verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Titull që nxit urrejtje!

on 15 - 06 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Shikoni shqiptarin e Shkupit duke i dhënë flakaresh “VMRO”-istit]

Lajmi që po recensojmë, në pjesën përmbajtjesore është pak a shumë në rregull, mirëpo ajo që vërehet si shkelje e gazetarisë profesionale në këtë artikull është pikërisht titulli tendencioz që mund të nxisë dhunë dhe urrejtje. Nuk do koment çështja se vallë ka pasur të drejtë apo jo personi me motoçikletë ose protestuesit. Në këtë segment, gjërat kuptohen, mirëpo raportimi duhet gjithnjë të bazohet në thelbin e ndodhisë, respektivisht të bëhet lajm nga pamjet. Një titull adekuat do të ishte i llojit: Incident në protestën e “Revolucionit Laraman”. Pas kësaj, e gjitha që do të duhej të thuhej në tekst, do të ishte vetëm në bazë të qasjes profesionale dhe të paanshme. Andaj, gazetarët dhe redaktorët duhet të kenë kujdes kur lexuesit i imponojnë tituj “bombastikë”.

Gjatë bllokadës së sotme të rrugës në qendër të Shkupit (Kisha Kryesore), ka ndodhur njëincident gjatë të cilit janë dhënë edhe flakaresha. Një qytetar me motoçikletë (protestuesit e quajnë VMRO-ist), ka dashur ta kalojë bllokadën e vendosur nga protestuesit e Revolucionit Laraman, raporton “Lajm”.

Shikoni shqiptarin e Shkupit screenshotLinku deri te artikulli origjinal: Shikoni shqiptarin e Shkupit duke i dhënë flakaresh “VMRO”-istit”
Data dhe koha e publikimit: 08.06.2016
Data e recensionit: 09.06.2016
Recensues: Adrian Kerimi.

Autori ka bërë gabim që kur incidentit i ka dhënë kahje ndëretnike, e cila rrezikon nxitjen e dhunës dhe urrejtjes. Në rastin konkret, profesionale do të ishte raportimi për një incident dhe tendenca e një qytetari, në qoftë se ka qenë e tillë, për të penguar të drejtën e qindra qytetarëve të tjerë. Noshta protestuesit me të drejtë kanë gjykuar personin me motoçikletë si VMRO-ist e ndoshta jo, gjë që duhet të hulumtohet dhe tregohet nga mediat përmes dëshmive dhe fakteve. Mirëpo, në vend se në këtë drejtim, gazetari pa të drejtë i ka dhënë titullit konotacion etnik dhe ngjyra patriotizmi, sigurisht me qëllim për të nxitur e lexueshmëri dhe klikime.

“Revolucionarët” nuk e kanë lejuar dhe me këtë rast ka ndodhur një zënkë verbale mes tij dhe Zamir Mehmetit, vëllait të deputetes Ermira Mehmeti. Mirëpo Zamiri tërhiqet nga zënka, kurse një tjetër protestues (të cilin protestuesit e quajnë Halim, si duket edhe ai shqiptar), i jep flakaresh personit me motoçikletë. Ky rast është incizuar dhe është botuar në youtube.

Një lajm i mirë është një lajm i plotë! “Lajmi” në fjalë, pavarësisht se thirret në burime dhe dëshmon tekstin me pamje, nuk është i plotë. Në tekst mungon edhe ndonjë qëndrim zyrtar. Në rast se policia nuk ka dalë me qëndrim në lidhje me këtë incident, kjo nuk do të thotë se gazetari nuk duhet të kërkojë qëndrim nga ky organ për të rrumbullakuar artikullin.

Sfondi i mirë do të ishte “qershia mbi tortë”. Në tekst flitet për një protestë, mirëpo jo të gjithë kanë njohuri se për çfarë proteste bëhet fjalë dhe me çfarë aktivitete manifestohet ajo. Informacioni shtesë do të ishte që “Revolucioni Laraman”, ka bllokuar udhëkryqet kryesore sot (08.06.2016) në Shkup. Qasja dhe qëllimi tendencioz në tekst, vërtetohet me faktin që për protestën është raportuar shumë më pak se sa për incidentin si pjesë e saj.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

gjuhë e urrejtjes

nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja