verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Në lajm nuk bëhen kualifikime dhe nënçmime!

on 11 - 08 - 2016       

[Recension: Skandal: Bashkëpunëtori i Gruevskit e rreh si “gomar” një banorë të Shkupit që kritikonte qeverinë]

Gazetari nuk është ai i cili kualifikon një veprim. Ai është i obliguar të mbrojë interesin qytetar në këtë rast, por jo edhe të nënçmojë. Një akt kundër-profesional ndodh në këtë tekst, të cilin po e recensojmë. Teksti mbase nuk korrespondon me titullin në aspektin e kualifikimit që jepet në titull, mirëpo kujtojmë që lexuesi në titull informohet për atë që përmban teksti.

Në këtë rast, në tekst veprohet në mënyrë jo parimore dhe jo profesionale, nga që për një qytetar – viktimë e një sulmi fizik, thuhet se është rrahur “si gomar”. Nënçmime të tilla që gazetarët bëjnë ndaj palëve në lajmin e tyre, janë në kundërshtim me profesionin dhe Kodin etik, e për më tepër, për to mund edhe të përgjigjen para ligjit. Gazetari duhet ta ketë të qartë që e drejta e tij dhe liria e shprehjes përfundojnë aty ku fillon e drejta e tjetrit.

Një skandal tjetër po tronditë Maqedoninë. Kësaj rradhe një bashkëpunëtor i ngushtë i ish kryeministrit Gurveski dhe ministrit të Policisë, Mitko Çavkov, ka vendosur që fizikisht ti qërroj hesapet me një banorë nga Shkupi i cili kritikonte Gruevskin se plotë 3 ditë askush nuk ju ka ardhur për tju dalur në ndihmë. Menjëher pas kësaj kritike bashkëpunëtori i Gruevskit kishte filluar ta sulmoj me grushta, shkruan Zhurnal.

“Gazetari duhet ta kultivojë kulturën e të folurit dhe etikën. Komunikimi i pasjellshëm me opinionin nuk ka të bëjë aspak me profesionin e gazetarit”, pika 15 e Kodit etik të gazetarëve

Skandal Bashkëpunëtori i Gruevskit screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Skandal: Bashkëpunëtori i Gruevskit e rreh si “gomar” një banorë të Shkupit që kritikonte qeverinë
Data dhe koha e publikimit: 09.08.2016
Data e recensionit: 10.08.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Nëse autori ka dashur që përmes këtij skandali profesional të mbrojë qytetarin, ka pasur mundësi tjetra profesionale për ta bërë këtë, në formën më të mirë të mundshme. Në raste të tilla, kërkohet qëndrimi i palëve të përmendura në tekst për të dhënë më mirë shpjegim rreth incidentit. Gjithnjë burime më të sigurta janë ato me të cilat ballafaqohesh vetë, e jo përmes mundësisë së kopjimit apo përkthimit.

Pavarësisht se në paragrafin në vijim gjykohen mediat tjera se gjoja nuk kanë pasur guximin për të publikuar një incident të tillë të filmuar, vetë autori vetë-censurohet, bazuar në faktin që teksti është përkthyer nga një medie tjetër dhe është përshtatur në gjuhën shqipe. Kjo vërteton faktin se qëllimi i tekstit nuk është parimisht të plasojë të vërtetën, nga që për incidentin është mësuar përmes një video incizimi të një redaksie tjetër, ndërsa mungesa e përmbajtjes vetanake tregon se autori nuk ka shkelur me këmbët e tij në terrenin ku ka ndodhur incidenti. Neglizhenca vërtetohet me qasjen tendencioze ndaj kësaj ndodhie.

Ndryshe, për herë të parë videoja është publikuar në një televizion bullgar, ndërsa pjesa më e madhe e mediave në Maqedoni kishin qenë të censuruar për ta publikuar këtë video tronditëse që mund ta shihni më poshtë.

Lajmi nuk mund të thuhet se është i kompletuar, nga fakti që nuk ka një strukturë të mirëfilltë dhe profesionale për t’u publikuar si artikull final. Përveç titullit tendencioz, mungesës së hulumtimit dhe verifikimit autonom të redaksisë, kualifikimeve jo profesionale dhe gjuhës jo etike, tekstit i mungon edhe sfondi apo informacioni shtesë, i cili shpjegon në mënyrë plotësuese mbi atë se çfarë ka ndodhur në rajonin ku është sulmuar një qytetar.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

Pjesërisht

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

Jo

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi me link

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

Dehumanizim dhe nënçmim

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e