verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Valon

Recension: A filloi LSDM-ja të praktikojë populizëm në luftën për votues?

на 20. 11. 2013 | | mk
Teksti gazetaresk duhet të japë përgjigje, të “gërmojë, e jo vetëm ta kërruajë sipërfaqen”, maksimalisht të përpiqet, nëse nuk mund deri në fund ta zbulojë të vërtetën, t’i sqarojë publikut se “për çka bëhet fjalë”. Format pyetësore nuk rekomandohen, ndoshta me përjashtim atëherë kur kanë rëndësi stilistike për përmbajtjen. Në rastin e dhënë, kemi shembuj pikërisht të të kundërtës: i parashtrohen pyetje publikut – sigurisht jo për përshtypje stilistike, nuk ofrohen përgjigje për temën e dhënë, plasohen teza pa argumente dhe më në fund ka mungesë të burimeve për ta mbështetur atë që është thënë. Me dy fjalë: gazetari e papërgjegjshme. Linku deri te artikulli origjinal: A filloi LSDM-ja të praktikojë populizëm në luftën për votues? Data dhe koha e

Kush e tha se janë kriminelë?

на 18. 11. 2013 | | mk

Në diskursin që bën autori i tekstit të lajmit, lexuesi e ka të vështirë të kuptoje a bëhet fjalë për tre të dyshuar si plaçkitës, me ose pa precedentë, apo për kriminelë të organizuar në banda kriminale.

  Shkruan: Аurora Karametidoktore e shkencave të informacionit dhe të komunikimit   “Kriminelët shkupjan plaçkitën 76 banesa në Selanik” njofton një e përditshme e Shkupit për një lajm që i referohet shtypit grek, më saktë gazetës javore Proto Thema. Një lajm bombastik me një tekst jo voluminoz, por që në trupin e tij të vogël mbart probleme të mëdha të kuadratimit dhe shkrimit profesional të lajmeve. Etiketimi dhe shkelja e së drejtës për supozim të pafajësisë janë dy çështjet më të

Mediat duhet ta njohin profilimin

на 14. 10. 2013 | | mk
Profilimi racor, gjinor, etnik ,fetar ose i ndonjë lloji tjetër, që rrënjët i ka në ndonjërën nga bazat e mundshme për diksriminim, paraqet praktikë që mund të jetë shumë e rrezikshme për praktikimin e barabartë dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.     Shkruan: prof. dr. Mirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut   Sipas definicionit, profilimi do të thotë përdorim i disa karakteristikave ose formave të

Lajmet më të popullarizuara në internetin e Maqedonisë -13.09.2013

на 13. 09. 2013 | | mk
(SHILM Mediasense, 13.09.2013) – Këto janë tre lajmet më të popullarizuara në internetin e Maqedonisë gjatë 72 orëve të kaluara sipas numrit të aktiviteteve që i kanë gjeneruar në Facebook. Kjo listë përfshin lajme të përgjithshme nga të gjitha rubrikat (pa rubrikat Zbavitje dhe Sport), dhe janë përfshirë lajme nga 120 portale të proviniencave të ndryshme: 1. Maqedonas, ia keni q… nënën basketbollit! 959 pëlqime (like) – 255 përbashkime (share) – 157 komente – publikuar më 12.09.2013 – Brkaj rabota 2. Kolumna e Putinit për New York Times 850 pëlqime – 223 përbashkime – 65 komente – publikuar më 12.09.2013 – Off.net.mk *3. Pas katër vitesh në komë u kthye në shkollë – njoftohuni me fëmijën hero nga Struga 824 

Recension: Fabrikat evropiane punojnë turbo

на 10. 09. 2013 | | mk
Vështirë mund të thuhet se “Fabrikat evropiane punojnë turbo”, siç thotë titulli i këtij lajmi. Një gjë e tillë nuk është e mundur nëse dihet se indeksi i përmendur i menaxherëve për furnizime, i cili përcjell një sërë variablash që kanë të bëjnë me prodhimtarinë dhe aktivitetet e fabrikave në Eurozonë (PMI – Purchasing Managers Index i kompanisë Markit) tregon rritje vetëm dy muaj me radhë, pasi paraprakisht shënonte rënie që nga mesi i vitit 2011. Paqartësitë dalin nga fakti se nuk është sqaruar ky indeks – çka mat ai, si mat e të ngjashme. Sikur të sqarohej kjo, atëherë gjendjet me prodhimtarinë në Eurozonë do të ishin shumë më të qarta në këtë lajmë dhe nuk do të

Recension: Vlon në LSDM: Pakënaqësi nga frika e udhëheqësisë nga zgjedhjet

на 8. 09. 2013 | | mk
Titulli bombastik – në tekst asnjë gjurmë nga ajo që paralajmërohet. Edhe pse thuhet se “Vlon në LSDM” nga pakënaqësia që udhëheqësia e re është përcaktuar të mos marrë pjesë në zgjedhjet eventuale të parakohshme parlamentare, vetë artikulli parashtron pyetje (pa shenjën e pikëpyetjes)  dhe sjell mendime të analistëve të konsultuar, por nuk jep asnjë argument ose deklaratë, bile as anonime, në mbështetje të thënies se në partinë opozitare ka pakënaqësi të madhe të anëtarësisë nga vendimi i udhëheqësisë partiake. Teza e titullit, si duket është bazuar vetëm në bazë të një komenti në profilin privat në Facebook të një bashkëpunëtori të afërt të të ish-kryetarit: “Tani kur na dërmuan në zgjedhjet kriminale lokale, deklarojmë ashpër se në zgjedhje të

Recension: Kokaina e dobishme për trurin e njeriut – e rrit kapacitetin

на 8. 09. 2013 | | mk
Senzacion me çdo çmim, madje edhe me çmim të publikimit të gjërave të pavërteta! Kjo është përshtypja e parë që fitohet pasi të lexohet i tërë artikulli, i cili fillimisht provokon me titullin e tij senzacionalist, por edhe me përmbajetjen. Duhet me qenë i kujdesshëm dhe këmbëngulës, të hulumtohet prejardhja e informatave që i plason portali ku është publikuar ky tekst, që të zbulohet e vërteta që qëndron pas këtij teksit, e ajo është krejtësisht ndryshe nga thënia se kokaina është e dobishme për trurin e njeriut dhe se ia rrit kapacitetin. Bëhet fjalë për një përmbledhje të keqe dhe për një përkthim edhe më të keq të një segmenti nga teksti që është publikuar në ueb-faqen MailOnline, për një

Si (nuk) duhet të raportohet për vetëvrasjet: Rekomandime dhe shembuj

на 6. 09. 2013 | | mk
Linja SOS për gjendje krize në Klinikën për psikiatri (24/7): (02) 3136 400.
Në rastet kur ka interes publik të raportohet për ndonjë vetëvrasje, gazetarët duhet ta shfrytëzojnë mundësinë për edukim të publikut dhe për thyerjen e miteve dhe paragjykimeve. Shkruan: Zharko Trajanoski, magjistër për të drejtat e njeriut   Në pjesën e parë – Raportim (jo)etik: A ndikojnë mediat në numrin e vetëvrasjeve? – i parashtruam edhe pyetjet
  • “A duhet të raportohet për çdo rast të vetëvrasjes?”,
  • “A duhet të raportohet

Recension: Maqedonasja nga partia e seksit, kandidate për deputete në Australi

на 4. 09. 2013 | | mk
“Shpresojmë se si maqedonas që jetojmë në Australi së shpejti do t’i gëzohemi zgjedhjes së maqedonasit në Parlamentin australian”.   Kjo fjali e paraqet esencën e tekstit që është publikuar në javoren, në portal, e që ka të bëjë me lajmin për kandidaturën e maqedonases për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në kontinentin e shtatë, kur kumanovarja Nevena Spirovska do të përpiqet të bëhet deputete nga Kalveli, shteti federal i Viktorisë, në Parlamentin federal. Kontributi, përveç që përpiqet “të infektojë” me krenari patriotike, nuk ofron detale nga programi i partisë me emër kureshtar, e cila duket shumë më interesante se sa vendlindja e saj. Linku  artikulli origjinal: Мaqedonasja nga partia e seksit kandidate për deputete në Australi Data dhe koha e publikimit: 

Dokumentet ndërkombëtare analizohen dhe shfrytëzohen

на 4. 09. 2013 | | mk
Mediat në Republikën e Maqedonisë shumë pak dhe në mënyrë krejtësisht joadekuate i shfrytëzojnë përmbajtjet e dokumenteve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me Maqedoninë.    Shkruan: Prof. dr. Mirjana Najçevskaеksperte për të drejtat e njeriut   Për shkallën aktuale të zhvillimit të një shoqërie me rëndësi shumë të madhe është raporti i saj me bashkësinë ndërkombëtare. Aktet që i sjellin strukturat ndërkombëtare për ndonjë shtet të caktuar, e

Abonohuni për lajmet më të reja