhësi, me çka de fakto, Zaevi tashmë edhe formalisht ka pranuar të zbatohet dygjuhësia në gjithë territorin e R. të Maqedonisë.

Këtu thuhet se Zaevi e ka nënshkruar propozimin e BDI-së për përdorimin e gjuhëve, gjegjësisht thuhet se ai e ka pranuar dygjuhësinë.

Mirëpo, një gjë e tillë mungon në informatën burimore të publikuar në televizionin 24 Vesti.

Mirëpo, në BDI nuk duan të precizojnë se ç’ka në pako përveç propozim-ligjit për gjuhën e shqipe, të cilin e konfirmojnë, dhe se a e përmban pakoja gjithë atë që e kërkon BDI-ja. Nga LSDM-ja, vetëm shkurtimisht thonë se bëhet fjalë vetëm për një dokument, shkruan Televizioni 24Vesti.

Domethënë dokumenti të cilin Zaevi ia ka dërguar Ahmetit përmban propozim-ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, mirëpo kjo automatikisht nuk do të thotë se ai e ka pranuar në tërësi propozimin e Ahmetit. Në fakt, në rastet kur nuk ka informata dhe të dhëna konkrete, asgjë nuk mund të thuhet me siguri.

Qëllimi i këtij artikulli është i qartë. Të sulmohet Zaevi për diçka për të cilën nuk ka argumente dhe dëshmi të forta dhe ai të degradohet si lider politik.

Në gazetari është e paparamendueshme dhe e palejueshme që lajmet të interpretohen në mënyrë paushalle, e edhe më keq është kur trillohen informatat.

 

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pjesërisht

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare, jozyrtare

relevante, jorelevante

më tepër burime

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të pjesshme

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja