verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Benjamin Arifi

Nxjerrja nga konteksti e deklaratës nuk ndihmon profesionalizmin

на 24. 08. 2015 | |
[Recension: Ministria e Kulturës s’ka asnjë të punësuar shqiptar!] Edhe në rastet kur gazetari transmeton lajmin prej ndonjë medie tjetër me citim, ai është i obliguar që të tentojë të vërtetojë informatat që transmeton. Në këtë rast mungon tentimi për konfirmim ose për çfarëdo informate shtesë, lidhur me lajmin që transmetohet. Linku deri te artikulli origjinal: Recension: Ministria e Kulturës s’ka asnjë të punësuar shqiptar! Data dhe koha e publikimit:

Pa fakte çështjet e drejta zbehen

на 17. 08. 2015 | |
[Recension: Skandal: 120 ish ushtarë të UÇK-së shëndrohen në militantë partiak pas punsimit në administrate] Gjatë trajtimit të temave të ndryshme me interes shoqëror, gazetari e ka për detyrim të mbajë llogari për dinjitetin e individëve dhe grupeve të njerëzve. Etiketimi dhe përçmimi i njerëzve pa fakte bie ndesh me normat profesionale dhe etike gazetareske. Autori i tekstit që po recensohet për konstatimet e dhëna do të duhej të kishte

Maqedonia me pensionet më të larta në rajon? Kjo thjeshtë s’është e vërtetë

на 14. 08. 2015 | |
[Recension: Me rritjen më të re, pensionet mesatare të Maqedonisë më të larta në rajon] Lajmi që po recensohet është i ndërtuar mbi një informacion të pavërtetë, që e bën gjithë lajmin të rrejshëm në thelb. Edhe me rritjen e paralajmëruar të shtatorit, Maqedonia ngelet pas shumë shteteve të rajonit për sa i përket lartësisë së pensioneve mesatare në vend. Ky fakt mund të konfirmohet lehtë, me pak kërkime në

Nuk ngrihen akuza pa burime relevante

на 13. 08. 2015 | |
[Recension: Sulmohet fizikisht kryetari i komunës nga rradhët e BDI-së] Informacionet që arrijnë deri tek gazetarët nuk duhen botuar pa u përpjekur paraprakisht të konfirmohen në rrugë zyrtare. Teksti që po i bëhet recension flet për një sulm të mundshëm ndaj kreut të Komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi, por në tekst mungojnë prononcime relevante. Gazetari nuk ka kontaktuar as kryetarin e komunës, as policinë dhe as banorët e fshatit, për

Bindjet e gazetarit nuk kanë rëndësi në një lajm

на 13. 08. 2015 | |
[Recension: Fytyrat e rrezitura të reformistëve kundrejt çizmeve të Teutës] Gjatë përpilimit të lajmit, gazetari duhet të shmangë skajshmërisht komentet dhe bindjet e tij politike. Teksti që po i bëhet recension, ka shumë elemente të komentit dhe opinionit, ndërsa pak elemente lajmi. Linku deri te artikulli origjinal:  Fytyrat e rrezitura të reformistëve kundrejt çizmeve të Teutës Data dhe koha e publikimit: 10.08.2015 Data e recensionit: 11.08.2015 Recensues: Benjamin Arifi Analizuar

Zyrtarët duhen kritikuar për postet jo për bindjet personale

на 12. 08. 2015 | |
[Recension: Për çka lutet Behixhudin Shehapi në Shipkovicë?] Besimi dhe kryerja e riteve fetare janë çështje shumë personale për të cilat nuk jepet dhe nuk kërkohet llogari nga njerëzit. Lutjet e një funksionari në asnjë mënyrë nuk përbëjnë lajm dhe nuk mund të transmetohen në mënyrë tendencioze. Linku deri te artikulli origjinal: Për çka lutet Behixhudin Shehapi në Shipkovicë? Data dhe koha e publikimit: Data e recensionit: 08.08.2015 Recensues: Benjamin

Gazetaria merret me fakte e jo me besëtytni

на 12. 08. 2015 | |
[Recension: Fytyra e Rinës shfaqet në dritaren e shtëpisë së saj? (Foto)] Në situata kur mbizotërojnë paqartësi për jetë dhe fate njerëzish, mediat duhet të përmbahen nga spekulimet dhe supozimet, por edhe nga lajme të pakonfirmuara që mund të prekin emocione. Teksti të cilit po i bëhet recension frymëzohet nga një fotografi e dërguar nga lexuesit, origjinaliteti i së cilës është vështirë të vërtetohet. Aq më pak mund të vërtetohet

Supozimet për ndjesi vështirë verifikohen

на 10. 08. 2015 | |
[Recension: Shqiptarët që mbështetnin 100 përqind Zaevin mbyllën gojën nga dëshprimi!] Teksti që po i bëhet recension nuk i përngjan aspak një teksti gazetaresk. Tekstit analizon gjendjen emocionale të disa personave të cilët nuk i ka emërtuar, duke përshkruar “dëshpërimin” dhe “urrejtjen e tyre patologjike”, pa dhënë fakte ose burime për supozimet e tilla. Linku deri te artikulli origjinal: Shqiptarët që mbështetnin 100 përqind Zaevin mbyllën gojën nga dëshprimi! Data

Një faturë nuk jep përgjigjen për tendencën

на 10. 08. 2015 | |
[Recension: Ja pse nuk duhet të shkohet në Ohër (FOTO)] Ofertat turistike janë temë interesante dhe legjitime për analiza dhe krahasime, sidomos në periudhë vere. Megjithatë një analizë e thellë gazetareske kërkon shumë më tepër informacione se sa një faturë e prezantuar në tekstin që po i bëhet recension. Linku deri te artikulli origjinal: Ja pse nuk duhet të shkohet në Ohër (FOTO) Data dhe koha e publikimit: Data e

Supozimet për viktima nuk duhen botuar

на 4. 08. 2015 | |
[Recension: Vlojnë rrjetet sociale, a do të jenë Hazbi Lika e Fatmir Dehari viktima të radhës? (FOTO)] Publikimi i informacioneve që nuk kanë bazë tjetër përveç postimeve anonime në rrjetet sociale, është kundër çdo etike gazetareske dhe profesionale. Lajmi që po recensohet ka transmetuar supozime anonime në “Facebook”, që sugjeron viktima të mundshme të disa personave publik, ndërsa nuk ka ofruar asnjë fakt ose argument plotësues që do ta bënte

Abonohuni për lajmet më të reja