verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Mediat kritikojnë punën e mediave

on 23 - 11 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “Qytetarët me kritika për TV “Shenja””]

Facebook – burim i vetëm informacioni.

Mendimi i “qytetarëve” – i prezantuar vetëm nëpërmjet një qytetari.

Njohësit e rrethanave – që nuk emërtohen fare.

Mediat përsëri dhe përsëri bien në të njëjtën grackë joprofesionalizmi të skajshëm. Ashtu si shumë herë të tjera, edhe në këtë rast, rrjetet sociale janë marrë si burim informacioni relevant duke mos e parë të arsyeshme që pretendimet të dëshmohen edhe me fakte të tjetra.

Aktuale - Qytetaret me kritika per TV Shenja 1Linku deri te artikulli origjinal: “Qytetarët me kritika për TV “Shenja””
Data dhe koha e publikimit: 19.11.2015
Data e recensionit: 21.11.2015
Recensues: Fatlume Dervishi

Kur gazetari merr guximin të  shkruaj nën titullin “Qytetarët me kritika për TV “Shenja”” në tekstin e tij duhet të ketë të paktën 3-4 qëndrime qytetarësh me mendime relevante.

“Rrjetet sociale po vërshojnë me komente negative për Televizionet partiake.” Ka dy gjëra që nuk shkojnë në një fjali të vetme. E para përdorimi i fjalës “po vërshojnë” nuk është në raport me pasqyrimin e një mendimi të vetëm. Dhe e dyta, para se të marrë mendimin e të tjerëve, autori vetë ka etiketuar median në fjalë si “Televizionet partiake”.

“Kur i shoh lajmet e Tv ‘Shenja’ nuk e di a është pres-konferencë partiake apo lajme…”, ka shkruar në statusin e faqes në Fejsbuk, Berisha.

Ky raportohet të jetë gjykimi i një qytetari , të cilit autori i teksti nuk e ka plotësuar qoftë edhe me një tekst të Televizionit Shenja, ku ai do të pretendonte se ka karakterin e një njoftimi për shtyp. Përveç që do të ilustronte atë që thuhet, autori do t’i ikte të qenit tendencioz.

Spekulimi vazhdon me një akuzë në të cilën vetë media që e ka bërë, mund ta gjejë lehtësisht edhe veten.

“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndryshe kanë mobilizuar partitë që të krijojnë infrastrukturë mediatike për çështje të propagandës politike.”

Përmbyllja e tekstit me një konkluzion tendencioz dhe pa asnjë gram dëshmie, është keqpërdorim i besimit që të jep lexuesi.

“Njohësit e rrethanave mediatike në vend, këto tentime për të krijuar televizione partiake, madje i vlerësojnë si TV-mani dhe VMRO-izim të partive shqiptare, të cilët dëshirojnë që propagandën e tyre partiake ta zhvillojnë përmes organeve të tyre mediatike.”

Pas “njohësve të rrethanave” pa emër dhe pa profesion, shpesh qëndrojnë vetë autorët e teksteve duke e parë më të thjeshtë t’i veshin mendimit të tyre “petkun” e ekspertit. Kështu, edhe do t’i shmangeshin akuzës se po komentojnë mbi krijimin e tyre gazetaresk, që është kundër normave, edhe do ta bënin atë të dukej më i besueshëm, që në fakt duhet të merret me shumë rezerva sepse një njohës rrethanash s’ka asnjë arsye për të qëndruar anonim.

  • Në punën e tij gazetarët duhet të përpiqen të mbajnë balance mes konkurencës së ndershme dhe solidaritetit profesional.

  • As gazetarë, e as redaktorë nuk do të guxonin të lejojnë të përplasen me kolgët e tyre përmes mediave të tyre. Një sjlellje e tillë jo vetëm që ulë integritetin dhe dinjitetin e tyre, por e rrënon edhe reputacionin e profesionit të gazetarit në përgjithësi dhe ulë besimin e opinionit ndaj mediave.– shkruhet në Nenin 16 të Kodit Etik të Gazetarëve të Maqedonisë.

Në vendet me demokraci të zhvilluar, mediat janë konkurrentë të njëra tjetrës sa i takon profesionalizmit, por nuk e sulmojnë njëra tjetrën publikisht duke e etiketuar ose konsideruar si medie propartiake


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante,

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

logo

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja