verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Владо Ѓорчев

Matematikë e mbrapshtë

на 8. 05. 2015 | | mk
 

[Recension: Vëndoni karburant: Nga e hëna do t’ju kushtojë 150 denarë më shtrenjtë]

  Ky është tekst që ka matematikë të mbrapshtë. Përndryshe, artikulli ka një qëllim të vetëm, e ai është të ketë sa më tepër klikime. Asgjë tjetër nuk është me rëndësi. Këtë e tregon edhe titulli, i cili qëllimisht është i tillë, që ta tërheqë vëmendjen, mirëpo, si duket, ka pasur efekt të kundërt. Kështu, në lexim të parë del se teksti është i gabuar, që është larg gazetarisë profesionale. Linku deri te artikulli oirgjinal: Vëndoni karburant: Nga e hëna do t’ju kushtojë 150 denarë më shtrenjtë Data dhe koha e publikimit: 29.04.2015, 14:27 Data e recensionit: 04.05.2014 Recensues: Vllado Gjorçev  

MATEMATIKË E KEQE

Qëkur

Recension: BDI-ja i bën konkurrencë televizionit “Alsat-M”. “TV 21” nga Prishtina futet me aminin e tyre!?

на 5. 05. 2015 | | mk
  Ky është tekst që ka burime anonime, që nuk është e thënë të jetë problem, për shkak se që më parë dihet se “TV 21” vjen në Maqedoni. Ajo që nuk arsyetohet është fakti se edhe teksti është anonim, gjegjësisht nuk ka autor të nënshkruar. Linku deri te artikulli origjinal: BDI-ja i bën konkurrencë televizionit “Alsat-M”. “TV 21” nga Prishtina futet me aminin e tyre!? Data dhe koha e publikimit: 23.04.2015, 17:35 Data e recensionit: 29.04.2015 Recensues : Vllado Gjorçev  

PJESËRISHT E SAKTË

Sa i përket përmbajtjes së tekstit, lajmi se “TV 21” nga Prishtina do të emitojë program edhe në Maqedoni është i vërtetë.

Prapa vendimit që televizioni i Prishtinës “TV 21” të fitojë koncesion nacional që

Ligji për media: privatësia dhe e drejta e gazetarëve për informim

на 28. 04. 2015 | | mk
“Kontrolli mbi informatat e zvogëlon privatësinë Tuaj” – Revaler Straße në Berlin. Foto: Tony Webster, 2014  

Gazetarët dhe shoqatat e tyre reaguan se Ligji i ri për media do të jetë censurues, ndërsa në analizën e radio FAR-it u theksua se roli i censorit do ta ketë Këshilli për radiodifuzion, i cili u shndërruar në Agjenci për media, e cila, përveç për televizionet dhe për radiot, do të jetë

Ligji për banim: Emrat e banorëve nuk guxon të gjenden në tabelën për shpallje

на 27. 04. 2015 | | mk
Ja ku mund të përfundojë emri juaj nga interfoni nëse nuk jeni të kujdesshëm – në internet edhe atë në faqen e foto-shërbimit “Flickr”, edhe atë me licencë “Creative Commons”, që do të thotë se çdokush mund ta marrë dhe ta publikojë fotografinë me emrin tuaj – njësoj siç e bëjmë ne tani në mënyrë krejtësisht legale. Foto: Flickr  

Duke e pasur parasysh rëndësinë thelbësore të të dhënave personale

Recension: Brankoja qëndron prapa Zaevit

на 24. 04. 2015 | | mk
  Edhe pse ky tekst është pothuajse në tërësi korrekt, titulli e tregon qëllimin e tij. E qëllimi është të nxihet lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili qëllimisht lidhet me Branko Cërvenkovskin, duke aluduar në rolin e tij të pretenduar negativ. Linku deri te artikulli origjinal: Brankoja qëndron prapa Zaevit Data dhe koha e publikimit: 20.04.2015, 13:25 Data e recensionit: 21.04.2015 Recensues: Vllado Gjorçev   NJË QËLLIM – TË NËNÇMOJË Teksti, në fakt është një pjesë e transmetuar nga letra e Branko Cërvenkovskit. Megjithatë, gjithë hutinë e shkakton titulli, i cili ka për qëllim të aludojë në diçka që nuk është e vërtetë. Kështu, titulli spinon se prapa gjithë operacionit të Zaevit, në fakt, qëndron ish-lideri i LSD;-së. Mirëpo,

Ç’është për t’u çuditur në fotografinë e Boris Trajkovskit dhe Vlladimir Putinit? Asgjë!

на 15. 04. 2015 | | mk
 

[Recension: FOTO: Ç’është për t’u çuditur në fotografinë e Boris Trajkovskit dhe Vlladimir Putinit?]

  Kur do të lexohet një tekst i këtillë, në moment të parë mbeteni pa gojë për shkak se nuk e dini si të reagoni. Se është budallallëk, shihet nga aeroplani, e poashtu nuk ka fjalë më adekuate për një tekst të këtillë. Nëse nisemi, ta recensojmë atë sipas metodologjisë së “Shërbimit për verifikimin e fakteve”, përsëri do të kapemi në kurth. Ky tekst është jashtë të gjitha standardeve dhe nuk mund të recensohet sipas metodologjisë. Nga kjo mund të përfundohet se kjo gjë, që nuk mund të quhet tekst, nuk ka guxuar të publikohet në media. Linku deri te artikulli origjinal: Ç’është për t’u

Informim i rrejshëm për denoncim të rrejshëm

на 14. 04. 2015 | | mk
 

[Recension: Zaevi kundër qytetarëve – i nënçmoi dhe i ofendoi!]

  Ky është një tekst, i cili sikur të mos e kishte këtë titull, do të ishte korrekt. Bëhet fjalë për tekst të ritreguar dhe të parafrazuar, që është marrë nga portali A1.on (pa link, vetëm është theksuar burimi) në të cilin lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, thotë se ka mundësi t’i padisë qytetarët që nënshkruajnë peticion me të cilin kërkohet nga shteti që ta shpallë si tradhëtar të kombit. Problemi që dëshiron të potencohet te teksti, e që në fakt, është spin, është ajo se thuhet se gjoja Zaevi u është kërcënuar qytetarëve. Me këtë artikulli dëshiron ta nënvlerësojë kryetarin e LSDM-së, që është edhe qëllimi i vetëm

Foto vitrina e turpit – “lajm” me fotografi të vjetër 10 vjet

на 8. 04. 2015 | | mk
 

[Recension: Vitrina e turpit – Verva ka borxh 480 denarë (foto)]

  Ky është një tekst i cili përveç asaj që nuk është i vërtetë, është edhe nga një ngjarje që ka ndodhur para 10 vitesh. Përveç asaj, në të nuk janë përfshirë elementet kryesore të një informate gazetareske. Nuk ka as ku, as kush, si, pse… Është vënë vetëm një fotografi me të cilën duhet të pretendohet një farë foto-lajmi, e cila në fund ka dalë informatë e gabuar, e pasaktë dhe e turpshme. Linku deri te artikulli origjinal: Vitrina e turpit – Verva ka borxh 480 denarë (foto) Data dhe koha e publikimit: 02.04.2015, 14:17 Data e recensionit: 06.04.2015 Recensues: Vllado Gjorçev Kjo fotografi me vite të

Me tekst shpifës, të turpshëm, edhe një goditje mbi profesionin e gazetarisë

на 7. 04. 2015 | | mk
 

[Recension: Pas videos së turpshme të porositur në “Al Xhazira”, edhe një goditje mbi shtetin maqedonas]

  Ky është edhe një tekst që ka për qëllim ta nënçmojë kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev. Sikurse edhe në artikuj të tjerë të ngjashëm, edhe te ky nuk ka fakte, e as që ka argumente në të, por në mënyrë sipërfaqësore, pa dëshmi për vërtetësinë plasohet një tezë me një qëllim të vetëm – të sulmohet lideri i opozitës dhe të nënçmohet ai në sytë e lexuesve. Linku deri te artikulli origjinal: Pas videos së turpshme të porositur në “Al Xhazira”, edhe një goditje mbi shtetin maqedonas Data dhe koha e publikimit: 01.04.2015, 17:27 Data e recensionit: 03.04.2015 Recensues: Vllado Gjorçev  

“Mercenarët e Sorosit” – mantrë e mësuar mirë dhe etiketë për çdo manxhë

на 27. 03. 2015 | | mk
 

[Recension: Zaevi i nervozuar, LSDM-ja dhe mercenarët e SOROS-it me skenar për destabilizimin e Maqedonisë nëpërmjet “Al Xhezirës”]

  Ky është edhe një tekst që nxin dhe nënçmon, dhe me këtë rast nuk i merr parasysh faktet, ndërsa në pjesën më të madhe edhe i keqpërdor ato. Artikulli manipulon, e shtrembëron të vërtetën, spinon. Nuk ka qasje kritike, nuk ka debat në tekst, madje edhe kolegëve gazetarë të cilën sulmohen nuk u është dhënë e drejta që të “mbrohen”. Kjo do të thotë se teksti që në fillim e shkel nenin 16 të Kodit të gazetarëve: Gazetari do ta ruajë reputacionin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin e ndërsjellë dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk

Abonohuni për lajmet më të reja