Lajm i shtrembëruar, faktet dhe palët zëvendësohen me komente
Published in Recensione
on 28 - 07 - 2016 Author: Adrian Kerimi[Recension: SKANDAL: Lirohet nga burgu vrasësi i Komandant “Shqiponjës”, Bajram Limani]
Gazetari nuk mund të kualifikojë një veprim si skandal nëse për këtë nuk posedon dëshmi dhe informata të konfirmuara. Teksti që po recensojmë flet për një çështje të rëndësishme dhe prekëse për opinionin, mirëpo ajo që vërehet në artikull është qasja tendencioze.
Fillimisht, në titull dhe tekst thuhet se është liruar vrasës. Personit të apostrofuar, Bajram Limani, është nuk i është shqiptuar dënimi ose lirimi zyrtarisht, dhe i ai duhet trajtuar përmes parimit të prezumimit e pafajësisë. Në këtë mënyrë, duke e quajtur atë vrasës, shkelen parimet gazetareske. Një togfjalësh që do të ishte shumë më afër të vërtetës dhe standardeve do të ishte “i dyshuar për vrasje”.
Në përvjetorin e vrasjes së Komandant “Shqiponjës” – Xhemail Rexhepi, me urdhër të BDI-së gjykatësja Gjylsime Shabani ka nënshkruar lirimin nga parapurgimi të vrasësit të “Shqiponjës”, Bajram Limani, njofton ekskluzivisht Fakte. Limani mbrëmë vonë është liruar nga paraburgimi dhe është përcjellur për në shtëpinë e tij në fshatin Llojan, ku do të jetë në burg shtëpiak.
Teksti, përveç që nuk ka të cituara burime zyrtare dhe qëndrime të palës mbrojtëse, në të ka shumë komente dhe kundërthënie. Në fund të paragrafit të parë thuhet se Limani është liruar, ndërsa paragrafi mbaron me informacionin se ai do të jetë në burg shtëpiak. Ky pohim faktikisht demanton tezën kryesore të lajmit.
Linku deri te artikulli origjinal: “SKANDAL: Lirohet nga burgu vrasësi i Komandant “Shqiponjës”, Bajram Limani”
Data dhe koha e publikimit: 23.07.2016
Data e recensionit: 23.07.2016
Recensues: Adrian Kerimi
Në sfondin që jepet në fund, kalohen shumë limite profesional në të gazetarisë dhe paragrafi duke si një qëndrim personal, e jo si informacion. Në të akuzohet një subjekt politik dhe lideri i tij, duke mos përcjellë edhe qëndrimin e këtij subjekti mbi këtë çështje, qoftë qëndrim i ri apo i mëparshëm.
“Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve”, pika XIII, Kodi etik i gazetarëve.
Ndryshë sot është bërë një vit nga vrasja e Xhemail Rexhepit “Shqiponjës”, i cili u vra në një lokal të Kumanovës pas një zënke banale nga i autorizuari i Ali Ahmetit për të ruajtur “tronin” e BDI-së në Kumanovë, Bajram Limani. Akademia solemne fillon sot në ora 18 tek Pallati i ish-komitetit në Kumanovë.
Krejt në fund, autori nuk e ka vlerësuar si etike të kërkojë qëndrim edhe nga gjyqi apo gjykatësja e lartpërmendur, për të cilën autori dyshon se ka marrë vendim në bazë të urdhërave partiake. Ky pohim bëhet në mënyrë hipotetike, duke mos u argumentuar me fakte. Në këtë rast, është shumë me rëndësi qëndrimi i gjykatëses si palë e involvuar, për të informuar në mënyrë objektive dhe të balancuar. Kujtojmë se vetë gjykatësja ka reaguar duke demantuar informacionet se ajo ka marrë një vendim të tillë dhe duke thënë se vendimi është marrë nga Këshilli Penal tre anëtarësh, pjesë e të cilit është edhe gjykatësja Gjylsime Shabani, si dhe se vendimi për zëvendësim të masës nga paraburgim në paraburgim shtëpiak, ka ardhur si rrjedhojë e mendimit pozitiv të Prokurorisë Themelore të Kumanovës.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
pohimet jo të sakta
:
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
jorelevante,
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
Jo
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
kopje të plotë
nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e