verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Љубомир Костовски

Asnjëherë mos i thoni lamtumirë radios

на 25. 02. 2015 | | mk
“Iphone”-i me konzolë më bashkëkohore të interfejsit dhe altoparlantë në retro-stil në një radio të vjetër dhe një radio e vërtetë e vjetër bakelite në muze. Fotо: “Ebay” (ofertë komerciale, majtas) dhe Robneild, “Wikipedia”, 2007, (Bakelite Museum, Somerset, UK, djathtas)
 

Kjo medie u dëshmua si më e përshtatshme ndaj ndryshimeve teknologjike në botë, edhe pse disa herë u mbajt zi. Dëgjues më besnik është – vetmia e njeriut dhe

Recension: Pasi vdiq Tamara e vogël, në rrjetet sociale kërkohet dorëheqja e Todorovit

на 18. 02. 2015 | | mk
  Nëse nuk merret parasysh konferenca për shtyp e liderit të opozitës, Zoran Zaev, lajm i ditës të hënën, më 9 shkurt, gjithsesi ishte vdekja e Tamara Dimovskës nga Velesi, vajza e cila ishte e sëmurë nga skolioza, dhe e cila vdiq, duke e pritur operacionin e shtatë. Është vështirë të thuhet se kush e dha lajmin e parë pasi vajza ka pasur kontakt me personin e parë mjekësore (kjo ka ndodhur në orën 6 të mëngjesit), mirëpo reagimi i publikut ishte i shpejtë dhe i ashpër, para së gjithash, në drejtim të kërkimit të përgjegjësisë – ajo vajzë e vogël e buzëqeshur dhe gjithmonë e gëzuar, praktikisht vdiste para syve tanë, vdekja e saj paralajmërohej, mirëpo kemi dështim katastrofal

Ekspertët supozojnë, qytetarët “konsiderojnë”, mirëpo nuk janë askund

на 6. 02. 2015 | | mk
 

[Recension: Ekspertët dhe qytetarët konsiderojnë: Greqia qëndron prapa materialeve të krijuara]

  Dilema që u hap me të ashtuquajturën aferën “Grushtshteti”dhe me kërkesën e MPB-së deri te Prokuroria publike që të inicojë procedurë kundër katër personave për ndryshime të dhunshëm të pushtetit, për një pjesë të mediave menjëherë u bë fushë ku shumë lehtë “do të vdesë” edhe parimi i supozimit të pafajësisë dhe ku do të “orientohet” Prokuroria gjatë përgatitjes eventuale të padisë. Kjo është, gjithsesi – si e para – presion nga ana e medias mbi pavarësinë e gjyqësisë edhe atë jo me njohuri konkrete, por me supozime, të cilat pa asnjë dëshmi bëhen në fund – e vërtetë! Linku deri te artikulli origjinal: Ekspertët dhe qytetarët

Recension: Për portalet e SOROS-it simpatizuesit e VMRO-DPMNE-së nuk guxojnë të jenë prindër

на 3. 02. 2015 | | mk
  Bombardimi pothuajse njëjavor i lexuesve dhe shikuesve me deklarat të prindërve me të cilat ata kërkojnë ndërprerjen e grevës së SASHK-ut nga një pjesë e madhe e mediave në vend, kishte edhe kulmin e tij me sulmin mbi mediat që reaguan me arsye në drejtim të kundërt – si mundet prindërit, qoftë ata edhe me libreza partiake të “partisë së vërtetë”, ta kontestojnë të drejtën legjitime për ndërprerje të punës. Në fakt, disa media kësaj ngjarjeje iu qasën me gjerësinë e nevojshme dhe me informata të bollshme nga të gjitha palët e interesuara, që në rastin me këtë artikull është larg nga qëllimi i përcaktuar. Linku deri te artikulli origjinal: Për portalet e SOROS-it simpatizuesit e VMRO-DPMNE-së nuk guxojnë

Recension: Bota kujdeset për paratë, Maqedonia për qëndrimet për çështjen e emrit

на 29. 01. 2015 | | mk
  Nëse deri në zgjedhjet e të dielës së kaluar në Greqi pyetja kryesore ishte se sa e madhe do të jetë fitorja e SYRIZA-s, prej sot, e hënë, temë kryesore është se si kjo parti e majtë do ta ushtrojë pushtetin. Çka të bëjë analitika gazetareske të shtunën në mëngjes, kur dalin botimet e fundjavës? Në këtë tekst është vendosur të bëhet paralelizëm i ofertave kryesore politike për lexuesin, të potencohen dallimet ndërmjet partive dhe liderëve dhe kjo të mos jetë e mërzitshme, por të paraqesë mundësi për njohjen e materies, së bashku me pasqyrën e qartë.

Linku deri te artikulli origjinal: Bota kujdeset për paratë, Maqedonia për qëndrimet për çështjen e emrit Data dhe koha e publikimit: 24.01.2015

Recension: Karela – vrasësi i kancerit, prodhohet edhe në Maqedoni

на 26. 01. 2015 | | mk
  Edhe një veprim që kontribuon në rënien e të gjitha standardeve profesionale në garën pas shikuesve. Ky kontribut u paralajmërua si senzacion. Edhe me kualitetin – teknikisht, para së gjithash, zbulojmë se qëllimi ka qenë që të raportohet në shpejtësi, e jo të përgatitet terreni për një të tillë. Sikur kanë aterruar jashtëtokësorët, e tani informata epokale për “vrasësin e kancerit” që është emituar në lajmet e para, i tejkalon të gjitha kriteret tjera. Kontributi duhet të shihet nga organet kompetente për ndjekjen e programit dhe për shumë arsye meriton ta dëgjojmë reagimin e tyre. Linku deri te artikulli origjinal: Karela – vrasësi i kancerit, prodhohet edhe në Maqedoni Data dhe koha e publikimit: 22.01.2014, 16:35 Data e recensionit:

Recension: Në shumë komuna në Maqedoni, të martën nuk do të ketë grevë

на 23. 01. 2015 | | mk
  Përkundër paralajmërimeve të SASHK-ut, sindikatit më të madh në fushën e arsimit, edukimit parashkollor dhe kulturës – se prej 20 janarit anëtarët e tyre nuk do të punojnë, gjegjësisht se do të fillojnë grevë, shumë media tona publikuan artikuj në të cilat e mohojnë se do të ketë ndërprerje të arsimit dhe ftohen prindërit që t’i dërgojnë fëmijët në mësim. Edhe ky është një kontribut i tillë, i cili filloi të emitohej të dielën vonë pasdite, mirëpo edhe gjatë gjithë ditës së nesërme. Të dhënat në këtë tekst janë të njëanshme dhe bazohen në faktorë që nuk janë relevantë, në fund të fundit, për procesin e arsimit, ndërsa ato që janë më relevante për këtë çështje nuk përmenden fare.

Recension: Katari paralajmëron aktivitete më intensive afariste në Maqedoni

на 19. 01. 2015 | | mk, en
  Sa herë duhet të vizitohet Katari nga ndonjëri prej politikanë tanë që të fitohet ndonjë investim prej tyre? Dhe sa herë duhet ndonjëri prej personave të tyre zyrtarë të vijë në Shkup që të zhvillohen lidhje potenciale ekonomike? Kjo është pyetje logjike kur edhe këto ditë lexohen raportet nga Katari ku thuhet se kryetari i Maqedonisë, ka shkuar në këtë vend të Gjirit. Është e qartë se si adhurues i madh i sportit, ka shkuar të bëjë tifo për reprezentacionin hendbollistik të Maqedonisë. Nuk është e qartë se çka është puna me qëllimin tjetër, i cili fiton prioritet absolut në paraqitjet e gazetarëve – zhvillimin e marrëdhënieve të ndërsjella ekonomike. Duke e pasur parasysh intensitetin e madh të vizitave

Recension: Ngrohja vitin e kaluar ishte problem për shkollat

на 12. 01. 2015 | | mk
  Kriza që e përfshiu vendin para dhe gjatë festave të Vitit të Ri për shkak të mosgatishmërisë së disa faktorëve t’i përgjigjen sfidës jo edhe aq të madhe të borës së parë dhe të ngricave, pa dyshim u bë lajm numër një në mediat tona. Te një pjesë e mediave të Maqedonisëfajiu u hodh mbi ata faktorë ku në pozitat udhëheqëse janë përfaqësuesit e partnerit koalicionues – BDI-së. Vërehej se njëri nga ta që ishin të sulmuar në mënyrë të veçantë ishte edhe kryetari i komunës së Kërçovës, i cili në këtë artikull sulmohet për klasat e ftohta. A ka kuptim ky artikull duke pasur parasysh datën kur është publikuar dhe duke pasur parasysh faktin se problemet me ngrohjen

Recension: Protestë kundër pagesës së kontributeve për honoraristët

на 25. 12. 2014 | | mk
  Sipas mëngjesit, shihet dita, apo jo. Ashtu është edhe nga jehona e ngjarjes më të rëndësishme në Maqedoni, të hënën, më 22 dhjetor, në numrin më të madh të mediave tona, elektronike dhe të shtypura. Nëse diçka heshtet, gjithsesi tregon edhe për qëndrimin ndaj asaj ngjarjeje post-festum. Domethënë, protesta e honoraristëve, ngjarja për të cilën bëhet fjalë, nuk kaloi në mënyrë “të famshme” edhe gjatë raportimit për të pas ngjarjes! Në disa media nuk pati njoftim për atë që ishte dalja e tretë masovike e popullit nëpër rrugë gjatë 40 ditëve të fundit dhe që, pa asnjë dyshim, ishte një lloj “tërmeti politik”. Jehona e protestës të nesërmen, së paku sipas këtij teksit, ishte, siç prisnim, në standardet e

Abonohuni për lajmet më të reja