Recension: Bllokohen llogaritë e “Aktor”, Komisioni Evropian u bëri thirrje autoriteteve të bëjnë hetime
Published in Recensione
on 7 - 04 - 2014 Author: Владимир МирческиMe të vërtetë më vjen mirë kur pas një kohe të gjatë kam mundësi të lexoj një artikull kualitativ gazetaresk, siç është ky. Shembull shkollor për tekst të përgatitur mirë që merret me një temë jashtëzakonisht të rëndësishme – indikacionet serioze për korrupsion në nivel të lartë. Artikulli fiton në peshë edhe me vetë faktin që zbulon momente të reja, shumë të rëndësishme nga i gjithë rasti, i cili fillimisht u zbardh nga opozita. Pra, kemi një lajm të madh, burime të besueshme, hulumtim në terren, që do të thotë se janë të gjitha elementet për një storje të shkëlqyeshme gazetareske.
Linku deri te artikulli origjinal: Bllokohen llogaritë e “Aktor”, Komisioni Evropian u bëri thirrje autoriteteve të bëjnë hetime
Data dhe koha e publikimit: 02.04.2014, 14:59
Data e recensionit: 03.04.2014
Recensues: Vlladimir Mirçeski
“INFORMATË – B OMBË”, NË ASPEKT GAZETARESK E MBULUAR NË TË GJITHA ANËT
Tema që përpunohet është shumë serioze, veçanërisht për ata që janë të prekur në mënyrë të drejtpërdrejtë, që të mundet shkel e shko të plasohet një lajm-bombë. Prandaj, gazetari është përpjekur maksimalisht që informatat e plasuara të jenë “të mbuluara” nga të gjitha anët që të mos ketë asnjë dilemë në vërtetësinë e pretendimeve të publikuara. Për këtë nevojiten, para së gjithash, burime të besueshme, e ky tekst i ka ato. Informata e parë, që është dëgjuar nga burime të brendshme të kompanisë së kontraktuar është konfirmuar edhe nga kryetari i komunës, në afërsi të së cilës ndërtohet autostrada. Se ka diçka të dyshimtë, të cilën gjë e pohon opozita, në artikull në mënyrë indirekte është konfirmuar edhe nga Brukseli, paratë e të cilit, janë në lojë, i cili “në mënyrë diplomatike” e udhëzon qeverinë e Maqedonisë që rastin ta hetojë në mënyrë të detajuar. Por, autori nuk ka mbetur vetëm në këtë, por ka shkuar edhe në terren ku drejtpërdrejtë nga punëtorët, identitetin e të cilëve e ka mbrojtur, ka marrë deklarata se me të vërtetë ka largime nga puna, për shkak se punët ndërtimore në pjesën më të madhe janë stopuar për shkak të llogarisë së bllokuar të firmës. Çka më tepër? Gjithçka është përmbyllur.
“Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur” – neni 1 i Kodit të gazetarëve;
“Gazetari do ta bëje të ditur burimin e informacionit, por nëse burimi kërkon të mbetet anonim, gazetari do ta mbrojë.” – neni 4 i Kodit të gazetarëve.
KOMPONENTE TË MIRA, TREGIM I SHKËLQYESHËM
Kur pjesët e mozaikut janë të rregulluara mirë atëherë edhe fotografia e përgjitshme fiton pamje të mirë. Kështu është edhe në këtë rast – përmbajtje e shkëlqyeshme, elementi kryesor i së cilës është mu lajmi eksploziv se punët në autostradë, përndryshe projekt i paralajmërua në mënyrë bombastike nga garnituar aktuale në pushtet, më tepër janë duke ngelur në vend, se sa që ecin përpara. Shumë solide është edhe e ashtuquajtura komponenta “background”. Është sqaruar jo shumë gjatë, por mjaftueshëm prapavija e gjithë rastit – si është hapur, kush është i involvuar, cila ka qenë sjellja e kompanisë së kontraktuar, cili është pozicioni i institucioneve kompetente – prokurorisë, etj…
Prandaj, nuk ka dilemë për origjinalitetin e tekstit, autori i të cilit, për dallim nga shumë tekste të tjera që i kemi recensuar, këtu është theksuar në mënyrë të qartë.
Konstruksioni i titullit është absolutisht korrekt, për shkak se shkurtimisht dhe në mënyrë efektive, por pa senzacionalizëm dhe tendenciozitet të panevojshëm, e përmbledh atë që është kryesore për tekstin Nëse titullin mund ta përngjasojmë me një reklamë, atëherë mund të themi “reklamë e mirë për mall të mirë”.
Në fund, nuk mbetet tjetër vetëm se të thuhet: BRAVO.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
deklarata të sakta
deklarata të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare, jozyrtare
relevante
më tepër burime
më tepër palë
EXTENSIVENESS
gjithëpërfshirës
nuk ka informata të fshehura
BIAS
plotësisht e paraqet të vërtetën
nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
është i balancuar
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
është theksuar autori
TITLE QUALITY
informon
korrekt
josenzancionalist
adekuat
i qartë
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e