verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

“Predikim” tendencioz dhe i njëanshëm

on 7 - 11 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

alfa

[Recension: Еkspertët porosisin: PSP-ja të mësojë nga më të mirët]

Një ekspert, e jo shumë ekspertë. Më saktë, eksperte e njohur për nga mbrojtja jashtëzakonisht joobjektive e çdo gjëje që del nga kuzhina politike e VMRO-DPMNE-së, pa marrë parasysh se a bëhet fjakë për ndonjë projekt parazgjedhore, për sulm ndaj PSP-së, për promovim të ndonjë mase joreale, për ndonjë sjellje politike që nuk përkon me demokracinë. Më saktë, ajo mbështet gjithçka që e ka shenjën e VMRO-DPMNE-së, qoftë kjo edhe ndonjë fërgesë e thjeshtë!

 1111Linku deri te artikulli origjinal: Еkspertët porosisin: PSP-ja të mësojë nga më të mirët

Data dhe koha e publikimit:  31.10.2016, 18:02

Data e recensionit: 02.11.2016

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

 

EDHE SIKUR TË JETË FËRGESË, NËSE ËSHTË NGA VMRO-DPMNE-ja, PATJETËR TË LAVDËROHET

Njëanshmëria dhe favorizimi janë karakteristikat kryesore të këtij teksti. Shkojnë dorë për dore si dhëndëri dhe nusja. Nuk ndahen, ku shkon njëri atje është edhe tjetri. I gjithë materiali sillet rreth pohimeve të një personi. Vetë fakti se bëhet fjalë për numrin njëjës, e jo për shumës – “ekspertët”, siç thuhet në titull, e bën atë problematik. Mirëpo, kur do të shihet se kush në fakt është ekspertja, atëherë para sysh e kemi gjithë fotografinë. Bëhet fjalë për profesoreshë universitare e cila në paraqitjet e saj publike në periudhën e kaluar dëshmoi dhe tregoi se është gjithçka, vetëm se jo vëzhguese objektive e gjendjes politike në Maqedoni. Sa për ilustrim:

“Тitaniku” i Janevës u fundos në indikacionet (Еvesti, 13.02.2016)

Karakamisheva-Jovanovska: Fushatat e LSDM-së bazohen në tre fronte, të gjitha të pasuksesshme (Republika, 06.10.2016)

KARAKAMISHEVA: Facebook PSP-ja ka problem me “imixhet” (KOLUMNË, Теlegraf, 20.10.2016)

Tanja Karakamisheva: PSP-ja zhvillon fushatë për LSDM-në (Press24, 22.10.2016)

Zaevi i mbron apetitet e mëdha shqiptare në kurriz të interesave nacionale maqedonase (Netpress, 02.11.2016)

Domethënë është më se e qartë se bëhet fjalë për “ekpsert” të njëanshëm. Nëse tashmë është marrë vendimi që ajo të jetë bashkëbiseduese në tekst, atëhetë pаtjetër është dashur të gjendet dikush që do të ishte baraspeshë, që do t’i kundërvihej qëndrimeve të saj. Mirëpo, kjo nuk është bërë dhe vetëm në bazë të “analizave” të “ekspertes”, është ndërtuar i gjithë artikulli. E papranueshme! Anshmëria e saj reflektohet në tërësi edhe në artikull, i cili, rrezaton e joobjektivitet.

Raportimi për proceset politike, veçanërisht zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike – neni 14 i Kodit të gazetarëve.

Mirëpo, ky problem e tërheq edhe tjetrin – pasi që kemi vetëm një, ja ta quajmë burim të informatave, atëherë kjo reflektohet edhe mbi përmbajtjen e cila nuk ka ndonjë komponentë serioze informative, por thjesht është përcjellje e “predikimit” të “ekspertes”.

QËËLIME PARTIAKE-POLITIKE

Pengon edhe toni komentues në fillim të kronikës:

“Qasje joselektive, profesionalizëm e jo politikë. Prokuroria speciale publike duhet të mësojë se si duhet të punojë, e shembulli më i mirë për këtë është Byroja Federale e Hetimeve (FBI) në SHBA.

Lidhja ndërmjet LSDM-së dhe PSP-së këto ditë u konfirmua edhe nga nënkryetari i socialdemokratëve Kiracovski…”

Pikërisht qasja e këtillë, që është në kundërshtim me nenin 13 të Kodit, i cili thotë se “gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit”, nuk duhet të gjejë vend të kronikat “informative”.

Marrë në përgjithësi, lexuesve u është ofruar një përmbajtje e njëanshme dhe favorizuese mediatike, që është vënë në funksion të qëllimeve partiake-politike.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

nuk ka

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja