Lajm i shpartalluar me komente tendencioze
Published in Recensione
on 16 - 02 - 2017 Author: Benjamin Arifi
[Recension: BDI NË PRAG TË SHPARTALLIMIT]
Spekulime dhe komente për një parti politike, të bazuara askund. Ky është vlerësimi i përgjithshëm për tekstin që po e recensojmë. Tentimi për të përcjellë një gjendje brendapartiake në BDI është bërë në mënyrë shumë të vaktë dhe pa fakte konkrete. Nuk është prezantuar asnjë dëshmi, me të cilin teksti do të kishte “brum”.
Linku deri te artikulli origjinal: BDI NË PRAG TË SHPARTALLIMIT
Data dhe koha e publikimit: 06/02/2017
Data e Recensionit: 10/02/2017
Recensues: Benjamin Arifi
Tentimi për të “shitur” një lajm me këtë tekst është bërë nëpërmjet plasimit të spekulimeve të pakonfirmuara dhe komenteve në opinion.
“Opinioni këto ditë po vlon nga zëra se brenda BDI-së po ndodhë një përplasje shumë e madhe ndërmjet grupit që është me LSDM-në dhe grupit të VMRO-së. Këto ngjarje bëhen edhe më dramatike pas lajmit me titull ‘’Si i bëri 2 milionë euro për 2 vjet, Nevzat Bejta, kryetar i Gostivarit’’ publikuar nga Express në Kosovë të cilin grupi brenda BDI-së që e mbështet LSDM-në e cilëson si presion ndaj tyre për qëndrimin kundër VMRO-së, sidomos duke pasur faktin që Express-i njihet si shumë i afërt me Nikolla Gruevskin, madje kanë realizuar edhe një intervistë me atë”.
Në këtë paragraf ka më shumë se sa komente dhe spekulime, pasi që është bërë pretendim për lidhshmëri të mediave të caktuara me VMRO-DPMNE-në. Edhe pse gazetarët por edhe audienca mund të kenë njohuri të tilla, nuk u takon gazetarëve që t’i përflasin këto gjëra, pa pasur dhe ofruar fakte.
“Pas këtij lajmi, burime brenda BDI-së thonë se Dega e Gostivarit ia ka dërguar një letër kreut të BDI-së duke e kërcënuar që në rast se edhe një herë e sulmojnë Nevzat Bejtën, komplet dega e Gostivarit do e braktisë partinë”
Edhe ky është pretendim serioz, pasi kështu, në një mënyrë, vihet në pikëpyetje uniteti i partisë për të cilën raportohet. Dhe, sigurisht se mund të pasojnë edhe reagimet nga vetë partia. Mirëpo, në tekst kemi vetëm hedhje të pretendimeve, e asnjë burim konkret e as përfaqësim të mendimit të subjektit apo subjekteve, me të cilët merret ai.
Për gazetarët, një qasje e tillë është e profesionalisht e papranueshme. Si njerëz prej të cilëve varet informimi i opinionit dhe qytetarëve për çështje që ndikojnë në jetën e tyre dhe në shoqëri, duhet patur kujdes që kur të përcjellim informata, të jemi të saktë, korrekt dhe të punojmë në interes të së vërtetës, e jo për interesa të tjera. Kështu edhe na “urdhëron” Kodeksi i Gazetarëve të Maqedonisë. Informata e saktë dhe e vërteta duhet të jetë para të gjithave, e jo spini e spekulimi.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
anonime
jorelevante,
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
TITLE QUALITY
dezinformon
kreativ
senzacionalist
adekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk aplikohet
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e