Një foto sa njëmijë fjalë të thëna e të pathëna
Published in Recensione • Uncategorized @sq
on 23 - 11 - 2015 Author: Ferikan Iljazi[Recension: “Ordinanca gjinekologjike në Shuto Orizarë do të punojë tre herë në javë”]
Thuhet një fotografi vlen sa njëmijë fjalë. Edhe kjo fotografi gjeneron njëmijë fjalë ndoshta edhe më shumë, por në kontekst negativ.
Autori i këtij teksti lajmin e ka bërë në mënyrë të rregullt, me informacionin e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë për shpeshtimin e orartit të punës të ordinancës gjinekologjike në lagjen Shuto Orizarë, e banuar më së shumti me popullatë rome, por ajo që vret syrin është fotografia, një element shumë i fuqishëm që i jep krejtësisht kahje tjetër informacionit
Linku deri te artikulli origjinal: Ordinanca gjinekologjike në Shuto Orizarë do të punojë tre herë në javë
Data dhe koha e publikimit: 06/11/2015
Data e recensionit: 15/11/2015
Recensuese: Ferikan Iljazi
Nëse na jepet e drejta për të komentuar vetëm kontekstin në të cilin është vënë kjo fotografi, duhet të theksohet se ajo ka qëllime të ndryshme nga teksti që e shoqëron. Teksti flet për alternativa të reja për gratë e lagjes Shuto Orizare të Shkupit që të pranojnë kujdesin e nevojshëm nga një mjek – gjinekolog amë. Një tekst i plotë, me të gjitha elementet e nevojshme të një lajmi. Por është thuajse e pamundur që mos të bie në sy fotografia me të cilën autori ka ilustruar tekstin. Fotografia, nuk pasqyron ordinancën, as gjinekologun përkatës që ka marr përgjegjësinë, dhe as (ta zëmë) Ministrin e Shëndetësisë i cili ka marrë vendimin.
Siç mund të shihet, gazetari ka përdorur një fotografi ku shihen romët si persona të “pistë”, endacakë dhe muzikantë, një stereotip ky që jeton mes shekujsh. Një paraqitje e tillë diskriminon një etni të tërë, pa përjashtime. Fotografia aludon në tentativën për të paraqitur këtë komunitet se grupi në fotografi dhe që kanë nevojë të “tepruar” për gjinekologjinë pasi që kanë familje të mëdha apo bëjnë shumë fëmijë.
Gazetaria është një profesion i shenjtë i cili duhet të kultivojë të drejtat, liritë, dhe dallimet e njeriut e jo të krijojë ndasi prej tyre. Të gjithë jemi qytetarë të një vendi, me të drejta të barabarta. Prandaj nuk duhet shfrytëzuar dallimet për të bërë diskrimimin ndaj atyre që “nuk janë si ne”.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
pohime të sakta
deklarata të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare
relevante,
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk ka informata të rrejshme
nuk aplikohet
anshmëri tjetër
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
informon
jokreativ
josenzancionalist
adekuat
i qartë
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk nxit për përdorimin e dhunës
diskriminon
diskriminim nacional, diskriminim racor,
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e