Titull për mashtrim të lexuesve
Published in Recensione
on 1 - 08 - 2016 Author: Fatlume Dervishi[Recension: “Deputetët dhe ministrat e BDI-së lëshojnë Kuvendin dhe Qeverinë”]
Deri ku do të shkojnë mediat dhe gazetarët me titujt e tyre totalisht “out”, vetëm për të tërhequr lexuesit?! Patjetër që kjo pyetje na shkon ndërmend sa herë që hasim në një artikull të këtillë, me një titull të këtillë, që nuk përkon me realitetin të shpallur më poshtë në tekst. Efekti që ka kjo te lexuesit, është zhgënjimi dhe humbja e besimit.
Linku deri te artikulli origjinal: “Deputetët dhe ministrat e BDI-së lëshojnë Kuvendin dhe Qeverinë”
Data e publikimit: 28.07.2016
Data e recensionit: 31.07.2016
Recnesues: Fatlume Dervishi
Informacioni se ministrat, zv/ministrat dhe deputet e BDI-së kanë lëshuar Kuvendin dhe Qeverinë nënkupton që kanë bojkotuar seancën, të revoltuar nga ndonjë pikë e rendit të ditës, ose kanë hequr dorë nga pjesëmarrja në strukturat qeveritare. Kjo te lexuesi zgjon kurreshtjen, por nuk vonon që të zhgënjehet nga ajo që lexon më tej. Si e para, të lartpërmendurit nuk e kanë lëshuar seancën e Kuvendit, por nuk janë paraqitur fare aty. E dyta, arsyeja e mungesës së ministrave dhe deputetëve në seancë nuk kanë qenë pikat e rendit të ditës, as interesi i votuesve të tyre, e madje as interesat partiake. Arsyeja ka qenë një rast vdekjeje.
“Ministrat dhe zëvendës-ministrat e BDI-së, si dhe grupi parlamentar i integristëve, me përjashtim të dy-tre deputeteve, kanë lëshuar Kuvendin dhe Qeverinë. Ata nuk janë paraqitur në mbledhjen e sotme kushtuar pyetjeve të deputetëve, sepse kanë shkuar në varrimin e nënës së Ali Ahmetit në Zajaz. Huma Ahmeti 82 vjeçare, nëna e kryetarit të BDI-së, ka ndërruar jetë dje në mbrëmje.”
Kur autori të vlerësonte se në median e tij ka hapësirë për një informacion të këtillë (rastin e vdekjes), duhet ta bënte këtë duke respektuar vetë të ndjerin(ën) dhe familjen e tij(saj), si dhe lexuesin e tij, duke mos manipuluar me titullin dhe duke e trajtuar në mënyrën e duhur. Në Kodin e Gazetarëve të Maqedonisë thuhet:
“Tutulli ose paralajmërimi i kontributit patjetër të jetë në harmoni me përmbajtjen e tij.”
Nuk është profesionalisht e ndershme që një informacion të kamuflohet me një titull të papërshtatshëm, madje që ia ndërron komplet kuptimin dhe nuk e mbështet përmbajtjen. Po ashtu, nuk është e pranueshme që për hir të senzacionit, të luhet me terma që nuk përshkruajnë gjendjen faktike.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
pohime të sakta
deklarata të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
nuk mund të përcaktohet
EXTENSIVENESS
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
nuk aplikohet
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
autori (burimi) është theksuar në mënyrë selektive
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e