Një “lajm” që nuk e kupton askush
Published in Recensione
on 6 - 06 - 2016 Author: Adrian Kerimi
[Recension: Shërbimet e huaja të MPB-së kanë vjedhur “bombat” e Çaushit?]
Lajmi që po recensojmë nuk ka kuptim. Nuk mund të vërtetohet, por me gjasë i njëjti është i përkthyer, por i papërshtatur në aspektin gjuhësor. Në dy paragrafet, flitet për çështje shumë me rëndësi për opinionin publik, por lexuesi vështirë e ka të kuptojë tekstin dhe të gjejë përgjigjen e titullit.
Kodi Etik: “Publikimi i informacioneve që kanë statusin “të bësueshme” është e mundur atëherë kur do të konstatohet se e drejta e publikut për të qenë i informuar është më e madhe sesa e drejta e respektimit të arsyeve të besueshmërisë të informacionit”.
Janë zhdukur në mënyrë misterioze materiale të incizuara, hard- disqe dhe USB në ku janë ruajtur kinse pjesë e “bombave” të LSDM-së, ndërsa në aksionin sensacional të MPB-së realizuar më 23 mars këtë vit “janë gjetur rastësisht” në shtëpinë e vëllezërve Zakir dhe Imer Beqiri në lagjen Çento, të cilit i është gjykuar për rastin “Letërnjoftimet e rresjhme”.
Në titull thuhet se “shërbime të huaja të MPB-së” kanë vjedhur të ashtuquajturat bomba të Çaushit, mirëpo një gjë e tillë nuk dëshmohet në tekst. Me gjasë, lajmi është bërë bazuar në gojëdhëna.
Kodi Etik: “Tutulli ose paralajmërimi i kontributit patjetër të jetë në harmoni me përmbajtjen e tij”.
Linku deri te artikulli origjinal: “Shërbimet e huaja të MPB-së kanë vjedhur “bombat” e Çaushit?”
Data dhe koha e publikimit: 02.06.2016
Data e recensionit: 03.06.2016
Recensues: Adrian Kerimi
Për çështjet e hapura, autori është i detyruar që në një lajm të përfshijë edhe palën tjetër. Në tekst nuk ka prononcim të asnjërës nga palët që apostrofohen, as të Çaushit (apo avokatit tij në këtë rast), e as të ministrit të brendshëm Çavkov ose ndonjë zyrtari adekuat të MPB-së. Për më tepër, në tëkst as nuk potencohet nëse është kërkuar qëndrim nga palët. Kjo është një dëshmi tjetër për faktin se teksti është përkthyer ose marrë nga ndonjë burim tjetër, por mbi të gjitha, në thelb, ai nuk është lajm, por e kundërta e lajmit, spekulim i pavërtetuar.
Për herë të parë për këto materiale që i ka gjetur policia ka folur ish zv/ ministri i policisë tani ministër aktual Mitko Çavkov më 24 mars, një ditë pas aksionit. Në shtëpinë e Çaushit sipas tij janë gjetur hard disqe dhe USB, në të cilat ka pasur materiale, transmeton Aktuale.mk.
Pa marrë parasysh çështjen, për të cilën gazetari dëshiron të informojë lexuesit, në lajm duhet të bashkëngjitë fakte relevante, dëshmi dhe prononcime, duke mos harruar që gjithnjë të thirret në burime të konfirmuara dhe të sigurta. Parim themelor i gazetarisë profesionale është që gjuha me të cilën gazetari komunikon me lexuesit duhet të jetë mbi të gjitha etike dhe e kuptueshme. Problemi kryesor i këtij artikulli është që nuk mund të kuptohet se çfarë ka informuar gazetari, çfarë ka ndodhur dhe ku janë zhdukur “bombat” e Çaushit.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
Jo
Nuk përjashtohet
Nuk përjashtohet
është i njëanshëm
anshmëri politike, anshmëri tjetër
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
i paqartë
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i palexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i parregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e