verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Përgënjeshtrim nëpërmjet justifikimit të të pavërtetave

on 7 - 10 - 2016       

[Recension: Update: Lajmi i UÇK-së mbi dy sulme të fundit në Shkup, del të jetë i pavërtet. Nesër prononcohet MPB e Maqedonisë]

 “Kush punon, edhe gabon” është frazë që e dëgjojmë sa herë që bëhet ndonjë gabim gjatë një procesi të punës. Sidomos në ato profesione, ku faktori kohë është ndër kryesorët në prodhim, siç është gazetaria, edhe mund të falen lëshimet e ndryshme, për shembull, ato teknike apo gjuhësore. Patjetër, gabimet janë njerëzore, e po aq njerëzor në raste të tilla duhet të jetë mirëkuptimi. Mirëpo, gabimi ka kuptim të tillë kur bëhet pa dashje dhe rrallëherë, e jo pothuajse çdo ditë apo disa herë në ditë, bile me vetëdije. Ky më nuk quhet gabim, por plan ose strategji për të dezinformuar publikun që të ndjek.

[Recension: Update: Lajmi i UÇK-së mbi dy sulme të fundit në Shkup, del të jetë i pavërtet. Nesër prononcohet MPB e Maqedonisë]Linku për te artikulli origjinal: Update: Lajmi i UÇK-së mbi dy sulme të fundit në Shkup, del të jetë i pavërtet. Nesër prononcohet MPB e Maqedonisë

Data dhe koha e publikimit: 02.10.2016

Data e recensionit: 03.10.2016

Recensues: Agron Vrangalla

Lajmi është një përditësim apo korrigjim i lajmit të mëparshëm, i cili edhe nga MPB doli të jetë i cilësuar si i pavërtetë. Por, këtu do të merremi me lajmin e dytë, apo, më saktë, me përditësimin e lajmit të parë mbi “sulmin e UÇK-së në Maqedoni”. Fjalë e madhe – kur e mendon.

Tani, këtu përballë kemi një lajm, të cilin po ta emërtojmë vetëm si “tronditës”, kemi përdorur të gjithë mirësjelljen e mundshme që posedojmë. Pra, në këtë kontekst shoqëror, politik dhe të sigurisë, bëhet fjalë për një lajm që të çon nga shtrati. Dhe, duke pasur parasysh pjesën e parë të lajmit (me të cilin nuk do merremi sepse u shtjellua si ide), tani, te kjo pjesa e përditësimit apo plotësimit, sipas rregullave, i bie që redaksia të kërkojë falje për të pavërtetën e madhe që publikoi, duke sqaruar me radhë të gjitha “pengesat” që pati për të mos arritur të verifikojë informacionin, duke e lënë të publikohet si i tillë. Ky do të ishte hapi i duhur.

Por jo. Paragrafi i parë i lajmit përsëri fillon me storje lufte, ku UÇK-ja ka marrë përsipër dy sulmet e mëhershme që ndodhën në Shkup, ku këto aksione, siç thuhet, kanë qenë të suksesshme. Ky paragraf është fare pa vend dhe ngjall neveri.

Mirëpo, lajmi në fakt flet për diçka tjetër dhe tregon se nga MPB do të përgënjeshtrojnë të ketë ndonjë plan për sulm të ri nga ana e UÇK-së. Kjo është pjesa ku teksti është në rregull, por çështja është se me këtë fjali dhe paragraf duhej të fillonte lajmi, e jo me atë para tij. Kjo tregon se redaksia në mënyrë koshiente është e dhënë pas sensacionit dhe me çdo kusht dëshiron ta përdorë atë për të fituar më shumë lexime.

Ndërkaq, pjesa më ‘e fuqishme’ qëndron tek dy paragrafët e fundit, ku thuhet se lajme të tilla nuk i ndihmojnë popullatës, sepse ndikojnë në shtimin e hutisë tek ata. Po mirë, këto lajme kush i publikon, shtojzovallet?! Një herë publikohet me paramendim ‘lajmi’, e më pas thuhet që duhet pasur kujdes me këto lajme sepse mund të ngjallin dyshim dhe frikë tek publiku? Dhe, në fund, për të vënë ‘qershinë mbi tortë’, citohet MPB-ja, e cila porosit mediat që të kenë kujdes gjatë publikimit të kumtesave anonime. Lind pyetja, në adresë të kujt shkojnë këto vërejtje? Me siguri se nuk janë për trumcakët që rrinë mbi degët e pemëve të thara, apo jo?!

 

 

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike, anshmëri komerciale

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

josenzancionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

Mund të shkaktojë frikë, panik, urrejtje

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja