verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Владо Ѓорчев

Recension: Liqenasi (Pusteci) me 3.200 votues fajtor për humbjen e opozitës me 200.000 vota dallim

на 18. 03. 2015 | | mk
  Ky është një tekst që është shtrembëruar tërësisht. Spinohet kriminaliteti i madh gjatë zgjedhjeve që të minimizohet teza e cila aspak nuk është e rëndësishme. Në gjithë këtë procedurë të mashtrimit, përdoren edhe informata matematikore dhe gjeografike, të cilat vetëm e tërheqin vëmendjen nga lajmi kryesor. Linku deri te artikulli origjinal: Liqenasi (Pusteci) me 3.200 votues fajtor për humbjen e opozitës me 200.000 vota dallim Data dhe koha e publikimit: 06.03.2015, 22:11 Data e recensionit: 12.03.2015 Recensues: Vllado Gjorçev  

DEFOKUSIMI

Teksti me ngulm përpiqet ta defokusojë dhe ta shtrembërojë tezën kryesore. Qasja e këtillë është e pranishme prej fillimit deri në fund. E tillë është për shembull, deklarata e nënkryetarit të LSDM-së, Damjan Mançevski, i cili ka marrë

Recension: Çfarë biznesi ka pasur Zaevi me djalin e Verushevskit? (video)

на 10. 03. 2015 | | mk
  Ky është edhe një tekst me të cilin shtrembërohet e vërteta dhe spinohet me qëllim që të diskreditohet lideri i LSDM-së. I gjithë teksti rreth këtyre çështjeve është nxjerrë nga konteksti, e gjithë kësaj i ngjiten edhe argumente të pakonfirmuara, ose spekulime me çka teksti më tepër tingëllon si aktpadi se sa si produkt gazetaresk. Poashtu, të gjitha këto gjëra për porositë e deshifruara janë në domenin e spekulimit. Për dallim nga shiritat me bisedat telefonike, të cilat opozita i publikon në tërësi, dhe të cilat të gjithë i dëgjuam, këto porosi, duek e pasur parasysh natyrën e tyre joaudio dhe jovizuale, nuk mund t’i shohim/dëgjojmë në mënyrë e cila do të na bindë se janë të vërteta dhe

Recension “Hajde” në protestë para RTM-së, Bojarovski nuk e ka penguar një kontratë të dëmshme

на 4. 03. 2015 | | mk
  Ky është një kontribut që e publikon Televizioni i Maqedonisë në emisionin e partë informativ në orën 17, menjëherë pas performancës së platformës për politikë qytetare “Hajde”, me të cilën e porositi TVM-në se duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, e jo megafon i qeverisë. Kontributi fillon në mënyrë korrekte dhe i tillë është deri në mes, kur me një spin shtrembërohet arsyeja për performancën e realizuar. Në këtë mënyrë spinohet ngjarja më larg se sa arsyeja për protestën e organizuar, e cila është e thjeshtë – t’i dërgohet porosi televizionit publik se ai është i të gjithë qytetarëve. (Vërejtje: Në emër të transparencës së plotë, Ju njoftojmë se në kontributin që e recensojmë, përmendet edhe kolegu Zoran

Recension: Dëshmi e një serbeje në autobus: Kosovarët janë të lumtur që largohen nga vendi i tyre

на 24. 02. 2015 | | mk
  Çdo gazetar duhet ta dijë se funksioni kryesor i gazetarisë është të informojë, në mënyrë të saktë dhe precize. Ky tekst tregon se është lëshuar mundësia që lexuesit të jenë të informuar në mënyrë të saktë, me kohë dhe sa është e mundur më detajisht dhe me kualitet. Linku deri te artikulli origjinal: Dëshmi e një serbeje në autobus: Kosovarët janë të lumtur që largohen nga vendi i tyre Data dhe koha e publikimit: 18.02.2015, 10:03 Data e recensionit: 20.02.2015 Recensues: Vllado Gjorçev  

PROBLEM ME VËRTETËSINË

Ky artikull ka probleme edhe me vërtetësinë për shkak se bazohet në burim anonim, të paidentifikuar. Teksti ose tregimi në të është “i pretenduar”, për shkak se vështirë mundë të dëshmohet se

Recension: Bashkëpartiakët e Zaevit të shantazhuar, biznesmenët në ngërç

на 20. 02. 2015 | | mk
    Tekst i njëanshëm, jopërmbajtësor, i pavërtetë, pa fakte… Këto janë fjalët që janë kyçe për ta sqaruar këtë produkt, i cili vështirë se mund të quhet tekst gazetaresk. Linku deri te artikulli origjinal: Bashkëpartiakët e Zaevit të shantazhuar, biznesmenët në ngërç Data dhe koha e publikimit: 15.02.2015, 20:00 Data e recensionit: 16.02.2015 Recensues: Vllado Gjorçev  

NUK KA PALË TË DYTË

Teksti ka vetëm një parim – senzacionalizëm, i cili fillon që nga titulli dhe është i pranishëm deri në fjalën e fundit. Prej larg shihert se se qëllimi i qartë është të dëmtohet deri në fund kryetari i LSDM-së dhe ai të diskreditohet. Liderit të opozitës i mveshet shantazhi, dhe me këtë rast nënçmohet se është i

Recension: Qytetarë nga Kosova masovikisht blejnë prona në Shkup, Tetovë dhe Gostivar

на 17. 02. 2015 | | mk, en
  Ky është një tekst, i cili nëpërmjet spekulimit dëshiron t’i dëmtojë marrëdhëniet ndërnacionale edhe atë në kohë të momenteve turbulente në vend. Më e keqja është se teksti është shumë larg të vërtetës. Edhe pse si burim shfrytëzohen agjencitë për patundshmëri, nuk theksohet as cilat, as prej ku, prandaj edhe dyshimi për vërtetësin është shumë i madh. Spekulim i madh është ajo se “pothuajse 80 përqind të banesave të reja në Tetovë dhe në Gostivar janë blerë nga njerëz prej Kosove”. Prej ku ky numër u gjet në këtë artikull? Kush ua ka treguar këto të dhëna? Kjo mungon në artikull. Pse atëherë t’i besohet? Prandaj edhe ky tekst është një spekulim i madh me përmbajtje shumë joprofesionale

Recension: Detaje nga Këshilli qendror i LSDM-së: Zaevi u ka ikur përgjigjeve se pse i është kërcënuar Gruevskit

на 12. 02. 2015 | | mk
  Ky është tekst të bazohet në spekulime. Në të ka vetëm supozime dhe teori. Artikulli ofron vetëm një burim anonim, me çka vihet në pikëpyethe vërtetësia e deklaratave. Linku deri te artikulli origjinal: Detaje nga Këshilli qendror i LSDM-së: Zaevi u ka ikur përgjigjeve se pse i është kërcënuar Gruevskit Data dhe koha e publikimit: 06.02.2015, 21:13 Data e recensionit: 09.02.2015 Recensues: Vllado Gjorçev  

NË KËMBË TË QELQTA

I gjithë teksti qëndron në këmbë të qelqta. Deklarata, mirëpo edhe spekulimet në tekst, që më tepër i ngjajnë komentit, lehtë mund të vlerësohen si të rrejshme dhe të pavërteta për shkak se prapa tyre nuk qëndron ndonjë emër dhe mbiemër konkret, e as që ato i konfrimon LSDM-ja. Përkundrazi,

Recension: Në Ohër bën grevë LSDM-ja

на 4. 02. 2015 | | mk
  Ky është tekst i njëanshëm, në të cilin mungon pala kryesore e interesuar. Është transmetuar një informatë e cila është pjesërisht e saktë dhe e cila shërben për manipulim. Informatat në tekst janë të njëanshme dhe nuk mund të vërtetohet relevanca e tyre. Linku deri te artikulli origjinal: Në Ohër bën grevë LSDM-ja Data dhe koha e publikimit: 02.02.2015, 11:23 Data e recensionit: 03.02.2015 Recensues: Vllado Gjorçev Që në titull nuk jepet pasqyrë e saktë për atë që është duke ndodhur. Titulli “Në Ohër bën grevë LSDM-ja” dezinformon, edhe pse roli i tij është të informojë në mënyrë të saktë dhe të vërtetë. Qëllimi është të sugjerohet se grevë bën LSDM-ja ose anëtarët e kësaj partie, ndërsa artikulli ka

Pse redaksitë janë të vogla, e gazetaria profesion jotërheqës?

на 1. 02. 2015 | | mk
Gazetë e bllokuar në skaj të autobusit. Foto: Jens Luedicke, 2006  

Që të mund një redaksi e një gazete të përditshme të funksionojë në kushte të sotme në një nivel, ndoshta jo krejtësisht profesional, mirëpo të pranueshëm, duhet të ketë numër të mjaftueshëm redaktorësh dhe gazetarësh që t’i plotësojnë nevojat e përditshme të produksion të përmbajtjeve.

  Shkruan: Vllado Gjorçev   Trend që brengos në redaksitë e gazetave në

Recension: Greqia i hesht “New York Times”-it për “Maqedonasin”

на 19. 01. 2015 | | mk
  Shumë shpesh hasim në lajme për të cilat nuk jemi të vetëdijshëm se pse janë paraqitur dhe cili është qëllimi i tyre. Ky është tekst me shpoti të qëllimshme. Ai është shkruar pa i kushtuar kujdes përgjegjësisë dhe sikur ka dalë nga batuta – “Të lutem vlla mos më mbro”. Gazetaria nuk është ajo që duhet të shesë mend dhe të tallet. Ajo është këtu që të informojë dhe të transmetojë, e pse teksti është kapur me Greqinë në këtë mënyrë është çështje të cilës vështirë se mund t’i jepet përgjigje e qëndrueshme. Linku deri artikulli origjinal: Greqia i hesht “New York Times”-it për “Maqedonasin” Data dhe koha e publikimit: 14.01.2015, 17:52 Data e recensionit: 15.01.2014 Recensues: Vllado Gjorçev

Abonohuni për lajmet më të reja