verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Pa “pashain” si palë tjetër, nuk ka lajm profesional!

on 1 - 06 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: LR-PDSH godet ‘pashain’ e Sarajit Bekim Muratin]

Kemi të bëjmë me një tekst, i cili fillimisht nuk ka strukturë të lajmit. Autori ka publikuar një reagim, duke mos e përcaktuar vallë bëhet fjalë për citat apo jo, duke krijuar në këtë mënyrë hamendje tek lexuesi, i cili, në këtë rast, pavarësisht se titulli e informon pak a shumë për përmbajtjen, nuk mund ta dijë nëse kjo përmbajtje është shkrim gazetaresk apo reagim politik. Gjatë gjithë përmbajtjes shtrohen kritika dhe akuza të ashpra, cilësime dhe emërtime, por teksti nuk sjell asnjë dëshmi konkrete.

KRYETARI I LR-PDSH-SARAJ, AKUZA KRYETARIT TË KOMUNËS, BEKIM MURATI:
BUKOVIQI KATËR DITË PA UJË TË PIJSHËM!!!
Nuk dua gabimisht të kuptohem nga askush, por më duhet të reagoj (si Kryetar i degës së LR PDSH të Sarajt) në lidhje me mosfunksionimin e Komunës së Sarajit dhe në vecanti Kryetarit Bekim Muratit. Neve të gjithë e kemi kuptuar rolin që ka ai në funksionimin e kësaj komune, dhe këtë reagim ja drejtojmë atij, duke mos pasur rrugëdalje tjetër. Thjeshtë kërkoj që autoritetet e komunës së Sarajit ta punojnë punën për të cilën janë votuar dhe marin rroga; të mbrojnë qytetarët dhe interesat të tyre! Kujt ti drejtohen qytetarët e f. Bukoviq për ndihmë, kur për disa ditë në këto ditë të ngrohta verore, kanë mbetur pa ujë për të pirë!

LR PDSH godet ‘pashain’ e Sarajit Bekim Muratin screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “LR-PDSH godet ‘pashain’ e Sarajit Bekim Muratin”
Data dhe koha e publikimit: 31.05.2016
Data e recensionit: 01.06.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Teksti flet për diçka serioze, pavarësisht se është i vështirë përcaktimi i autenticitetit të këtij qëndrimi. Në të janë të apostrofuara disa palë, si kryetari i Komunës Sarajit, Bekim Murati, banorët, kompania EVN, etj. Është për t’u çuditur se si ka mundur autori të finalizojë një tekst si ky, duke mos kërkuar qëndrim nga asnjëra palë e apostrofuar. Në tekst trajtohet gjendja e banorëve të Komunës së Sarajit, por ja që brenda tij nuk ka asnjë banor, i cili do të forconte apo dëshmonte reagimin e subjektit në fjalë. Aq më tepër, në përmbajtje nuk është përfshirë edhe vetë ‘caku’ i këtij artikulli, kryetari i komunës. Duke mos e pasur prononcimin e tij, qasja ndaj kësaj çështjeje në këtë përmbajtje bëhet jo e balancuar. Kujtojmë që pa palën e dytë, gjithnjë vihet në pikëpyetje gazetaria profesionale. Autori në këtë rast nuk tregon edhe nëse ka tentuar të kërkojë qëndrim nga kreu i kësaj komune.

EVN- ja ka vendosur që t’ua ndaloj furnizimin me rrymë elektrike pa të cilën pompat nuk e përcjellin ujin. Konstatojmë se ryma duhet të paguhet! Me të vërtetë është pyetja në vend se kush duhet ta paguajë rrymën. Përgjigjja më e thjeshtë do të ishte se duhet ta paguan ai që e harxhon. Po dhe jo! Autoritetet komunale sipas definicionit janë mbrojtës dhe ndërtues të standardit të qytetarëve të vet. Në këtë rast autoritetet komunale bëjnë krim ndaj qytetarëve të f. Bukovic. Fillimisht nuk reagojnë në rregullimin e cështjes; nuk ju intereson jeta e qytetarëve, nuk bëjnë asgjë për furnizimin me ujë për të pirë në shumë fshatra të kësaj komune.

Artikulli ka ngjyrë dhe anshmëri politike. Ashtu siç është dërguar reagimi, ashtu edhe është plasuar në opinion, duke mos e strukturuar tekstin dhe duke mos i dhënë formën e lajmit. Përveç kësaj, tekstit i mungon edhe aspekti stilistik.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

Nuk përjashtohet

Nuk përjashtohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja