verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Љубомир Костовски

Recension: Kush e ngulfat Çarshinë e vjetër të Shkupit?

на 14. 08. 2014 | | mk
Ngjarja që ndodhi gjatë fundjavës në Çarshinë e vjetër, e për të cilën informuan praktikisht të gjitha mediat dhe për të cilën u debatua gjatë në rrjetet sociale, demolimi i pretenduar i lokalit “Nju Orleans”, është temë që është trajtuar edhe në këtë artikull. Hapja e vonuar e këtij rasti arsyetohet me faktin se teksti nuk bazohet në dëshmitarë okularë dhe persona që kanë dëgjuar për rastin nga dora e dytë, por se përpiqet në vendin e ngjarjes të sigurojë informata. Për çudi, ata e ndryshojnë fotografinë e cila zuri vend te lexuesit pas vlerësimeve të para për ngjarjen. Linku deri te artikulli origjinal: Kush e ngulfat Çarshinë e vjetër të Shkupit? Data dhe koha e publikimit: 11.08.2014, 18:58 Data

Recension: Liezh: Kryeministri Gruevski menjëherë prapa princit Uiliam dhe Kejt Midëlltonit

на 8. 08. 2014 | | mk
Edhe pse fotografitë rrallëherë kanë qenë shkak për recension në kuadër të Projektit për verifikimin e fakteve në media, ky është një rast i tillë. Shkaku: prezenca e kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski në shënimin e fillimit të Luftës së Parë Botërore në Liezh, që i sfidoi mediat ta dallojnë pozitën e shefit të qeverisë së Maqedonisë në krahasim me kremin e politikanëve evropianë, në renditjen e tyre në binën kryesore në qytetin belg. Kryeministri është paraqitur se si qëndron “menjëherë prapa çiftit princëror nga Londra”, që don të thotë se Maqedonia dhe udhëheqësia e saj çmohen lartë, apo jo? A është kjo e vërtetë? Linku deri te artikulli origjinal: Liezh: Kryeministri Gruevski menjëherë prapa princit Uiliam dhe Kejt

Recension: Vjedhjet në plazhet e Ohrit janë zvogëluar për pesë herë

на 6. 08. 2014 | | mk
Në një kohë kur arrijnë raporte dëshpëruese nga bregu i Liqenit të Ohirt për numrin dukshëm të zvogëluar të turistëve (shih tekstin në javoren Kapital për këtë temë me titull “Ohri është më i zbrazët se sa në kohën e luftës”), këtu është publikuar një tekst për zvogëlimin e numrit të vjedhjeve. Ndoshta si ndonjë lloj konstatimi ngushëllues – plazhet janë të zbrazëta, por janë të sigurta. Linku deri te artikulli origjinal: Vjedhjet në plazhet e Ohrit janë zvogëluar për pesë herë Data dhe koha e publikimit: 01.08.2014
Data e recensionit: 02.08.2014
Recensues: Ljubomir Kostovski “Vjedhësit dhe mashtruesit e ndryshëm të rrugës, për të cilët plazhet e Ohirt janë vend i preferuar i punës, këtë vit mbetën me mëngë të

Recension: Çdo sukses i im vjen nga ditura që e fitova në universitet

на 4. 08. 2014 | | mk
  Në artikull shkruhet në mënyrë skajshmërisht pozitive për Universitetin Evropian si fidanishte i kuadrove kualitative që janë bërë menaxherë të suksesshëm. Kjo nuk paraqet asnjë problem sikur pronari i universitetit të mos ishte personi i njëjtë që është edhe pronar i gazetës ku është publikuar ky artikull. Dhe kjo nuk do të ishte problem sikur të shënohej në mënyrë të qartë lidhshmëria pronësore ndërmjet gazetës dhe universitetit, që lexuesit ta kenë parasysh konlfiktin e këtillë të interesave. Por, as kjo nuk është bërë. Linku deri te artikulli origjinal: Секој мој успех доаѓа од знаењето што го стекнав на универзитетот Data dhe koha e publikimit: 26.07.2014 Data e recensionit: 29.07.2014 Recensues: Ljubomir Kostovski “Igor Gjuravçeviq nga Shkupi është njëri nga

Recension: Jahta e konfiskuar e Trifun Kostovskit tani përdoret për t’i ndjekur kontrabandistët në Radozhdë

на 3. 07. 2014 | | mk
Titulli e përmban informatën kyçe, ose lajmin kryesor. Ai duhet të jetë informativ, ekspresiv dhe ekonomik. Kjo nuk është diçka e panjohur për gazetarët, e poashtu e kemi si temë edhe në një leksion gazetaresk të kolegut Pisarev. Në këtë tekst, i cili mund të konsiderohet si një lloj raportimi nga terreni, nga një stacion policor në bregun e Liqenit e Ohrit, është pikërisht titulli ai që bie në sy menjëherë. Por, ky perceptim nuk arrin ta vërtetojë atë që u tha më lartë për atë se çka duhet të paraqesë titulli, për shkak se subjekti i observuar “jahta e konfiskuar e Trifun Kostovskit” më poshtë përmendet vetëm në një gjysmëfjali, dhe nuk shihet lidhja logjike për ta vendosur atë

Recension: Tani edhe pushimi mund të jetë falas

на 18. 06. 2014 | | mk
Dëshironi të shkoni në pushim, ose ndoshta në ndonjë udhëtim tjetër. Dëshironi të shkoni në Nju Jork, Barcelonë, ose ndoshta edhe më mirë, në Paris. Kur këtë udhëtim do ta organizoni dhe do ta shkruani në letër, kushton “një mal” me para, e ku janë edhe harxhimet e hotelit…? Megjithatë, ka mundësi që ta realizoni gjithë këtë dhe të mos harxhoni “hiç para” Linku deri te artikulli origjinal: Tani edhe pushimi mund të jetë falas Data dhe koha e publikimit: 08.06.2014 Data e recensionit: 11.06.2014 Recensues: Ljubomir Kostovski Kjo është pjesa hyrëse e tekstit të portalit me të cilit ai ju fton ta shfrytëzoni një risi, të cilën e ofron rrjeti “home exchange” dhe nëpërmjet të të cilit mund ta

Recensione: Erdha të heq dorë nga cigarja, a mund ta ndez një?

на 4. 06. 2014 | | mk
Reportazhi është zhanr i lënë pasdore në mediat tona, veçanërisht pasiqë konsiderohet se më lehtë e humb betejën me televizionin dhe shpërndarjet e ngjashme elektronike të informatave, veçanërisht në planin e bindshmërisë. Ajo që zhanrin në disa raste e bën tërheqës e bile edhe ta patejkalueshëm, gjithsesi, është, afërsia dhe humori, të cilat nuk mund të improvizohen aq lehtë nëse gazetari u vë kamera dhe mikrofona njerëzve me të cilën bisedon, në çfarëdo situate. Afërsia është krijues i replikave mendjempreht, e gjithçka tjetër është vetëm aktrim dhe skenë për të cilën janë të gatshëm vetëm profesionistët. Këtë e dëshmon edhe vizita e gazetares në një – ta quajmë ashtu – terapi grupore që është e organizuar për ata që kanë

Recension: Moslëshimi i këngëve popullore është “mëkat” prej 20.000 eurosh

на 30. 05. 2014 | | mk
Dënimi prej 20 mijë eurosh që iu shqiptua TV Telmës për shkak të prezencës së pamjaftueshme të muzikës popullore në programin e tyre e ngriti edhe ashtu temperaturën e lartë në relacionin pushtet – media. Me të vërtetë, në të ashtuquajturat media proqeveritare nuk kishte reagim, si zakonisht, kur bëhet fjalë për veprimet e pushtetit (nisemi nga ajo se edhe Agjencia për media, apo jo, dominon ajo “strukturë votuese”), por reagime kishte te ato të pavarurat. Përjashktim nga kjo skemë është teksti në “Nova Makedonija”, i cili është bërë në mënyrë më studioze dhe meriton respekt për qasjen dhe shfrytëzimin e më tepër burimeve. Ai është shembull i mirë për kolegët e rinj për ta zhvilluar temën në mënyrë të

Recension: Filloi gjuetia pas votave për dhe kundër Zaevit

на 14. 05. 2014 | | mk
E përditshmja me koncentrimin më të madh për atë se çka ndodh në kampin opozitar viteve të fundit – “Dnevnik”-u, këto ditë publikoi një tekst me të cilin e paralajmëron Kongresin e ardhshëm të LSDM-së më 11 maj. Data gjithsesi është “detali” më pak kontestues i tekstit, për shkak se mund të verifikohet edhe në faqen zyrtare të partisë të cilës i kushtohet përmbajtjes. Por, gjithçka tjetër, të themi, sipas traditës, kur bëhet fjalë për “Dnevnik”-un dhe autoren që i nënshkruan tekstet për socialdemokratët, janë informata nga burime anonime, të cilat, që bindshmëria të jetë më e madhe, citohen në formë të të folurit që transmetohet në mënyrë të drejtpërdrejtë (mendimit, njohurive). Linku deri te artikulli origjinal: Filloi gjuetia pas

Recension: Manipulim zgjedhor me demografinë

на 29. 04. 2014 | | mk
Dy ditë para heshtjes zgjedhore është publikuar kjo analizë e pazakonshme ekonomike në të cilën, nëpërmjet një matematike të ndërlikuar dhe jo shumë të kuptueshme tentohet që të – ta quajmë ashtu – “vërejtjen më patriotike” që e ka publiku i Maqedonisë nga këtij pushteti. Maqedonasit ndaj DPMNE-së ndërsa shqiptarët ndaj BDI-së – se na shpërngulen pjesët më të vlefshme të shoqërisë, ata me ndihmën e të cilëve vendi mund të ketë ardhmëri: ata me arsim të lartë, nga radhët e të diplomuarve nga shkencat teknike dhe natyrore, kryesisht ata që i njohin gjuhët e huaja. Linku deri te artikulli origjinal: Изборна манипулација со демографијата Data dhe koha e publikimit:23.04.19 22:44
Data e recensionit:26.04.2014 Recensues: Ljubomir Kostovski Tashmë disa vite

Abonohuni për lajmet më të reja