verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Љубомир Костовски

Recension: Projekti “Maqedonia punëson” me rezultate të pritura fillestare

на 7. 05. 2015 | | mk
    Aksioni për punësim të cilin e filloi pushteti në kuadër të krizës së vazhdueshme politike dhe si duket në prag të kongresit të partisë në pushtet, nga fillimi është prezantuar si shkop magjik për një çështje serioze ekonomike dhe sociale. Kur këtij problemi i qaset në mënyrë propaganduese, fitohen tekste me elemente të karikaturës dhe mund të shërbejë për tallje. Sidoqoftë, për ministrin për punë dhe politikë sociale këto rezultate mjaftojnë për vetëlavdërim dhe ky tekst pastaj është transmetuar në një sërë mediash të tjera: gjoja aksioni për vetëm disa ditë ka arritur “rezultate”. Të shohim se për çka bëhet fjalë? Linku deri te artikulli origjinal: Projekti “Maqedonia punëson” me rezultate të pritura fillestare Data dhe koha e

Ku është kufiri i spinit duke i përdorur bashkëbiseduesit që mendojnë njësoj

на 7. 05. 2015 | | mk
 

[Recension: Ku është kufiri i përzierjes në problemet e brendshme politike?]

  Si me komandë, në pothuajse të gjitha mediat maqedonase u paraqitën komente për atë se sa “larg shkojnë” vlerësimet e diplomatëve të huaj për gjendjet në vend. Kjo deridiku është logjike për faktin se vlerësimi i gjendjeve në vend, që është në “komë” politike, nga ana e njerëzve që i përfaqësojnë shtetet e huaja, tek ne me të vërtetë tashmë nënkupton heqjen e dorezave diplomatike. Dhe gjithsesi ky interes i mediave duhet t’i nënshtrohet kritereve të caktuara. Pjesa më e madhe e atyre teksteve së pari, vazhdimisht mbështeten në emrat e njëjtë të ekspertëve, dhe, ajo që është më me rëndësi, nuk i sqarojnë rrethanat në të

Të gjithë njerëzit janë maqedonas – edhe atë jo vetëm sot, por që nga fillimi

на 30. 04. 2015 | | mk
  “Doli se Maqedonia është mbretëria më e madhe që ka ekzistuar ndonjëherë, civilizimi i parë, ndërsa Greqia duhet ta pranojë… se edhe vetë Zoti prej Maqedonisë i ka krijuar botën njeriun dhe kafshët”. Ky është vetëm njëri nga komentet në rrjetet sociale në rajon, pas transmetimit të lajmit nga mediat tona se njeriu është krijuar në Maqedoni (për shembull, këtu), që shërben për tallje masovike. Dhe kjo nuk është e pëlqyeshem as për shkencën tonë, e gjithsesi edhe për media, të cilat do të duhej pak ta shfletojnë dorocakun e parë për temën para se të transmetojnë senzacione të llojit më të keq. Linku deri te artikulli origjinal: Njeriu është krijuar në Maqedoni, e jo në Afrikë?! Data

Vazhdon fabrikimi i lajmeve të trilluara te rasti “Puç”

на 16. 04. 2015 | | mk
 

Recension: Аvokati i rastit “Puç”: Verushevski nuk e mohon, por e pranoi veprën

  Njëri nga lajmet që tregon se sa i tmerrshëm mund të jetë fabrikimi i të pavërtetës në vend ka të bëjë me gjoja pranimin e Zoran Verushevskit të veprës për të cilën është i dyshuar, në kuadër të aferës “Puç”. Ky lajm, nëse do të ishte i vërtetë, gjithsesi do ta zhvendoste këtë aferë nga pika e vdekur, për shkak se u pa se pa publikimit të këtij rasti nga ana e kryeministrit (më 31 janar të këtij viti), lënda të cilën MPB-ja e dorëzoi te organet hetuese qëndron në vend. Prej para do kohësh u shtua koha që gjashtë të dyshuarit e kalojnë në

Shtëpia e kushërinjve të liderit opozitar shndërrohet në interes kulmor publik

на 3. 04. 2015 | | mk
 

[Recension: Si u bënë Zaevët pronarë të haciendës me tre kate në Halkidiki për vetëm 110.000 еuro?]

  Pas publikimit të bisedave telefonike që kanë të bëjnë me placet në Vodno, të cilat do të shiten me përfitim nga kryeministri, siç u publikua në “bombën” e liderit opozitar Zoran Zaev më 15 mars, mund të pritej një kundërofensivë mediatike. Tani më e dijmë atë dhe shkurt ajo është kjo – Zaevët kanë blerë haciendë në Greqi. Domethënë, gjatë dhjetë ditëve të kaluara pothuajse nuk ka medie proqeveritare që nuk e përdor fjalë haciendë, e cila prejardhjen e ka nga spanjollishteja, dhe që me gjasë duhet të asocojë në diçka të madhe. Gjithsesi, ideja është që të ndërtohet një urë

Recension: “Alternativa e egër” u përpoq ta kontrabandojë Stojançe Angellovin në Radion 103!

на 24. 03. 2015 | | mk
“Don Kishoti” i politikës maqedonase, gjenerali policor “Stojançe Angellov, këto ditë vazhdimisht është i pranishëm me përpjekjet e tij që të animojë interes te qytetarët për punën e qeverisë, prokurorisë, RTVM-së… Ftesa që të jetë mysafir në një emision të drejtpërdrejtë në radion “Kanali 103” shkaktoi skandal për shkak të “zgjerimit të kompetencave” të sigurimit të ndërtesës, përfaqësuesi i të cilit ndërhyri në program, gjë që u inçizua, pa u kërkuar një gjë e tillë nga ekipi i radios. Ky kontribut tregon se një tekst relativisht i gjatë, nuk e përfshin edhe palën e dytë në gjithë këtë rast, e bile edhe më keq, plason teza që janë shumë serioze pa pasur asnjë burim. Linku deri te artikulli origjinal: “Alternativa

Ky artikull tregon se çka është sajesë klasike

на 16. 03. 2015 | | mk

[Recension i artikullit “Skandal i ri: Zaevi, Rilkovski dhe Duma në takim të fshehtë”]

Në kuadër të luftës aktuale dhe të hapur propagandistike ndërmjet partive të mëdha, e cila në pjesën më të madhe të mediave i ngjan “praktikës së përgjithshme”, madje edhe diçka si rutinë dhe gjimnastikë e mëngjesit, dallohet edhe ky artikull ku thuhet se udhëheqësia e opozitës ka pasur takim të fshehtë me anëtarët e KSHZ-së. Nuk tregohet e gjithë lista e pjesëmarrësve, vendi i takimit të fshehtë, kohëzgjatja e tij. Edhe pse në mbititull është vonë fjala “foto”, që do të thotë se para vetes kemi foto-lajm, teksti dalëngadalë shndërrohet në koment që e tejkalon shkakun e vizitës së fotoreporterit në kafenenë e fshehtë. Përndryshe, u

Recension: Jankullovska çuditet se si është punësuar dikush pa librezë partiake

на 11. 03. 2015 | | mk
    Publikimi i inçizimeve nga përgjimet që janë bërë mbi qytetarët e Maqedonisë, te numri më i madh i mediace shkaktoi debat rreth aspekteve formale, e shumë pak janë ato storje që e trajtojnë përmbajtjen e atyre materialeve dhe – porositë. Mediat proqeveritare, kryesisht, insistuan në momentin “kush ka inçizuar”, ndërsa të tjerët, kryesisht, sipërfaqësisht i tregonin njohuritë nga të ashtuquajturat “bomba”, të cilat, secila veç e veç, përmban shumë sfida për gazetarët dhe analistët. “Tv Nova” transmeton një storje të tillë që është marrë nga një bisedë më e gjatë telefonike ndërmjet ministreshës për punë të brendshme dhe ministrit për financa, për hallet që i ka pasur ky i dyti, me “kuadrin e ikur” nga gjyqësia. Linku deri

Recension: Për SHGM-në nuk është problem që janë përgjuar gazetarët, nëse është për nevojat e LSDM-së

на 4. 03. 2015 | | mk
Nevoja për mbrojtjen e ekskluzivitetit të politikës së dikujt te ne është e tillë sa që mund të ndodhë që ndonjë lajm, në vend se për ngjajrne ose motivimin e raportimit, menjëherë të fillojë të komentojë dhe të mos kuptoni fare asgjë për atë që është temë e tekstit. I tillë është edhe ky shembull. Linku deri te artikulli origjinal: Për SHGM-në nuk është problem që janë përgjuar gazetarët, nëse është për nevojat e LSDM-së Data dhe koha e publikimit: 26.02.2015, 14:20 Data  e recensionit: 01.93.2015 Recensues: Ljubomir Kostovski “Kur është për nevojat e LSDM-së, për shoqatën e gazetarëve të SOROS-it dhe opozitën nuk ka problem të përgjohen gazetarët. Kryetari i SHGM-së në këtë deklaratë skandaloze thotë se në qoftë

Recension: VMRO-DPMNE pranon, LSDM-ja nuk e di a është për zgjidhje parlamentare

на 25. 02. 2015 | | mk
  Përdorimi i “njoftimeve” anonime mbetet klasikë për atë se si këtu shihen relacionet ndërmjet dy partive më të mëdha. Madje edhe në atmosferë të luftës maksimale politike, kur së paku njëra palë nuk është e interesuar të mbetet anonime. Problemi me qasjen e këtillë ndaj analizave është se madje edhe atëherë kur disa burime me të vërtetë të informuara japin të dhëna për gazetarin (gazetaren) ne bëhemi skeptikë. Në fakt, informimi i tillë mund të jetë incidental, e jo të bhëhet atribut i “brendit” në gazetari.
Në tekst problematik është titulli, i cili nuk e pasqyron esencën e përgjigjeve, mirëpo përkundrazi, bën spinim të publiku. Linku deri te artikulli origjinal: VMRO-DPMNE pranon, LSDM-ja nuk  e di a është për

Abonohuni për lajmet më të reja