verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Shërbim për verifikim të fakteve në media

Projekt i USAID-it për forcimin e mediumeve në Maqedoni
USAID Logo

Titull milionësh për joshje dhe klikime, teksti pa “mish” e “pa kripë”

on 13 - 02 - 2017       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: MaqedonishtKujt i’u ofruan 5 milionë euro për të formuar Qeverinë me Nikolla Gruevskin InfoShqip.com

[Recension: Kujt i’u ofruan 5 milionë euro për të formuar Qeverinë me Nikolla Gruevskin?!]

Në situata si kjo në Maqedoni pas zgjedhjeve, kur secilit i intereson zhvillimi i bisedimeve dhe marrëveshjet eventuale mes partive për koalicion qeveritar, disa media e keqpërdorin këtë “dobësi” apo interesim të opinionit për të prezantuar lajme të pakonfirmuara ose tekste “pa kripë”, vetëm e vetëm për të fituar klikime.

Kujt i’u ofruan 5 milionë euro për të formuar Qeverinë me Nikolla Gruevskin InfoShqip.comLinku për te artikulli origjinal: Kujt i’u ofruan 5 milionë euro për të formuar Qeverinë me Nikolla Gruevskin?!

Data dhe koha e publikimit: 07.02.2017

Data e recensionit: 07.02.2017

Recensuese: Ferikan Iljazi

I tillë është rasti me këtë tekst, i cili përcjell pretendime shumë serioze, por në prezantimin e tyre nuk ka asgjë serioze. I gjithë teksti është bazuar në burime anonime, për të cilat fillimisht thuhet se janë në shumës, e pastaj del se ekziston citat i “një burimi” partiak. Duhet theksuar se lajmi është marrë nga “INA”, por ne do të recensojmë tekstin të cilin ky portal, “Info Shqip” e ka transmetuar në tërësi.

“Njërit prej liderëve të partive shqiptare që fituan më pak deputetë në zgjedhjet e 11 dhjetorit iu ofruan 5 milionë euro, plus Platforma e partive shqiptare pa Prokurorinë Speciale, për të formuar Qeverinë me VMRO-DPMNE dhe BDI, bën të ditur INA”

Ajo që është më indikative në këtë tekst është sa serioze, po aq edhe qesharake. Aty thuhet se redaksia ka njohuri për liderin politik që paskësh marrë para për koalicionim por se nuk do ta publikojë emrin. Por, gjatë tekstit, “pahiri” zbulohet emri i subjektit politik, lider i së cilës është “personi që ka marrë paratë”,  pasi që eliminohet njëri subjekt i cili në këtë tregim merr rolin e ndërmjetësit, gjë që lejon të ngelen edhe dy subjekte. Shumë mprehtë.

“Emri i liderit të partisë është i njohur për redaksinë dhe se takimi ka ndodhur në njërin prej hoteleve luksoze të Shkupit”-“Oferta është bërë , kur lideri i asaj partie është ftuar në takim nga një funksionarë i lartë i BDI-së, ku më pas është shfaqur edhe një nga krerët vendimtar të VMRO-DPMNE-së, ku i është premtuar se gjitha pikat e Platformës pranohen, përveç Prokurorisë Speciale, ndërsa plus do të jenë në dispozicion edhe 5 milionë euro”, theksuan për INA, burime partiake që janë të njohur me këtë ngjarje”

Në emër të gjoja  korrektësisë, nuk është zbuluar se kush qenka personi që ka marrë para, por përmbajtja më tej vazhdon të japë asocime tjera, për të “afruar” lexuesin deri tek emrat, pasi janë vetëm dy opsione dhe mund të luhet me ato.

“Paratë janë ofruar nga VMRO-DPMNE, ndërsa lobues kanë qenë përfaqësues të lartë në BDI që po bëjnë përpjekje për koalicionim me partinë e Gruevskit dhe jo me LSDM”

Te lëmë anësh këtë qasje dhe të bëhemi seriozë. E gjithë kjo mesele, pa i sjellë elementet të cilat janë të domosdoshme për një përmbajtje profesionale, mbetet vetëm një përallë, një supozim tendencioz i dalë nga goja e dora e një gazetari. Përderisa nuk ka prova konkrete, akuzat bëhen “në dorëza” e nuk ka pyetje ndaj subjekteve politike për të cilat hidhen këto pretendime, përderisa nuk ka asnjë dëshmi konkrete për atë që hidhet si spekulim, ky lajm nuk mund të merret as si besueshëm, e as si profesional.


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAFIKU

infoVistinitostVËRTETËSIA

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostBURIMET E INFORMATAVE

ka burime të evidentuara

anonime

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostPËRMABJTËSIA

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostANSHMËRIA

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

anshmëri politike, anshmëri komerciale

infoVistinitostKOMENTIMI

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGJIATURA

kopje të plotë

nuk është theksuar autori

infoVistinitostKUALITETI I TITULLIT

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostFOTOGRAFIA

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostGJUHA E URREJTJES

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostI PËRSHTATUR PËR UEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *