verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Pala tjetër është e domosdoshme

on 6 - 10 - 2015       

[Recension: “Komuna e Çairit: Parcela është e dedikuar për terren sportiv. Nuk ka leje për ndërtim objekti”]

Lajmi gjithmonë duhet që në përmbajtjen e tij të posedojë edhe palën e cila ka nxitur lajmin, ose reagimin e palës tjetër. Në rast se bëhet fjalë për ngjarje që kanë pasur një zhvillmin në vazhdimsi, është e nevojshme të jepet edhe një retrospektivë në background se si kanë rrjedhur ngjarjet. Një pjesë e publikut mund të mos ta ketë ndjekur ngjarjen nga fillimi dhe mungesa e backgroundit e bën atë lajm të mangët.

Komuna e Çairit  Parcela është e dedikuar për terren sportiv. screenshotLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Komuna e Çairit: Parcela është e dedikuar për terren sportiv. Nuk ka leje për ndërtim objekti

Data dhe koha e publikimit: 01.10.2015

Data e recensionit: 02.10.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Në tekstin që po recensojmë thuhet se “Pas lajmit se një terren sportive është keqpërdorur….”, por nuk jep detaje për lajmin paraprak që i referohet dhe nuk sjell reagim e banorëve të cilët me reagimin e tyre bënë lajm.

Pas lajmit se një terren sportive është keqpërdorur, përfshi edhe parkun e banesave përreth tij, në lagjen Fushë-Topanë të Çairit, kanë reaguar autoritetet e komunës së Çairit.

Paragrafi në vijim do të duhej të ilustrohej me pamje (foto) nga terreni për sport dhe rekreacion në Komunën e lartpërmendur.

Në reagimin e Komunës thuhet se parcela për të cilën bëhet fjalë është e dedikuar për terren sportiv dhe rekreacion i paraparë me planin detal dhe planin gjeneral urbanistik. Si bartës të pronësisë të parcelës së lartpërmendur në Kadastrën e patundshmërive, sipas komunës është cekur shteti, gjegjësisht Republika e Maqedonisë, si dhe disa persona fizik.

“Deri më tani nuk ka të parashtruar kurrfarë kërkese për dhënien e lejes për ndërtim në këtë parcelë e as për ndërtim të ndonjë terreni sportiv dhe rekreativ”, kanë thënë autoritetet e komunës së Çairit.

Tekstit i mungon pala tjetër, që në këtë rast është prononcimi i banorëve të cilët me reagimet e tyre i dhan kësaj çështje një rëndësi mediatike. Mungojnë informacione mbi ngjarjet që i kanë paraprijë kësaj komunikate si: aksioni i qytetarëve për të larguar rrethojat të cilat ishin vendosur si paralajmërim për ngritjen e një ndërtese banimi dhe revoltën e qytetarëve të cilët paralajmëruan masa radikale në rast se nuk ndërpritet një planifikim i tillë.

Të gjitha këto elemente gazetari do të mund t’i siguronte vetëm duke sjellë për lexuesit qëndrimin e qytetarëve të cilët përveç reagimit paralajmëruan edhe aktivitete të ndryshme për të ndaluar uzurpimin e terrenit për sport dhe rekreacion.

Përveç kësaj, tekstit nuk i janë bashkëngjitur fotografi të cilat korrespondojnë plotësisht me tekstin. Derisa në tekst përmendet Fushë Topana dhe terreni për sport dhe rekreacion, në fotografi paraqitet diçka tjetër dhe në vend që fotografia të plotësojë informacionin, siç duhej te bënte, ajo mund të çorientojë lexuesin.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike, anshmëri komerciale

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja