verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Vulgariteti nuk ka vend në lajm

on 18 - 01 - 2016       
Recension: Vëllai i Artan Grubit e quan Ermira Mehmetin “kurvë”

[Recension: Vëllai i Artan Grubit e quan Ermira Mehmetin “k….”]

Ndonjëherë tekstet e botuara nga mediat online, edhepse të shkurtër, mund të kenë gjëmën e madhe. Thonë se për të dalë nga vetja dhe për t’u mbuluar nga turpi nuk do shumë mund, thjesht vulgarizo gjuhën dhe i hap rrugë instinktit për të vepruar.


Gjurma - Vellai i Artan Grubit e quan Ermira MehemtinLinku për te artikulli origjinal: “Vëllai i Artan Grubit e quan Ermira Mehmetin “kurvë””

Data dhe koha e publikimit: 11.01.2016

Data e recensionit: 14.01.2016

Recensues: Agron Vrangalla

Teksti në fjalë përbëhet nga tre rreshta të vetëm, i cili thotë:

“Fjalor rrugaçësh, akuza të ndërsjella dhe etiketime të ndryshme ofenduese e karakterizojnë të folurit e funksionarëve të BDI-së. Në Maqedoni është bërë normë edukate, apo trend i ditës për politikanët tanë fjalori i ndyrë, fjalori kriminal dhe denigrues për kundërshtarët politikë.”

Përdorimi i fjalëve banale dhe vulgare nuk është pjesë e gazetarisë profesionale. Në raste të tilla ato përshkruhen. Nga ana tjetër jo çdo ofendim ka dhe peshën e lajmit. Në këtë rast, nëse vlerësohet se megjithatë përplasje të caktuara kanë dhe uinteres publik, një gjë e tillë duhet trajtuar me profesionalizëm dhe jo fokusi të jetë tek ofendimet.

Elementet joprofesional të tekstit:

  • Nuk bëhet fjalë për lajm i cili duhet të ketë së paku dy burime, por bëhet fjalë për ripostim të një postimi në facebook, gjë që nuk shkon në gazetari;
  • Titulli i tekstit na tregon se bëhet fjalë për një status në facebook i cili është postuar nga vëllai i deputetit të BDI-së Artan Grubit. Kjo do të thotë se personi që ka publikuar statusin nuk është i përfshirë në politikë, ndërkohë që në tekst thuhet se është bërë normë etike gjuha denigruese në mesin e politikanëve;
  • Kur në një medium publikohen fyerje dhe sharje të një personi ndaj një personi tjetër, ai medium në një farë mënyre është bërë pjesë përbërëse e fyerjeve, sepse i jep mundësi publikut që të rishikojë atë që është thënë në mes palëve;
  • Një tekst i cili në asnjë moment nuk bën pjesë te lajmi si zhanër. Pra është një koment i deformuar me nuanca moralizimi.

    Kategorizimet morale dhe ofendimet personale nuk janë të tolerueshme në asnjë rast, por epoka digjitale ka bërë që të gjithë përdoruesit e mediave sociale të kenë mundësinë të shprehin çfarë të dëshirojnë. Detyrë e mediave është që të mos merren me këto çështje. Edhe në rastet kur vendpset të raportohet mbi qëndrime personale, kjo duhet bërë sipas standardeve të gazetarisë. Në asnjë mënyrë nuk duhet përdorur fjalë ofenduese dhe degraduese por atë duhet të përshkruhen. Nga ana tjetër palët e përfshira duhet të jenë pjesë e tekstit me qëndrimet e tyre. Në esencë ofendimet vetëm banalizojnë debatin dhe nuk i japin çështjeve esencën e problemit. Krijimi i sensacionit nuk është esenca e gazetarisë, përkundrazi. Primati që ngelet valid dhe i paprecedent gjithandej, është misioni që ka media ndaj publikut, mbi të gjitha, duke e informuar profesionalisht dhe me standarde të parapara.

Kodin Etik të Gazetarëve të Maqedonisë thuhet:

“Media dhe gazetari nuk duhet të publikojnë material (informacion, fotografi, mendim, koment) që ka për qëllim të përhapë armiqësi ose urrejtje, ose nëse ekziston besueshmëri e madhe se materiali i publikuar do të shkaktojë armiqësi ose urrejtje ndaj dikujt për shkak të racës, perkatësisë etnike, gjinisë, bësimit, përkatësisë politike, orientimit seksual, hendikapit fizik, etj.”

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

kreativ

senzacionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

gjuhë e urrejtjes

nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja