Nuk ka barazi ndërmjet vandalizmit urban dhe shkatërrimeve të SHI-së
Published in Recensione
on 21 - 04 - 2016 Author: Владимир Мирчески[Recension: ISIS-i shkatërronte përmendore në Palmira, Zoran Zaevi në Shkup (FOTO)]
Spin i paturpshëm. Propagandë mediatike dhe tentim për t’i barazuar rastet e vandalizmit urban në Shkup, me shkatërrimin e pakthyeshëm të artefakteve me vlerë të paçmueshme historike në Siri.
Linku deri te artikulli origjinal: ISIS-i shkatërronte përmendore në Palmira, Zoran Zaevi në Shkup (FOTO)
Data dhe koha e publikimit: 17.04.2016, 14:02
Data e recensionit: 18.04.2016
Recensues: Vlladimir Mirçeski
SPIN DHE PROPAGANDË
Makina mediatike për spinim kaloi në shpejtësi më të madhe – protestat në Shkup kundër aktit të amenstimit grupor, si dhe rastet e shëmtimit të një pjese të objekteve të projektit “Shkupi 2014”, filloi ta krahasojë e çmendurinë civilizuese të Shtetit islamik, i cili pas vetes le shkretim, duke shkatërruar trashëgimi historike që i takon njerëzimit. Ky është një manipulim i rrezikshëm, pa dyshim. Shenjë e barazimit nuk mund dhe nuk guxon, së paku në një mjedis normal mediatik, të vëndohet në mes të këtyre dy situatave.
Në rastin e Shkupit, nuk flasim për shkatërrim të përhershëm të objekteve, por për, le të themi, dëmtim të tyre të pjesërishëm, me atë atë që mbi qëllohet me ngjyrë, vezë ose shkruhen grafite. Domethënë, nuk bëhet fjalë për akt të papërmirësueshëm. Po, nevojiten para dhe kohë. Po, kjo bën pjesë në kategorinë vandalizëm, mirëpo gjithsesi nuk është njësoj sikurse ngritja në ajër objekteve të vjetra me mijëra vjet, të mauzoleve, muzeve, siç bëjnë fundamentalistët në Siri, Irak dhe në Afganistan.
REVOLTA QYTETARE NUK ËSHTË GJENOCID KULTUROR
Pastaj, Shteti islamik, sipas shumë ekspertëve, si pjesë të strategjisë së tij për shkatërrimin e artefakteve, në fakt, bën gjenocid kulturor.
“Ky shkatërrim paraqet fazë të re në pastrimin kulturlogjik që zbatohet në rajonet që janë nën kontrollin e ekstremistëve”, thotë Irina Bokova, drejtore e UNESCO-s. (deklaratë e dhënë pas shkatërrimit të bibliotekës në Mosul)
Në Shkup nuk bëhet fjalë për një gjë të tillë, por për shprehje të revoltës qytetare, aktet e dhunës gjithsesi nuk janë për t’u arsyetuar, për shkak të vendimit konkret politik dhe situatës në vend. Njerëzit, me shëmtimin e përmendoreve dhe objekteve të projektit “Shkupi 2014”, i dërgojnë porosi pushtetit “foshnje” e të cilit, apo nëse dëshironi “diamant në kurorë” dhe simbol i fuqisë së partisë në pushtet është mu ai, për disa projekt grandioz, e për disa tjerë megaloman. Për këtë flasin edhe porositë e shkruara në Portën “Maqedonia”, si për shembull: “Ky është popull”, „”VMRO asnjëherë më”, “Vdekje fashizmit, liri popullit”…
Një spin tjetër serioz është ai se, gjoja demonstrantët janë kundër historisë maqedonase segmente të së cilës gjenden te Porta “Maqedonia”.
“Këto janë përmendore, kushtuar historisë maqedonase, të cilat u pengojnë hordhive të egra të organizuara nga Zoran Zaevi.”
Një gjë është që demonstrantët të jenë kundër projektit “Shkupi 2014”, të cilë gjë e shprehin qartazi, mirëpo të thuhet se janë kundër historisë së popullit të vet është manipulim, për shkak se hudhja e vezëve në portë nuk do të thotë se ata i nënçmojnë edhe ngjarjet që janë paraqitur në të në formë të reliefit. Jo, ata janë kundër politikës së një elite, të manifestuar dhe të paraqitur pikërisht nëpërmjet portave, barokut, përmendoreve antike…
Një artikull propagandues që mund të shkaktojë bela të madhe, nëse gjendet në duart e ndonjë njeriut të dezinformuar dhe të udhëzuar gabimisht.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
pohimet jo të sakta
deklarata jo të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e