verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Lajmet e paverifikuara nuk mund të jenë ekskluzive

on 14 - 10 - 2015       
Zhurnal - Ekskluzive - Evitohet konflikti fizik mes Talat Xhaferit dhe perfaqesuesve te VMRO-se dhe LSDM-se

Recension: “Exclusive: Evitohet konflikt fizik mes Talat Xhaferit dhe përfaqësuesve të Vmro-së dhe Lsdm-së”

Në periudhën e krizës politike nëpër të cilën kalon Maqedonia, lajmet për konflikte fizike mes të përzgjedhurve të popullit, është e kuptueshme që do të zgjojnë një interes të madh te publiku. Por gazetari duhet të mbajë përgjegjësi për publikimin e informacioneve të paverifikuara që mund të rezultojnë të pavërteta.

Zhurnal - Ekskluzive - Evitohet konflikti fizik mes Talat Xhaferit dhe perfaqesuesve te VMRO-se dhe LSDM-se 1Linku për te artikulli origjinal:Exclusive: Evitohet konflikt fizik mes Talat Xhaferit dhe përfaqësuesve të Vmro-së dhe Lsdm-së
Data dhe koha e publikimit: 08.10.2015, 22:05
Data e recensionit: 11.10.2015
Recensues: Fatlume Dervishi

Artikulli informon për evitimin e një konflikti të mundshëm mes deputetit të BDI-së, Talat Xhaferi, dhe përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së gjatë seancave të grupit të bisedimeve.

“Për pak është evituar përleshja fizike mes deputetit të BDI-së Talat Xhaferi dhe përfaqësuesve të VMRO-DMNE-së dhe LSDM-së, pasi që këta fundit njëherë kërkuan ndihmë e pastaj u tërhoqën nga propozimligji për ndalimin e bombave.”

Ky pohim është serioz dhe flet për një nivel më të thellë të krizës politike në vend. Andaj autori duhet t’ju qëndrojë pas pohimeve të tij dhe të paktën të tentonte të marrë deklaratën e Talat Xhaferrit ose personave të tjerë për të cilët ai “ka informacion” se kanë qenë të përfshirë.

Madje autori i këtij artikulli pretendon se këtu kanë pasur gisht edhe ndërkombëtarët.

“Burimet për “Zhurnal” theksojnë se ndërhyrja e ndërkombëtarëve ka qenë vendimtare për moseskalimin e situatës.”

Nëse autori nuk kishte mundësi të merrte prononcimin e grupit të parë, të paktën duhet të kishte tentuar për të marrë prononcim nga grupi i dytë, ndërkombëtarët, të cilët janë më neutral në ngjarje. Kjo nuk ndodh dhe asgjë zyrtare nuk është shpalosur. Burimet janë anonime dhe as nuk është sqaruar fakti se pse ka qenë e nevojshme të mbeten të tillë.

Gjatë katër herave kur autori i referohet burimit ose bumeve të tij të informacionit (meqë nuk është e qartë nëse është një burim ose disa burime) ai i referohet si:

  • “Burimet për “Zhurnal” theksojnë se …”
  • “Burime për “Zhurnal” të sigurta në palët e bisedimeve, theksojnë se …”
  • “…burimet nga BDI për “Zhurnal” theksojnë se …”
  • “Burimet tona ndërkombtare thonë se…”

Asgjë zyrtare, asgjë relevante dhe asnjë e dhënë e faktuar që t’i japë një arsye lexuesit për të besuar atë që thotë teksti.

Fjalia përmbyllëse e tekstit bën një pohim tjetër ku thotë:

“Burimet tona ndërkombtare thonë se deri më 20 tetor, do ketë ligj të tillë, i cili do të del nga vullneti i të gjitha partive politike.”

Në asnjë pjesë në tekst, autori nuk bën me dije që bëhet fjalë për informacione jozyrtare dhe të pakonfirmuara. Për këtë, Kodi i Gazetarëve të Maqedonisë thotë:

“Nëse gazetari vlerëson se informacioni i paprovuar është me interes publik, është i obliguar ta publikojë, por duke saktësuar se bëhet fjalë për informacion të pakonfirmuar.”

Informacionet e paverifkuara nuk mund të jenë eksluzive sepse  lënë një hapësirë të madhe dyshimi për vërtetësinë e tyre.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

anonime

jorelevante,

nuk mund të përcaktohet

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostCOMMENTING

ka disa elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

logo

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja