verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Tekst i çorientuar nga qëndrimi në qëndrim

on 24 - 11 - 2015       

[Recension “VMRO-ja në panik për shkak të vendimit të ri të Spasovskit, aktivizohen mediat proqeveritare”]

Për tua bërë të qartë lexuesve se për çfarë po shkruan, gazetari fillimisht duhet ta ketë të qartë vetë situatën. Dhe kjo arrihet pasi të ketë konsultuar disa burime informacioni.

Teksti që po recensojmë nuk i  është përmbajtur asnjë norme gazetarie që do duhej të respektohet. Autori bën disa komente që janë mjaftë konfuze dhe nuk mund të dallohen se a janë të tijat të disa burimeve me pikëpamje të ndryshme.

Linku deri te artikulli origjinal: VMRO-ja në panik për shkaVMRO ja në panik për shkak të vendimit të ri të Spasovskit aktivizohen mediat proqeveritarek të vendimit të ri të Spasovskit, aktivizohen mediat proqeveritare

Data dhe koha e publikimit: 06/11/2015

Data e recensionit: 15/11/2015

Recensuese: Ferikan Iljazi

Autori është i njëanshëm gjatë gjithë tekstit. Për habi, ai kalon nga anshmëria për njërën palë te njëanshmëria për palën tjetër. Kjo me gjasë ngaqë teksti është marrë nga disa burime dhe është vendosur i pa cituar duke krijuar një çorientim total për qëllimin e tij.

Ja, për shembull:

“Partia e kryeministrit Gruevski tashmë është në panikë të madhe pas vendimit të ministrit të policisë për t’iu marrë ingerencat kryeshefafe të policisë.”

Dhe pastaj vazhdon:

“Panika është e kontrolluar jozyrtarisht nga VMRO.”

Pastaj:

“Këto media që lancojnë ide qesharake se Maqedonisë i rezikohet siguria janë proqeveritare”

Njëherë autori akuzon se partitë pro qeveritare po përhapin propagandë gjoja për cënim të sigurisë në vend,  por më vonë ai vetë përcjellë tekst që nuk e distancon nga vetja me citime, duke lënë lexuesin të mendojë se kritikët për panik, janë vetë ata që e bëjnë panikun. Ky paragraf rezulton të jetë koment i gazetarit por edhe në vazhdim, asnjë pjesë e tekstit nuk distancohet nga autori.

Ekzistojnë kualifikime dhe vlerësime që gazetarët të cilët në mënyrë aktive i ndjekim lajmet e dinë se janë të mediave “të klasifikuara politikisht”, por një lexues i rëndomtë nuk mund të bëjë dallimin. Prandaj në këtë rast, nëse autori mendon që ka media “proqeveritare” duhet të dëshmonte pse i ka etiketuar si të tilla.

“Me vendimin e Spasovskit për marrjen e kompetencave të kryeshefave, siguria e qytetarëve është vënë në pikëpyetje. Me këtë ministri në vend që të kontrollojë ai bllokon gjithë ministrinë e brendëshme. Kjo praktikisht do të thotë se policia është e paralizuar dhe në rezik është vënë i gjithë sistemi i sigurisë. Kjo do të thotë se drejtori i agjencisë për siguri publike në këtë moment nuk mund të jap asnjë urdhër për ndonjë akcion derisa vjen në pyetje kidnapimi i ndonjë fëmije apo derisa mund të vijë në situatë akoma më serioze për ndonjë sulm terorist derisa këtë gjë nuk e lejon personalisht Spasovski”

Ky kualifikim qoftë i mediave pro qeveritare (që ai përmend) apo qoftë i vetë autorit nuk është mbështetur në asnjë argument. Pretendimi se “siguria e qytetarëve është vënë në pikëpyetje është shumë serioz kurse autori e ka trajtuar si lojë fjalësh.

Gazetari nuk jep informacionet e sfondit, se cilit sektor të MPB-së apo cilit zyrtar të policisë i janë marrë kompetencat, si do të bllokohet puna e atyre që më nuk i kanë autorizimet e përparshme dhe për çfarë arsye janë marrë kompetencat.

“Funksionarë të lartë të MPB-së profesionist në këtë punë tregojnë se kjo gjë nuk ka ndodhur tash e 20 vite dhe asnjë ministër nuk ka marrë kështu vendimi. Kjo jo vetëm që është jolegjitime por e palejueshme dhe e pa diskutuar nga partitë politike”

Duhej konsultuar edhe palën e “dëmtuar” edhe palën që “ka dëmtuar” e jo të përcillen deklarata “në ajër” pasi që dëshmia se dikush nga MPB-ja ka kritikuar vendimin e ministri të ri të MPB-së nuk figuron askund. Në gazetari duhet pasur shumë kujdes, pasi kjo mungesë e ndarjes së komentit dhe deklaratave të transmetuara nga ndonjë medium tjetër, mund të kushtojnë shumë. Dëmi ma i madh, është keqinformimi i publikut që të beson.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante,

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

nuk aplikohet

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja