Tekst që nxit urrejtje!
Published in Recensione
on 23 - 05 - 2016 Author: Adrian Kerimi[Recension: Përmendorja e fyesit të Profetit Muhamed do të vendoset në mes të Shkupit]
Gazetari duhet të ketë kujdes kur raporton për çështje të ndjeshme, si ato që prekin aspektin e fesë dhe besimit. Ai asnjëherë nuk guxon të jetë tendencioz dhe të nxisë urrejtje, posaçërisht në një shoqëri heterogjene siç është shoqëria jonë në Maqedoni.
Tre përmendoret e planifikuara të vendosen në qendër të Shkupit, tanimë kanë hyrë në territorin e Republikës së Maqedonisë, në mes tyre edhe Pjetër Bogdani, një urrejtës i ashpër i shqiptarëve musliman, transmeton portali Ilirida.net
Kujtojmë që Kodi Etik i gazetarëve, përcakton qartë se: “Gazetari do t’u përmbahet standardeve të pranuara shoqërore që kanë të bëjnë me dinjitetin dhe respektimin e dallimeve etnike, kulturore dhe religjioze në Maqedoni”.
Paragrafi në vijim është baza e nxitjes së urrejtjes. Në të kumtohet që në rrjetet sociale kanë filluar të bëhen thirrje kundër vendosjes së këtij busti, mirëpo askund në tekst nuk ka bashkëngjitur së paku disa reagime ose thirrje të tilla, për të dëshmuar atë që thuhet. Kështu si është publikuar, ky informacion është tendencioz dhe nuk kryen rolin primar të tij, përkundrazi, jep mesazhe nxitëse që mund të shkaktojnë urrejtje dhe konflikt.
Në rrjetet sociale kanë filluar të bëhen thirrje kundër vendosjes së bustit të tij në Shkup, ku shumica e shqiptarëve i përkasin fesë Islame, duke e kritikuar ashpër BDI-në e Ali Ahmetit dhe duke paralajmëruar protesta për tu ndalur ky krim kundër muslimanëve.
Linku deri te artikulli origjinal: “Përmendorja e fyesit të Profetit Muhamed do të vendoset në mes të Shkupit”
Data dhe koha e publikimit: 18.05.2016
Data e recensionit: 19.05.2016
Recensues: Adrian Kerimi
Në një rast si ky, kur një gjë si vendosja e bustit nxit reagime tek njëri ose tjetri komunitet fetar (në rast se është e vërtetë se ka reagime, pasi në tekst nuk dëshmohet askund një gjë e tillë), gazetari është i detyruar të kontaktojë institucionet përgjegjëse dhe të kërkojë qëndrimin e tyre në lidhje me reagimet e para për vendosjen e bustit të Pjetër Bogdanit. Në këtë rast gazetari ka qenë i detyruar të kërkojë qëndrim nga institucioni i cili ka ndërmarrë iniciativën për vendosjen e kësaj figure në Shkup. Në rregull do të ishte sikur qëndrim të ishte kërkuar edhe nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë i cili është institucioni që mbron dhe përfaqëson komunitetin mysliman në Maqedoni.
Në disa libra të Pjetër Bogdanit, Profeti Muhamed akuzohet si i dhënë pas kurvërisë, hipokrit.
Për Islamin ai thotë: “Islami është frymëzim i dreqit”. Urrejtja e Pjetër Bogdanit kundër fesë Islame dhe Kur’anit Fisnik shkon deri në atë shkallë, sa ai kërcënon që “me gjak e me shpata do të shlyente gjurmët sakërlegje të Kur’anit”. / ilirida.net
“Lajme” si ky, publiku nuk ka arsye t’i besojë. Kjo pasi i gjithë informacioni është marrë nga një portal tjetër informativ (thënë kështu kushtimisht), është transmetuar si i verifikuar dhe i konfirmuar, por që në asnjë rast nuk është përcaktuar masa autentike e informacionit, burime dhe dëshmi, e as vlerësime të ekspertëve apo palëve të prekura. Teksti ka përfunduar pa autor, gjë që është bërë tashmë e zakonshme për një numër të madh të teksteve në portalet informative. Në këtë mënyrë mjegullohet opinioni me informacione, të cilat edhe në qofshin të vërteta, të nxjerra jashtë kontekstit të shekullit të XVII dhe të vendosura në shekullin XXI, mund të nxisin reagime dhe dhunë, e që pas të njëjtave nuk ka një person të nënshkruar, i cili do të merrte përgjegjësinë për fjalën e thënë në publik.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
pohimet jo të sakta
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
jorelevante,
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
është i njëanshëm
anshmëri politike,
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
nuk informon
kreativ
senzacionalist
adekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
gjuhë e urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
diskriminon
diskriminim fetar,
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e