verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Valon

Leksion gazetaresk: Distanca profesionale gazetareske

на 3. 09. 2013 | | mk
Kur gazetarët e harrojnë distancën profesionale, pasojë më serioze e humbjes së besimit të publikut ndaj gazetarisë në tërësi dhe ndaj gjithë gazetarëve       Shkruan: Sonja Zdraveska   Që gazetari të sigurojë objektivitet dhe paanshmëri në raportimin e tij, si parakusht kryesor për qasje të drejtë ndaj punës, ai duhet të “izolohet” nga tema për të cilën shkruan dhe të raportojë për të ashtu siç është, gjegjësisht pa

Recension: NPEHBA: Çmimet e banesave janë më të larta se sa çmimi real

на 1. 09. 2013 | | mk
Artikulli duket sikur fshehurazi shpreh pakënaqësi nga funksionimi i tregut dhe ligjet e tregut. Dhe veçanërisht ligjshmëria për ofertën dhe kërkesën që thjeshtë thotë se nëse ka kërkesë, produkti ose shërbimi do të shiten me çmime edhe më të larta, gjegjësisht me çmime që tregu mund t’i lejojë. Janë sqaruar masat dhe politikat që i ndërmerr shteti që të ndikojë në zvogëlimin e çmimeve për metër katror dhe pranohet se këto masa deri tani nuk kanë dhënë rezultat, edhe pse disa prej tyre zbatohen tashmë tre vite. Por, edhe përkundër kësaj, artikulli përfundon me një prognozë optimiste të bashkëbiseduesit se ato masa, megjithatë, kësaj radhe do të jenë të frytshme, duke mos e sfiduar me asgjë këtë deklaratë të tij

Recension: Lideri i LSDM-së nuk pati guxim të hyjë në Klubin e deputetëve

на 29. 08. 2013 | | mk
“Pse Zaevi gjeti forcë t’i vizitojë gazetarët, por jo edhe të demonstrojë përgjegjësi dhe pjekuri politike me atë që do të futej në Klubin e deputetëve në mbledhjen e Komisionit”. Ky gjithsesi është elementi më thelbësor i lajmit nga Klubi i deputetëve i gazetarit të javores, në momentin kur sytë e gjithë opinionit publik ishin të kthyera nga puna e të ashtuquajturit Komision ad-hoc për zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit të vitit të kaluar.
Është e qartë se lajmi aspak nuk përpiqet të sqarojë se a ësht dashur Zaevi të hyjë në hapësirën ku ka punuar organi i përzier, a do të ishte kjo e mundur  dhe si do të trajtohej kjo, veçanërisht nëse kihet parasyhs se përfaqësuesit e

Konferencat për shtyp dhe “betimi për heshtje”

на 29. 08. 2013 | | mk
Mungesa e pyetjeve nga gazetarët në konferencat për shtyp tregon se ata më shpesh vijnë të papërgatitur për temën për të cilën flitet dhe se kanë shumë pak njohuri për të   Shkruan: Тeofil Bllazhevski     Konferencat për shtyp janë indikator i shkëlqyeshëm për nivelin e (mos)dijes dhe (pa)përgatitjes së gazetarëve për temat për të cilat flitet. Kjo posaçërisht vjen në shprehje në të ashtuquajturat konferencat tematike, ku prezantohen

Recension: Foto: Në aeroportin e Shkupit ateroi aeroplani më i madh në botë

на 28. 08. 2013 | | mk
Raportimet për fushatat reklamuese ose risitë tjera komerciale gjithnjë e më shpesh plasohen si lajm gazetaresk, edhe pse nuk i plotësojnë kriteret për informim të saktë, të paanshëm dhe objektiv, por afirmojnë një kompani konrete në raport me të tjerat. Ato krijojnë dyshim se është në pyetje ekzistimi i ndonjë interesi komercial në relacion subjekti i reklamuar-media që e publikon lajmin. Një shembull aktual është vendosja e maketës së aeroplanit me slloganin reklamues nga fushata e kompanisë ONE në aeroportin e Shkupit, që këtu është publikuar në mesin e lajmeve dhe informatave aktuale nga Maqedonia më 19 gusht. Në këtë rast, informata me përmbajtje propaganduese është paketuar si foto-lajm gazetaresk për një “ngjarje” në aeroportin e Shkupit dhe është shoqëruar

Recension: Ohri parajsë për prostitutet shqiptare

на 27. 08. 2013 | | mk
Reportazhi që është publikuar në një gazetë të një vendi fqinj, e pjesë të të cilit janë publikuar nga mediat në Maqedoni, përmban disa elemente që janë arsye për recension të artikullit. Përveç qëllimi të qartë për të pasur një titull senzacional, teksti përmban edhe elemente diskriminuese të natyrës nacionale dhe sociale. Për një kategori sociale është përdorur termi “prostitute” me qëllim që të nënçmohet personaliteti i tyre, në vend të shprehjes tashmë të miratuar korrekte “punëtore seskuale”. Në vend që të informojë, teksti alarmon në mënyrë të njëanshme për gjendjen konkrete.  Linku deri te artikulli origjinal: Оhri parajsë për prostitutat shqiptare Data dhe koha e publikimit: 20.08.2013, 11:34 Data e recensionit: 26.08.2013 Recenzues: Тoni Dimkov Vërtetësia: Vërtetësia e fakteve

Fronti i organizatave civile kërkon tërheqjen e ligjeve për mediat nga procedura kuvendore

на 27. 08. 2013 | | mk
Në kumtesën e Frontit për liri të të shprehurit kërkohet tërheqja e ligjeve për mediat nga procedura kuvendore. Si të papranueshme konsiderohen si procedura ashtu edhe masat ligjore të parapara me këto ligje me të cilat shtesë do t’i shkaktohet goditje lirisë së të shprehurit dhe mediave në Republikën e Maqedonisë. Fronti për liri të të shprehurit kërkon nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, t’i tërheq nga procedura ligjet e propozuara: ligjin për mediat dhe ligjin për shërbime mediale audio dhe audiovizuale , pasi që përmes tyre në mënyrë shtesë do të rrezikohet liria e të shprehurit në Maqedoni, veçanërisht me përfshirjen e paarsyeshme të mediave të shtypit dhe atyre në internet me rregullativa të reja. Një pjesë e madhe

Kaosi i njëtrajtshmërisë

на 26. 08. 2013 | | mk
Përfitimet minimale nga ky treg medial i pakonsoliduar, fragmentar dhe joprofesional krijojnë vetëm iluzionin e gazetarisë, një lloj diletantizimi, që as për së afërmi nuk i përgjigjet misionit të vërtetë të gazetarisë.     Shkruan: Bardhyl Zaimi   TË GJITHA TEORITË E GAZETARISË duket se po japin shpirt përpara lehtësisë së padurushme me të cilën tashmë po qarkullon informacioni në botën e pafundme të internetit. Transponimi marramendës nga mediat dhe

Leksione gazetareske: Kthimi i pyetjeve hulumtuese

на 26. 08. 2013 | | mk
Vlera e shtuar e tekstit gazetaresk (ose kontributit në mediat elektronike) është shumëanshmëria, objektivitеti dhe dhënia përgjigje në sa më shumë përgjigje që i shtron një informacion.   Shkruan: Ida Protuger Veljkoviq   VLERA E SHTUAR. Domethënia e këtij termi në ekonomi është “shtimi i vlerës që kompania ia jep produktit të saj para se ta nxjerrë në treg.” Kjo do të thotë se sa më e madhe të jetë

Recension: Maqedonia ndërton, maqedonasit duan të shkatërrojnë

на 24. 08. 2013 | | mk
Artikulli është raport gazetaresk nga konferenca për shtyp në komunën Qendër ku ish-antikorrupcionistët Sllagjan Taseva dhe Dragan Malinosvki (të angazhuar nga ana e kryetarit të komunës, Andrej Zhernovski, të bëjnë revizion të projektit “Shkupi 2014”), i publikuan konstatimet preliminare. Si “palë e dytë” në artikull është prezentuar qëndrimi i VMRO-DMPNE-së që është në pushtet, kandidati i së cilës ishte ish-kryetari i komunës, Todoroviq, i cili ka harxhuar një pjesë të parave për këtë projekt, por partia, sipas ligjeve nuk disponon me paratë e njerëzve, por me ato menaxhon qeveria. Mungon qëndrimi i qeverisë, e cila i ka transferuar komunës shuma të konsiderueshme parash nga buxheti dhe praktikisht atje, sikurse edhe te Todoroviqi, do të duhej të kërkohej “pala e dytë”.

Abonohuni për lajmet më të reja